Connect with us

Sport

James te Napoli, me numrin 10? Djali i Maradonës i “vë vulën” transferimit

Published

on

Janë orë të nxehta për “telenovelën” James Rodríguez. Ekipi i Real Madridit tashmë ka uturuar në Kanada dhe ka lluar turneun veror, ndërsa kolumbiani vijon të shijojë pushimet, në pritje të caktimit të së ardhmes së tij, sa më shpejt të jetë e mundur. Dje pati zëra që përfshijnë edhe Atletico Madrid, si një nga klubet e interesuara për blerjen e mesfushorit në fjalë, ndaj Napoli ka vendosur të bëjë hapa përpara drejt tij. Drejtori sportiv, Cristian Guintoli, ishte me menaxherin e kolumbianit, Jorge Mendes, në kryeqytetin spanjoll. “Ancelotti e do James dhe ne do të bëjmë përpjekje për ta sjellë atë te Napoli”, – tha Aurelio De Laurentiis, dy ditë më parë. Te Napoli ka entuziasëm maksimal për ardhjen e tij, ndërkohë që itet se mund të joshet edhe me numrin 10, që e ka mbajtur legjenda e këtij klubi, Diego Maradona. Djali i këtij të fundit, Maradona Jr. rrëfen për “Marca” se mezi e pret kolumbianin: “Te postimet në rrjetet sociale, gjithmonë i kam kërkuar që të vijë te Napoli. Në këtë mënyrë i kam bërë presion, madje, kohët e fundit, derisa i dha “like” një komentit tim”

Për nënshkrimin e mundshëm të James Rodriguez, Diego Maradona Jr. është i ngazëllyer, si i gjithë qyteti. Ai është i bindur se mesfushori mund të tregojë nivelin e tij më të lartë në Itali: “Është një ëndërr, që James të vijë te Napoli. Një lojtar kaq cilësor dhe me atë këmbë të majtë e rrit shumë nivelin e ekipit. Qyteti e mirëpret krahëhapur. Jam i sigurt se këtu mund të tregojë nivelin e tij më të mirë”. I biri i Maradonës beson se operacioni do të përmbyllet së shpejti: “Për aq sa di unë, bisedimet kanë avancuar shumë. Vetëm formula e transferimit mes klubeve mbetet për t’u zgjidhur, gjithçka tjetër është në rregull”. Megjithatë, ardhja e James nuk do të thotë se Napoli do t’i japë “10” atij, fanellën e tërhequr nga përdorimi që pas largimit të Maradonës. I biri i legjendës argjentinase të futbollit mendon kështu: “Fanella nr.10? Ajo që ka rëndësi sot është që James të përfaqësojë ngjyrat e Napolit, sezonin e ardhshëm. Numri 10 nuk është prekur. Ai është në pronësi private të familjes. Është e babait tim. Ka pasur zëra që ta marrë Higuain, me të mbërritur te Napoli; pastaj Insigne, por duhet të jetë si në NBA. Nëse e tërhiqni një fanellë, ju nuk mund ta përdorni atë përsëri…”

Continue Reading

Sport

Mbappe nuk do të jetë në dispozicion të PSG-së

Published

on

Kylian Mbappe nuk do të jetë në dispozicion të PSG-së për ndeshjen e së premtes kundër kampionëve në fuqi të Ligue 1, Lille.

Klubi ka bërë të ditur se sulmuesi nuk ndihet mirë dhe se do të kthehet të stërvitet me skuadrën në fillimin e javës së ardhshme.

Lajmi tjetër i keq për Pochettino-n është se edhe Messi mund të mungojë për ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të kampionatit francez.

“Messi ka patur një shqetësim muskulor dhe sot është stërvitur i veçuar për të mos rrezikuar. Të shohim nëse do të mund të luajë”, ka thënë trajneri i PSG-së në konferencë për shtyp.

Pleshti, 34 vjeç, ka luajtur vetëm 4 ndeshje deri tani në kampionat pa arritur të shënojë golin e tij të parë. Ndryshon historia ne Champions, me argjentinasin që ka shënuar 3 gola në po kaq ndeshje.

Continue Reading

Sport

Barcelona emëron trajnerin e përkohshëm deri në ardhjen e Xavit!

Published

on

By

Klubi katalunas, Barcelona ka emëruar Sergi Barjuan trajner të tyre të përkohshëm pas shkarkimit të Ronald Koemanit.

Barcelona konfirmoi të mërkurën mbrëma shkarkimin e Koemanit pas humbjes befasuese nga Rayo Vallecano.

Me shkarkimit e Koemanit filluan edhe lajmet për pasuesin e tij, ku u folën shumë emra të mundshëm.

Legjenda e klubit, Xavi Hernandez, ishte më i përfoluri dhe shihej favorit për ta marrë detyrën e trajnerit.

Megjithatë, Barcelona ka vendosur tashmë që ta emëroj një trajner të përkohshëm dhe ai është trajneri aktual i Barcelona B, Sergi Barjuan.

Continue Reading

Sport

Ancelotti i dërgon mesazh Koemanit pas shkarkimit nga Barcelona

Published

on

By

Ancelotti i dërgon mesazh Koemanit pas shkarkimit nga Barcelona

Carlo Ancelotti beson se Ronald Koeman duhet të ecë përpara me ndërgjegje të pastër se ka bërë gjithçka siç duhet, pasi u shkarkua nga Barcelona të mërkurën pas mesnatës.

Barcelona e liroi nga detyra e trajnerit Ronald Koemanin menjëherë pas humbjes 1:0 kundër Real Vallecanos në La Liga, raporton Gazeta Express.

Gjiganti katalonas është duke e përjetuar një fillim të mjerueshëm të sezonit, pasi i ka fituar vetëm katër nga 10 ndeshjet e para në La Liga, dhe si pasojë renditet në vendin e nëntë në tabelë.

Edhe më keq gjendet në Ligën e Kampionëve, pasi zë vendin e tretë në Grupin E pas humbjeve 3:0 kundër Bayern Munich dhe ndaj Benfica.

Koemani e mbushi kupën me humbjen e mbrëmshme në Vallecano dhe tani Barcelona është në kërkim të një trajneri të ri, i cili sipas të gjitha gjasave do të jetë legjenda e klubit Xavi Hernandez.

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, u pyet për shkarkimin e Koemanit mbrëmë në konferencë për media pas barazimit të skuadrës së tij kundër Osasunas.

“Unë jam shkarkuar shumë herë dhe ende jam këtu gjallë, i lumtur”, u përgjigj Ancelotti.

“Shkarkimi është pjesë e punës dhe duhet të japësh gjithçka sa të jesh trajner. Në ditën që të përzënë, duhet të ecësh përpara me ndërgjegje të pastër se e ke bërë çdo gjë siç duhet”, shtoi ai.

“Besoj se Koeman ka dhënë gjithçka që ka mundur”. /Gazeta Express/

Continue Reading

Aktuale