Connect with us

Kosovë

Kosova refuzon të marrë pjesë në Samitin e Sarajevës, shkak “fusnota”!

Published

on

Ditët e dytë të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore (SEECP), që po mbahet në Jahorinë (Bosnjë-Hercegovina) shefat e delegacioneve të vendeve anëtare kanë mbajtur sesionin plenar në nivel kryetarësh. Në këtë takim nuk mori pjesë kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili mori vendimin për bojkotimin e këtiji samiti.

Dje është mbajtur mbledhja në nivel shefash të diplomacive, e mu mospjesëmarrja e Kosovës në këtë Samit ishte njëra ndër temat e diskutimit.

Kështu ministri i Punëve të Jashtme i BeH vlerësoi se mosardhja e përfaqësuesve të Kosovës në Samit ishte goditje për bashkëpunim rajonal.

„Ju rikujtoj se që nga nëntori ne kemi qenë të ekspozuar me sankcione nga ana e Prishtinës. Përkundër kësaj, e kemi dërguar ftesën, ishim të gatshëm të jemi nikoqirë të mirë duke respektuar rregullin numër një, e ai është që edhe nëse nuk pajtohemi rreth ndonjë gjëjë dhe disa gjëra i shikojmë ndryshe, duhet të jeni në tryezë dhe të kërkoni zgjidhje. Prishtina mendonte ndryshe. Goditije e rëndë për bashkëpunimin në rajon”, ka deklaruar Crnadek.

Edhe shefi i diplomacisë së Serbisë, Ivica Dačić mes tjerash ka thënë se Kosova “nën kushte të njëjta” edhe më herët është ftuar në ngjarje të ngjashme.

„Nuk u ka penguar më 2015 në Shqipëri, e tani u pengon në BeH. Problemi qëndron në atë se tashmë duket se kjo nuk është e pranueshme për ta, por këtë duhet ta thonë publikisht. E, atëherë kjo do të thotë shkelje edhe e një marrëveshjeje në të cilën Prishtina e ka vënë nënshkrimin e saj”, ka thënë Dačić.

Kryesuesi i Kryesisë së BeH, Milorad Dodik pos tjerash ka thënë se Bosnja ka problem me Kosovën rreth taksave të importit dhe se e kupton që Kosova dëshiron zgjidhjen e çështjes së udhëtimeve dhe se “nuk sheh arsye pse BeH të mos pranojë atë që e ka pranuar Serbia në raport me Kosovën”.

Ka reaguar edhe shefja e diplomacisës së Bullgarisë, Ekatarina Zakharieva e cila ka theksuar se Procesi i Bashkëpunimit në Europën Juglindore është një instrument pragamatik, që inkurajon projekte konkrete, zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin në rajon.

 “Kjo se dy nga shtetet nuk janë këtu – Shqipëria dhe Kosova, është një shenjë e keqe. Pesë vende nga Bashkimi Evropian nuk e njohin Kosovën, 23 shtete të tjera evropiane e njohin dhe mendoj se tashmë e kemi formulën sipas së cilës Kosova mund të marrë pjesë në forume të ndryshme ndërkombëtare, bashkë me shtete, të cilat nuk e njohin pavarësinë e saj”, shtoi Zakharieva.

Ndryshe, kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes profilit të tij në Facebook ka njoftuar se nuk do të merr pjesë në Samitin në Sarajevë për shkak të ftesës nënçmuese nga Milorad Dodik.

 “Kosova gjithmonë ka qenë dhe është e gatshme për marrëdhënie të mira fqinjësore me Bosnjë e Hercegovinën dhe për njohje reciproke. Por, fatkeqësisht, ky vullnet i ynë është keqpërdorur në vazhdimësi, njësoj sikurse tani me rastin e organizimit të SEECP-së nga Bosnja e Hercegovina. Minimumi që kërkon Kosova për pjesëmarrje në forume të tilla është trajtimi i barabartë me shtetet tjera pjesëmarrëse”, ka shkruar pos tjerash Thaçi.

Në vazdhim ai ka theksuar se sjellja e Bosnjë e Hercegovinës është a papranueshme dhe paradoksale, madje edhe se përfaqësuesit e saj zbatojnë një praktikë tërësisht antieuropaine, që nuk dallon nga ajo që e zbaton Serbia.

“Me një qasje të tillë destruktive, bashkëpunimi rajonal dhe fqinjësia e mirë ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor mbetet një parakusht i paarritshëm në rrugën për anëtarësim në BE”, ka shkruar Thaçi.

Kryetari i Kosovës edhe në muajin maj të këtij vitit kishte refuzuar pjesëmarrjen në Konferencën vjetore të BERZH-it që mbahej në Sarajevë, meqë Bosnja nuk e ka njohur Kosovën. Ndryshe, përfaqësuesit e institucioneve kosovare tash një kohë refuzojnë të marrin pjesë në forume të ndryshme ndërkombëtare, ku është paraparë të përfaqësohen me “fusnotë”, Kjo ishte arsyeja kryesore e mospjesëmarrjes së Kosovës në Samitin dyditor të Procesit të Bashkëpunimit për Europën Juglindore, që po mbahet në BeH.

Ndryshe, në shenjë solidarizimi me Kosovën, Qeveria e Shqipërisë mori vendimin që të mos merr pjesë në këtë Samit në Bosnjë e Hercegovinë. Këtë, përmes llogarisë së tij në Twitter, kishte konfirmuar ministri i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj, duke spjeguar se mënyra në të cilën është trajtuar Kosova nga ana e organizatorëve është e papranueshme dhe në kundërshtim me synimet e krijimit të atsmoferës së mirëbesimit, marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore dhe stabilitetit.

Shefi i diplomacisë boshnjake, Crnadek ka deklaruar për “Klix.ba” se “solidarizimi me Kosovën” dëshmon zbatimin e politikës së jashtme të përbashkët të Kosovës dhe Shqipërisë.

Behgjet Pacolli, shefi i diplomacisë kosovare, përmes profilit të tij në Facebook ka shkruar se Serbia ose ndonjë palë tjetër nuk duhet të brengosen për një bashkëpunim aq të fortë dhe të ngushtë mes dy fqinjëve.

 “Kosova dhe Shqipëria në frymën e integrimit europian po forcojnë dhe thellojnë bashkëpunimin strategjik midis Ministrive të Punëve të Jashtme dhe koordinimin e thelluar të politikës së jashtme. Ne po bëjmë të njëjtën gjë si vendet nordike dhe ato të Beneluksit, asgjë më shumë dhe asgjë më pak”, ka shkruar Pacolli, duke shtuar se duhet të brengosen ata që po e shkatërrojnë bashkëpunimin rajonal dhe që përzihen në çështjet e brendshme të shteteve fqinje, e jo për shkak të Kosovës e Shqipërisë “që janë shtyllat e frymës Euro-Atlantike në rajon”.

Përkundër vendimit që Shqipëria të mos merr pjesë në këtë tubim, kryetari i Shqipërisë, Ilir Meta vendosi të marr pjesë në ditën e dytë të Samitit që po mbahet në nivel kryetarësh, në Jahorinë, ka konfirmuar këshilltari i tij për Rajon dhe Diasporë, Glamur Gashi.

Ndryshe, temat kryesore të delagacioneve të larta, në mesin e të cilëve janë edhe përfaqësuesit e Bashkimit Europian dhe Dhomës së Bashkëpunim Rajonal, janë gjendja në proceset integruese në BE, aktivitetet në lidhjen e rajonit të Europës Juglindore dhe më gjerë si parakusht për zhvillim të qëndrueshëm.

Vitin që vjen, Kosova do ta merr kryesimin njëvjeçar të kësaj iniciative rajonale të pagëzuar “Lidhmëria më e mirë për jetë më të mirë”.

KosovaLive- Violeta Oroshi Berishaj

 

https://www.kosovalive360.com/kosova-shkaku-i-fusnotes-nuk-merr-pjese-ne-samitin-e-sarajeves/

Continue Reading

Kosovë

Anëtari i kryesisë së VV-së propozohet për ambasador në Zagreb

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Ministria e Punëve të Brendshme pritet të emërojnë shumë shpejtë ambasadorët e rinj në disa vende.

Sipas burimeve të Reporteri.net, në Zagreb të Kroacisë pritet të emërohet ambasador, Martin Berishaj.

Në faqen zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje, Martin Berisha rezulton që është pjesë e kryesisë së këtij subjekti.

Emri i tij është i vendosur menjëherë pas atij të kryetarit të LVV-së, Albin Kurti.

Martin Berishaj është profesor i shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në disa programe dhe module të arsimit të lartë në Slloveni dhe jashtë saj (Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Hungari, Itali).

Aktualisht, Berishaj është shef I Institutit për Studime Shqiptare në Slloveni si dhe anëtar i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje.

Berishaj në të kaluarën kishte qenë pjesë e komisioni për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi të krijuar nga Ramush Haradinaj, teksa sugjeronte që si zgjidhje të përdorej precedenti Gjirit të Piranit, ku Sllovenia dhe Kroacia kishte dërguar çështjen në Arbitrazh Ndërkombëtar.

Në maj të këtij viti, ministrja Gërvalla shkarkoi 12 ambasadorë duke premtuar se Kosova nuk do të ketë vakum diplomatik, megjithatë një gjë e tillë ndodhi me largimin e Hajdin Abazit nga ambasada në Australi, ku edhe tre muaj pas shkarkimit të tij MPJ dështoi të dërgonte një diplomat të ri.

Continue Reading

Kosovë

Escobar: Njohja reciproke do të ishte ideale për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Published

on

Zëvendësndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë të enjten se administata e presidentit amerikan, Joe Biden ka dyfishuar përkushtimin amerikan për të punuar me aleatë dhe partnerë që Ballkani Perëndimor të avancojë në rrugën evropiane.

Në një dëshmi para Nën-Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Evropë, Energji dhe Ambient, ai ka thënë se autoritetet amerikane janë duke punuar me partnerë të Bashkimit Evropian për të përforcuar mesazhin se anëtarësimi mbetet mundësi brenda afateve realiste kohore, më pas shtysë për kryerjen e reformave, si dhe për forcim të rezistencës ndaj ndikimit rus dhe kinez në prag të Evropës.

“Mesazhi më i fuqishëm që mund të japë tani BE-ja është që të caktojë nisjen e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, para fundit të këtij viti”, ka deklaruar Escobar.

Sipas tij, vonesat në këtë drejtim mund të nxisin dyshime dhe rrezikojnë të shkatërrojnë shpresat e një brezi të ri për të ardhmen evropiane.

Për këtë arsye, ai ka thënë se Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, kanë dalë me komunikatë të përbashkët,më herët gjatë këtij muaji, për të theksuar se anëtarësimi në bllokun evropian është rruga e vetme përpara për rajonin.

Gjatë dëshmisë së tij, ai ka përmendur edhe rëndësinë e vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga BE-ja.

Escobar ka thënë se për këtë arsye ka udhëtuar në Bruksel muajin e kaluar për të përkrahur përpjekjet e Përfaqësuesit Special të BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, që të shtyjë të dyja palët për të shtensionuar situatën për shkak të targave të makinave dhe për të gjetur zgjidhje.

Escobar i është referuar marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë më 30 shtator, sipas së cilës, makinat e regjistruara në Kosovë dhe në Serbi duhet të vendosin letra ngjitëse mbi simbolet shtetërore në targat e makinave kur të kalojnë në territorin e njëra-tjetrës.

“Së bashku e kemi bërë të qartë se dialogu është forum në të cilin të dyja palët, si të barabarta, duhet të punojnë për të zgjidhur dallimet e tyre dhe për të normalizuar marrëdhëniet, në mënyrë ideale përmes një njohjeje reciproke”./Rel/

Continue Reading

Kosovë

Dëshmitari nga Specialja: Ne kemi pritur të mblidhen prova për ata që masakruan familjen Jashari e jo për Adem Jasharin

Published

on

Për dy ditë me radhë u dëgjua dëshmia e gazetarit Halil Berisha në Dhomat e Specializuara të Hagës.

Berisha i është përgjigjur në pyetjet e prokurorisë pse është me rëndësi për publikun që të publikohet artikull se janë kërkuar dokumente për Hashim Thaçin, Adem Jasharin, Sami Lushatkun dhe të tjerët.

“Ne kemi pritur që të mblidhen prova për ata që masakruan e vranë edhe fëmijët e familjes Jashari, e jo për Adem Jasharin.

Kjo ka qenë e çuditshme dhe nuk kemi pritur. Për këtë si gazetarë kemi menduar se është në interes të publikut me u raportu pse po kërkohen fakte tani për Adem Jasharin”, ka thënë Berisha.

Continue Reading

Aktuale