Lajme
Ministri Ademi para gazetarëve prezenton propozim – ligjin e ri për arsimin fillor
Ministri i Arsimit dhe Shkencave, Arbër Ademi, në një konferencë për shtyp nga selia e qeverisë shpalosi propozim–ligjin e ri për arsimin fillor dhe e quajti atë si një nga reformat më të thella që është bërë ndonjëherë në arsimin fillor në vend. Sipas ministrit Ademi risitë kryesore janë se ministri do të përcaktojë në mënyrë të drejtpërdrejt standardet e shkollave në rang republike. Numri i nxënësve do të zvogëlohet nga 24 deri në 30 nxënës për klasë, deri tani ka qenë nga 24 deri më 34. tani e tutje jo më shumë se 30 nxënës për një klasë. Paralelet e kombinuar do të jenë me 10 nxënës dhe jo më shumë se 15 nxënës për një klasë. Shkollat për nxënësit me nevoja të posaçme do të transformohen, dhe do të bashkohen me ato normale. Arsim për nxënësit që janë të shtruar në spital apo të sëmurë në shtëpi, nëse mungojnë më shumë se 3 javë do të marrin arsimin e nevojshëm në shtëpi apo spital nga arsimtar të posaçëm të dedikuar për ta. Do të ketë parlament të nxënësve, ku vetë nxënësit do të jenë pjesë në udhëheqjen e shkollave, nxënësit duhet të marrin pjesë në vendimmarrje. Nuk do të ketë reduktim të orëve të mësimit, sepse sipas ministrit Ademi, nxënësit kanë 900 orë më pak mësim se sa nxënësit në vendet e tjera të zhvilluara.
https://www.alsat-m.tv/ademi-shpalos-propozim-ligjin-e-ri-per-arsimin-fillor/
https://www.facebook.com/VladaMK/videos/2298113227172825/
Lajme
Dauti: Për shtetësinë e vëllezërve Azizi, nuk duhet mendim nga ASK-ja

Dauti: Për shtetësinë e vëllezërve Azizi, nuk duhet mendim nga ASK-ja
Për dy vëllezërit pa shtetësi të lindur, rritur e shkolluar në vendëlindjen e tyre në Kumanovë (rasti i paraqitur mbrëmë në Alsat M) të cilët nga muaj gusht i vitit të kaluar kanë aplikuar përsëri për marrjen e shtetësisë, kushdo që nuk zbaton ligjin do duhet të pergjigjet penalisht.
Dy janë momentet që duhet potencuar për byrokratët që guxojnë të jenë mbi ligjin:
1. Personat që kanë jetuar deri më 8 shtator 1991 në territorin e Republikës së Maqedonisë, marrin shtetësi vetëm me njërin nga dokumentet e përcaktuara. Pra, Agjencionit për Siguri Kombëtare-ANB, nuk i kërkohet mendim.
2. Edhe po të jetë parashtruar kërkesa nga “i huaj” për të cilët duhet të jep mendim ANB-ja, ai mendim nuk duhet të jepet më vonë së gjashtë muaj sepse me ndryshimet e fundit të ligjit thuhet: “Organi i cili vendos për paragrafin 1 pika 8 të ketij neni (fjala është për ANB- në) miraton vendim në afat prej gjashtë muajve pas parashtrimit të kërkesës së të huajit” .
Bota
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë nga një grua gjatë një bisede që ai kishte me qytetarët në rrugët e Parisit.
Në videon që është bërë virale në rrjetet sociale, shihet presidenti francez Macron teksa i afrohet një grupi personash për t’i përshëndetur, por një grua nis ta qortojë dhe menjëherë i afrohet dhe e godet me shuplakë. Pas këtij veprimi, shihet se gruaja është neutralizuar nga persona të tjerë si dhe punonjës të sigurisë.
Durante su visita a París, una mujer le dio una cachetada al presidente de Francia, @EmmanuelMacron por la crisis económica que se vive en el país. pic.twitter.com/UOeQPDVfz3
— Político MX (@politicomx) November 21, 2022
Kjo nuk do të ishte hera e parë që Macron merr një sulm të këtij lloji, ai i mëparshmi ishte në vitin 2021. Në rastin e vitit të shkuar, Macron iu afrua një grupi për t’i përshëndetur kur një person i veshur me një bluzë të gjelbër e tërhoqi me një dorë, ndërsa me tjetrën e goditi në fytyrë. Qytetari që qëlloi presidentin u neutralizua, ndërsa mediat franceze raportuan se ai thirri “Poshtë Makronizmi”. Ende janë të paqarta, shkaqet që provokuan incidentin. Pas goditjes së kreut të shtetit francez, dy persona u arrestuan nga policia lokale.
Lajme
Kriza energjetike problem për kompanitë!

Kriza energjetike problem për kompanitë!
Kyetari i Odës Ekonomike Branko Azeski dhe Kryetari i OEMVP-së Mendi Qyra do të kërkojnë nga Qeveria që të zgjidhet problemi me krizën energjetike të bizneseve dhe kompanive. Mendi Qyra tha se do të mundohen të gjejmë zgjidhje edhe për të rinjtë që të mos ikin nga vendi.
“Një ndër problemet më të rëndësishme që ka biznesi sidomos mikro dhe biznesi i vogël është energjetika që ne sigurisht të kërkojmë nga Qeveria të gjejmë forma më të përshtatshme që të zgjidhet ky problem. Përveç problemin e energjetikës ne kemi problemin e resurseve njerëzore e cila për fat të keq të rinjtë edhe pjesa tjetër e popullatës po largohet nga Maqedonia dhe ne bëjmë ç’mos që të gjejmë forma të përshtatshme që ky problem të zbutet”, tha Mendi Qyra, kryetar i OEMVP.
“Ne do t’i përfaqësojmë interesat e bizneseve, kompanive, edhe në kushte kaq të vështira. Unë e di bagazhin e kolegut tim, dhe besoj që do t’i ndjek sukseset e tij të veprimtarisë”, theksoi Branko Azeski, kryetar i Odës Ekonomike.
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota11 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare