Connect with us

Sport

Gareth Bale te Reali i Madridit shndërrohet nga yll në figurë për të ardhur keq (VIDEO)

Published

on

Si te martesat jo të lumtura, divorci i Gareth Bales me Real Madridin pritet të lë shije shumë të hidhur.

Uellsiani është shëndrruar në një figurë për të ardhur keq te “Los Blancos”, transmeton Periskopi.

Është përfolur shumë për një largim të tij nga Real Madridi këtë verë, por deri tani nuk ka asgjë konkrete, derisa ai është aktivizuar me klubin në udhëtimin për përgatitjet parasezonale në Kanadë.

Tani është publikuar një video e futbollistëve të Realit duke u futur në aeroplan, derisa Bale shihet duke qëndruar si maca nën tryezë- i humbur dhe i shkoqitur nga pjesa tjetër e skuadrës.

Shikoni më poshtë.

/Periskopi.com/

Continue Reading

Sport

Barcelona pëson humbjen e radhës ndaj Rayo Vallecanos

Published

on

‘Blaugranët’ janë duke kaluar krizë rezultatesh.

Skuadra e Barcelonës është mposhtur nga Rayo Vallecano me rezultat 1-0, shkruan lajmi.net.

Ekipi i drejtuar nga Ronald Koeman ishte më këmbëngulës në fillim dhe kishte më shumë mundësi shënimi.

Megjithatë, përkundër rasteve dhe posedimit të topit Barça nuk arriti të gjente golin e epërsisë.

Vendasit arritën të kalojnë në epërsi me golin e Radamel Falcaos në min e 29′.

Me rezultat 1-0 u mbyllën 45 minutat e para të ndeshjes.

Në pjesën e dytë Barcelona ishte akoma më sulmuese në tentim të gjejë golin e barazimit.

Rastin më të mirë në këtë pjesë e pati Memphis Depay që dështoi të shënonte nga penalltia në min e 72′,

Edhe në vazhdim Blaugranët mundoheshin të realizonin, por pa sukses dhe kështu pësojnë humbjen e radhës me rezultat 1-0.

Pas kësaj disfate Barcelona mbetet në koutën e 15 pikë në vendin e nëntë, ndërsa Rayo Vallecano ka 19 pikë në vendin e pestë.

Continue Reading

Sport

Modric largohet nga skuadra në minutën e fundit, nuk luan kundër Osasunës

Published

on

Luka Modric do të mungojë në sfidën e sotme në “Santiago Bernabeu” në kuadër të xhiros së 11 në La Liga.

Luka ishte i ftuar për këtë takim, por Reali sapo ka njoftuar se ai është larguar nga skuadra, duke mos treguar diçka më shumë.

Nga mediat në Itali ka zëra se Luka ka ndjerë disa shqetësime dhe Carlo Ancelotti nuk e sheh të nevojshme të rrezikojë pasi mund të startojë me Asension, Camavingan apo edhe Blanco.

Kujtojmë se Realit i mungon Fede Valverde, pasi u dëmtua ditë më parë në El Clasico.

Mesfushori ka probleme me ligamente, por nuk dihet ende shkalla e dëmtimit të tyre, nëse do të mungojë gjatë, por i ka shpëtuar lëndimit më të tmerrshëm dhe më të rëndë për një futbollistë, këputjes së ligamenteve të gjurit.

Ndeshja me Osasunën zhvillohet nga ora 21:30.

Continue Reading

Sport

Koeman flet rreth sulmit që ia bën fansat

Published

on

Humbja në El Clasico ndaj Realit të Madridit nuk është pritur aspak mirë nga tifozët e Barcelonës, që në përfundim të ndeshjes kanë sulmuar trajnerin Ronald Koeman, i cili ishte në makinën e tij, duke u larguar nga “Camp Nou”.

Megjithatë duket se ky moment nuk e ka shqetësuar Koeman, që në një konferencë për shtyp e quajti sulmin më shumë “një problem social” dhe zbuloi edhe bisedën me Ancelottin në përfundim të ndeshjes.

“Nuk më shqetëson aspak ai sulm, pasi është më shumë një problem social. Unë vijoj të bëj punën time me korrektesë dhe të jap maksimumin për të përmirësuar skuadrën. Takova Ancelottin pas ndeshjes dhe më inkurajoi, pasi ai ka drejtuar shumë klube dhe ka eksperienca të tilla. Për një trajner kanë shumë rëndësi rezultatet, pasi vetëm puna në stërvitje nuk mjafton”, u shpreh Koeman.

Continue Reading

Aktuale