Connect with us

Lajme

Opozita kërkon, BDI refuzon zgjedhjet e parakohshme

Published

on

Opozita insiston në zgjedhje të parakohshme parlamentare pas bisedave telefonike të kryeministrit me komikët rus. VMRO-DPMNE-ja shprehet e shqetësuar duke ngritur pyetjen se me kë tjetër ka biseduar kryeministri brenda kësaj periudhe dhe çfarë informacionesh ka shpërndarë. Pamundësia për ta zbuluar në kohë mashtrimin, për opozitën maqedonase tregon paaftësi të Zaevit dhe ekipit të tij.

“Ky është turp i madh për vendin në rrafsh ndërkombëtar. Përgjegjësia ka emër dhe mbiemër, është Zoran Zaev. Ky person duhet të largohet bashkë me ekipin e paaftë rreth tij. Republika e Maqedonisë nuk mund të përdoren ëpr tallje. E ftojmë Zaevin të përballet me pasojat e katastrofës që shkaktoi, të japë dorëheqje, të formohet qeveri teknike dhe të shkojmë në zgjedhje” – deklaroi Igor Janushev, sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së.

Për opozitën shqiptare, publikimet e fundit janë vetëm një arsye më shumë për dorëheqjen e qeverisë dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja. Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa numërojnë arsyet e, siç e quajnë ata, dështimit të pushtetit.

Kryeministri Zaev edhe një herë gjatë ditës përsëriti qëndrimin se nuk planifikon të japë dorëheqje. Pushteti vlerëson se nuk është kohë e përshtatshme për zgjedhje të reja duke marrë parasysh proceset integruese.

“Vlerësojmë se në një periudhë të këtillë kur shteti është para fillimit të negociatave me BE-në, kur duhet të bëhet anëtare e 30-të e NATO-s, duhet t’i kemi parasysh të gjitha aspektet para se të sjellim vendim. Në mbledhjen e fundit të kryesisë qendrore të LSDM-së vendosëm që do të përqëndrohemi në prioritetet reformuese në shtet” – tha Kostadin Kostadinov, LSDM.

“Zgjedhjet e parakohshme në këtë vit nuk janë të pëlqyeshme as për qytetarët, as për vendin, as për proceset tona euro-atlantike sepse këtë vit presim rrumbullaksimin e procesit të anëtarësimit në NATO dhe marrjen e datës për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian. Viti 2020 është vit zgjedhor. Siç e dini zgjedhjet duhet të mbahen më vonë në dhjetor. Vlerësoj se mund të ketë pajtueshmëri mes të gjitha partive politike që zgjedhjet të mos mbahen në dimër por të mbahen në vjeshtën e vitit të ardhshëm”- pohoi Artan Grubi, BDI.

Zgjedhje të parakohshme opozita kishte kërkuar disa herë përfshirë këtu edhe periudhën pas zgjedhjeve presidenciale.

 ALSAT

Continue Reading

Lajme

Shkupjanja me makinë “futet” në ndërtesën e BE-së (Foto)

Published

on

Gjatë mbrëmjes së djeshme një grua ma makinën e saj është aksidentuar në ndërtesën e BE-së në Shkup.

Si pasojë janë thyer dritaret e zyrës së BE-së. Ajo në makinë ka qenë së bashku me një person tjetër.

Continue Reading

Kosovë

​Gastronomët e Kosovës përmes borive të makinave shprehin pakënaqësinë e tyre me masat e reja antiCOVID-19

Published

on

Shoqata e Gastronomëve e Kosovës, në shenjë pakënaqësie me masat e fundit qeveritare, përmes borive të makinave, sonte për disa minuta ka protestuar në rrugën përballë objektit të Qeverisë së Kosovës.

Qeveria e Kosovës në kuadër të masave të reja për luftimin e pandemisë, vendosi dje për shtyrjen e orarit të gastronomisë deri në orën 23:00. Më herët ky sektor ishte lejuar të punojë deri në 21:30. Ndërkohë ora policore mbetet në fuqi nga mesnata e deri në pesë të mëngjesit, me përjashtim të rasteve emergjente.

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës kërkon që të punohet sipas rregulloreve Komunale, që muzika të jetë në proporcion me këtë orar, dhe ora policore të hiqet.

“Masat nuk kanë kuptim që të kufizojnë veprimtaritë biznesore, por të stimulojnë vaksinimin e popullatës, si zgjidhja e vetme për daljen nga kjo krizë. Përderisa i lejojmë të hyjnë vetëm personat e vaksinuar dhe ata që ofrojnë dëshmi, pse të mos punojmë me kapacitete të plota?!”, thuhet në një reagim të kësaj shoqate e cila për nesër ka paralajmëruar mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit, në orën 14:00.

Ndryshe, edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës ka paralajmëruar se do të kërkojë serish heqjen e orës policore, pasi që numri i rasteve të reja me koronavirus po shënon rënie dhe tash e sa ditë nuk ka asnjë rast me përfundim fatal.

Continue Reading

Kosovë

Ushtarët e FSK-së do të nisen për në stërvitjen qendrore të Forcave të Armatosura Sllovene

Published

on

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës Armend Mehaj është deklaruar me rastin e dërgimit të një kontingjenti të FSK-së në stërvitjen e Forcave të Armatosura sllovene “Disaster Relief and Military Mobility Exercise 2021” (DRM2 EX21), me kolegët e tyre të forcave sllovene dhe 19 forcave të shteteve tjera të BE-së dhe NATO-s.

Në një postim në Facebook, ministri Mehaj thotë se kjo stërvitje synon të forcojë gatishmërinë e Forcave të Armatosura sllovene për të marrë pjesë në sistemin e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera në Slloveni, si dhe për të integruar sigurinë me shtetet anëtare të BE-së dhe forcat tjera partnere, sikurse Kosova, në fushën e mobilitetit ushtarak dhe mbështetjes logjistike.

“Mirënjohje dhe vlerësim i lartë për partneritetin me ministrinë dhe forcat homologe sllovene. Besim i plotë në shkathtësitë profesionale specialistike të ushtarakëve tanë dhe aftësive ndërvepruese me forcat partnere. Forca djem, për Nderin e Kombit dhe Flamurin tonë! Për më të mirën, për veten dhe miqtë tanë!”, shkruan Mehaj.

Stërvitja “Disaster Relief and Military Mobility Exercise 2021” ka nisur më 18 tetor dhe zgjat deri më 29 tetor. Përveç Kosovës, në këtë stërvitje marrin pjesë edhe Shqipëria, Austria, Belgjika, Kroacia, Mali i Zi, BeH, Franca, Gjermania, Italia, Luksemburgu, Maqedonia Veriore, Rumania, Çekia, Polonia, Rumania etj.

Continue Reading

Aktuale