Connect with us

Lajme

Milloshovski kërkon dorëheqjen e Zaevit: Shkeli rëndë rëndë protokollin dhe turpëroi shtetin

Published

on

Ish ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Milloshoski në rrjetin social në ‘Facebook’ e sqaroi procedurën që duhet të respektohet gjatë bisedës telefonike ndërmjet dy përfaqësues të lartë shtetëror.

“Zaev jo vetëm që tri herë është turpëruar nga komikë nga Rusia, ndërsa mund të jenë edhe agjentë, por si kryeministër i ka shkelur të gjitha protokollet për komunikim ndërshtetëror, dhe me këtë e ka dhënë informacione të shtetërore të besuara të Maqedonisë, ka prishur reputacionin e shtetit, po gjithashtu kanë minuar besimin e vendeve të treta ndaj Maqedonisë (SHBA, Gjermaninë, Greqinë, Rusinë) për shkak se zbulon biseda të besueshme dhe qëndrime ndaj çështjeve të ndjeshme rajonale dhe ndërkombëtare”, shkruan Milloshoski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, Zaev është dashur të dijë se biseda mes dy zyrtarëve shtetërorë bëhet zyrtarisht përmes ambasadorëve të dy vendeve, vërtetohet përmes këshilltarëve të dy kabineteve dhe më pastaj arkivohet, gjegjësisht ndahet me ministrin e Punëve të Jashtme.

“Nëse nuk e ka ditur këtë Zaevi si kryeministër, atëherë para se të jap dorëheqje, ta shkarkojë Nikolla Dimitrovin dhe Dane Taleskin (këshilltar i punëve të jashtme), të cilët e kanë pasur për detyrë t’i tregojnë për këto rregulla diplomatike”, thotë Milloshoski.

Milloshoski sqaron se biseda e parë e Zaevit e “Poroshenkon e rrejshëm” ka ndodhur në gusht të vitit 2018 dhe se edhe pse kryeministri Zaev ka biseduar në bisedën e rrejshme në kundërshtime me protokollin diplomatik për komunikim ndërkombëtar, ai është dashur me gojë apo me letër ta njoftojë ministrin e Punëve të Jashtme Dimitrov për përmbajtjen e bisedës, ndërsa këshilltari Talevski është dashur të përgatisë vërejtje me letër për temat e bisedës.

“Varësisht prej temës, vërejtja me letër është dashur të klasifikohet si sekret shtetëror apo dokument i besueshëm. Më pastaj MPJ është dashur që këtë vërejtje ta njoftojë kryetarin e shtetit, ambasadorin tonë/kryesit e detyrës në Ambasadën në Kiev, drejtorët e MPJ-së për shtet evropian dhe jashtë Evropës”, shkruan ish ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Milloshoski.

Milloshoski shton se nëse Zaev e ka njoftuar Dimitrovin për bisedën, dhe nëse MPJ do ta njoftonte Ambasadën e Maqedonisë në Kiev, diplomatët e Maqedonisë do të ishin të obliguar që të hynë në kontakt me MPJ-në e Ukrainës dhe kabinet e kryetarit të Ukrainës për t’i përmendur, siç thotë Milloshoski, për temat e bisedës, për dinamikën e realizimit të një pjesë të ideve të dy bashkëbisedesve që janë funskionarë të lartë shtetëror.

“Gjatë një procedure të tillë diplomatike do të ishte lehtë vërtetohej nëse bëhet fjalë për bisedë komike apo spiune , ndërsa biseda e dytë dhe e tretë nuk do të ndodhnin”, shkruan Milloshoski duke thënë se dhënia e informacioneve të besueshme të Maqedonisë prish reputacionin e shtetit si dhe i dëmton besimin e Gjermanisë, Greqisë, SHBA-ve dhe Rusisë ndaj Maqedonisë për shkak të pozicioneve të ndjeshme ndërkombëtare.

Milloshoski në fund vlerëson se e gjithë kjo është një skandal i madh me pasoja të mëdha ndaj reputacionit të diplomatëve të Maqedonisë./Telegrafi/

Continue Reading

Lajme

Dauti: Për shtetësinë e vëllezërve Azizi, nuk duhet mendim nga ASK-ja

Published

on

By

Dauti: Për shtetësinë e vëllezërve Azizi, nuk duhet mendim nga ASK-ja

Për dy vëllezërit pa shtetësi të lindur, rritur e shkolluar në vendëlindjen e tyre në Kumanovë (rasti i paraqitur mbrëmë në Alsat M) të cilët nga muaj gusht i vitit të kaluar kanë aplikuar përsëri për marrjen e shtetësisë, kushdo që nuk zbaton ligjin do duhet të pergjigjet penalisht.

Dy janë momentet që duhet potencuar për byrokratët që guxojnë të jenë mbi ligjin:

1. Personat që kanë jetuar deri më 8 shtator 1991 në territorin e Republikës së Maqedonisë, marrin shtetësi vetëm me njërin nga dokumentet e përcaktuara. Pra, Agjencionit për Siguri Kombëtare-ANB, nuk i kërkohet mendim.

2. Edhe po të jetë parashtruar kërkesa nga “i huaj” për të cilët duhet të jep mendim ANB-ja, ai mendim nuk duhet të jepet më vonë së gjashtë muaj sepse me ndryshimet e fundit të ligjit thuhet: “Organi i cili vendos për paragrafin 1 pika 8 të ketij neni (fjala është për ANB- në) miraton vendim në afat prej gjashtë muajve pas parashtrimit të kërkesës së të huajit” .

Continue Reading

Bota

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë

Published

on

By

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë nga një grua gjatë një bisede që ai kishte me qytetarët në rrugët e Parisit.

Në videon që është bërë virale në rrjetet sociale, shihet presidenti francez Macron teksa i afrohet një grupi personash për t’i përshëndetur, por një grua nis ta qortojë dhe menjëherë i afrohet dhe e godet me shuplakë. Pas këtij veprimi, shihet se gruaja është neutralizuar nga persona të tjerë si dhe punonjës të sigurisë.

Kjo nuk do të ishte hera e parë që Macron merr një sulm të këtij lloji, ai i mëparshmi ishte në vitin 2021. Në rastin e vitit të shkuar, Macron iu afrua një grupi për t’i përshëndetur kur një person i veshur me një bluzë të gjelbër e tërhoqi me një dorë, ndërsa me tjetrën e goditi në fytyrë. Qytetari që qëlloi presidentin u neutralizua, ndërsa mediat franceze raportuan se ai thirri “Poshtë Makronizmi”. Ende janë të paqarta, shkaqet që provokuan incidentin. Pas goditjes së kreut të shtetit francez, dy persona u arrestuan nga policia lokale.

Continue Reading

Lajme

Kriza energjetike problem për kompanitë!

Published

on

By

Kriza energjetike problem për kompanitë!

Kyetari i Odës Ekonomike Branko Azeski dhe Kryetari i OEMVP-së Mendi Qyra do të kërkojnë nga Qeveria që të zgjidhet problemi me krizën energjetike të bizneseve dhe kompanive. Mendi Qyra tha se do të mundohen të gjejmë zgjidhje edhe për të rinjtë që të mos ikin nga vendi.

“Një ndër problemet më të rëndësishme që ka biznesi sidomos mikro dhe biznesi i vogël është energjetika që ne sigurisht të kërkojmë nga Qeveria të gjejmë forma më të përshtatshme që të zgjidhet ky problem. Përveç problemin e energjetikës ne kemi problemin e resurseve njerëzore e cila për fat të keq të rinjtë edhe pjesa tjetër e popullatës po largohet nga Maqedonia dhe ne bëjmë ç’mos që të gjejmë forma të përshtatshme që ky problem të zbutet”, tha Mendi Qyra, kryetar i OEMVP.

“Ne do t’i përfaqësojmë interesat e bizneseve, kompanive, edhe në kushte kaq të vështira. Unë e di bagazhin e kolegut tim, dhe besoj që do t’i ndjek sukseset e tij të veprimtarisë”, theksoi Branko Azeski, kryetar i Odës Ekonomike.

Continue Reading

Aktuale