Connect with us

Maqedonia e Veriut

Meta takon Pendarovskin: Do bashkojmë përpjekjet për çeljen e negociatave

Published

on

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me homologun maqedonas, Stevo Pendarovski, me të cilin ka diskutuar për bashkimin e përpjekjeve që të dyja vendet të hapin në muajin tetor negociatat me Bashkimin Evropian.

“Kënaqësi e veçantë të takoja Presidentin e Maqedonisë së Veriut, z.Stevo Pendarovski. Të dy vendet tona duhet të bashkojnë përpjekjet për çeljen e negociatave për anëtarësim në tetor. Duhet të përfitojmë nga ky momentum mjaft pozitiv që ka krijuar Marrëveshja e Prespës, jo vetëm për Maqedoninë e Veriut. Po kështu ishte kënaqësi të konstatoja vendosmërinë e Presidentit Pendarovski për të bashkëpunuar dhe përfshirë opozitën në dialog për çështjet themelore të shtetit dhe demokracisë”, shprehet presidenti.

Meta flet edhe për krizën politike në Shqipëri teksa kujton se sot bëhet një muaj, sipas tij i shpërdoruar, që nga dekreti për anulimin e 30 qershorit.

“Ndërkohë sot bëhet një muaj i shpërdoruar kot që nga dekreti për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, për arritjen e një zgjidhje gjithpërfshirëse që forcon besueshmërinë e vendit për zgjedhje të lira e të ndershme”, thotë Meta.

 

http://top-channel.tv/2019/07/10/meta-takon-pendarovskin-do-bashkojme-perpjekjet-per-celjen-e-negociatave/

Continue Reading

Lajme

Tërmeti dridh rajonin e Ohrit

Published

on

By

Tërmeti dridh rajonin e Ohrit

Mëngjesin e sotëm, respektivisht në ora 03:26, në rajonin e Ohrit është regjistruar tërmet me intensitet prej 3,1 shkallëve sipas Rihterit, përcjell Alsat. Epiqendra e tërmetit ka qenë dy kilometra larg Ohrit, respektivisht në Elbasan të Shqipërisë.

Continue Reading

Lajme

Qeveria do të mbajë mbledhje

Published

on

By

Qeveria do të mbajë mbledhje

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot 20.10.2021 (e mërkurë), përmes video-konferencës do të mbajë mbledhjen e rregullt të 114-të. Me konkluzionet dhe vendimet nga mbledhja e sotme e rregullt e Qeverisë, e cila do të mbahet me fillim në orën 10:00, opinioni do të njoftohet përmes kumtesës, menjëherë pas përfundimit të saj.

Continue Reading

Lajme

Shkup, 154 gjoba për shkelje të rregullave në trafik

Published

on

By

Shkup, 154 gjoba për shkelje të rregullave në trafik

Ministria për punë të brendshme gjatë ditës së djeshme (19.10.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 154 gjoba, prej të cilave 65 për tejkalim të shpejtësisë, 9 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 27 gjoba u janë shqiptuar këmbësorëve dhe 29 për parkim të parregullt.

Continue Reading

Aktuale