Connect with us

Kosovë

Gazetarët sërbë kërkojnë përkthim në seancat e Kuvendit të Kosovës

Published

on

Mossigurimi i përkthimit për gazetarët serbë gjatë seancave të Kuvendit të Kosovës, nëse në sallë nuk ka asnjë deputet nga radhët e komunitetit serb, paraqet mosrespektimin e Ligjit mbi Dygjuhësinë, diskriminim dhe shkelje të Kushtetutës së Kosovës, sipas së cilës gjuha serbe konsiderohet gjuhë zyrtare në Kosovë.

Kjo është dëgjuar në një panel mbi mosrespektimin e gjuhës serbe në Kuvendin e Kosovës, që në kuadër të projektit “Krijimi i Kosovës dygjuhësore”, e kishin mbajtur organizata joqeveritare “Aktiv” dhe Zyra e Komisionerit për Gjuhë, e që u mbajt nën patronatin e Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë, në Prishtinë.

Mbi dy vjet, gjatë seancave të parlamentit kosovar, shkëputet e drejta në gjuhën serbe atëherë kur sallën e braktis edhe deputeti i fundit serb, me çka gazetarëve të redaksive në gjuhën serbe u shkurtohet mundësia t’i përcjellin seancat parlamentare.

Kryeredaktorja e portalit “GracanicaOnline”, Anđelka Ćup shtroi pyetjen se çfarë do të thotë ky shkurtim i përkthimit dhe vendimi i kujt është kjo.

“Unë nuk jam juriste, por nëse kjo është e shkruar në ndonjë dokument, e këtu janë personat që merren me Ligjin mbi përdorimin e gjuhëvee, mua më duket se është shkelje e drejtpërdrejt e Kushtetutës dhe Ligjit mbi përdorimin e gjuhës në institucionin që do të duhej mbrojtësi më i madh i të gjitha ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës”, ka theksuar  Ćup.

Anëtari i Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit, Sami Kurteshi ka rikujtuar obligimin kushtetues për dygjuhësi, por edhe në kaptinën 17, nenin 78 dhe 79 të Rregullores mbi punën e Kuvendit prej para nëntë vitesh, që është ende në fuqi.

“Mbledhjet, gjegjësisht seancat e Kuvendit dhe komisioneve parlamentare mbahen në gjuhën shqipe dhe serbe dhe sigurohet përkthimi, sipas nevojës, vëreni! Sipas nevojës! Kjo thuhet në atë fjali”, ka thënë Kurteshi.

Bruno Neziraj, përfaqësues i Shoqatës së përkthyesve dhe interpretuesve „Poligloti“ foli për cilësinë e përkthimeve jo vetëm atyre simultane gjatë seancave dhe takimeve, por edhe të dokumenteve dhe ligjeve ku gjatë përkthimit ka shumë gabime që nuk mund të neglizohen.

“Përktheysve u jepen afate jashtëzakonisht të shkurtra, të përcjella me presion për t’u ngutur dhe kur përkthyesit u thonë se kjo nuk bëhet ashtu, kryesisht marrin përgjigjen: ‘Ti vetëm përkthe, mos u brengos për cilësi”. Kjo është arsyeja pse kemi përkthime të dobëta, që vërehet në Kuvend dhe në institucionet e tjera”, ka spjeguar Neziraj.

Arta Pllana, përfaqësuesja e Zyres së Komisionerit për Gjuhë ka rikujtuar se disa herë kishte reaguar kundër shkeljes së Ligjit mbi përdorimin e gjuhëve në institucionet publike, por se në shumicën e rasteve, nuk kishte përgjigje adekuate. Ajo i ka inkurajuar gazetarët të vazhdojnë të shkruajnë e raportojnë për të gjitha rastet e mosrespektimit të Ligjit për Gjuhën dhe ka rikujtuar se përkthim në Kuvendin e Kosovës nuk pati kur Lista Serbe vendosi të braktis parlamentin.

“Nëse nuk e kemi Listën Serbe në Kuvend, e i kemi gazetarët që duan ta marrin informatën në gjuhën e tyre, pse është e nevojshme që në Rregullore të shkruajë ‘vetëm në raste të caktuara dhe kur për këtë ka nevojë’, a nuk duhet që gazetarët gjithnjë t’i kenë informatat?”, theksoi Pllana.

Rian Beka, përfaqësues i Institutit Kombëtar Demokratik, i cili mbikëqyr punën në hartimin e Rregullores së re të Kuvendit, me qëllim të punës së tij më funksionale, thotë se rregulloren e propozuar e pret leximi i dytë në Kuvend, e pastaj vjen miratimi i tij.

“Rregullorja thotë se puna në Kuvend zhvillohet në gjuhën serbe, shqipe dhe në gjuhët e tjera sipas nevojës dhe përkthimi sigurohet sipas nevojës. Shtrohet pyetja, nevojës së kujt? Ky interpretim, që është dhënë nga Sekretariati i Kuvendit, është faktor që përcakton praninë fizike të deputetit që flet serbisht. Mendoj se ky është një interpretim i gabuar. Nëse lexohet në tërësi, kjo dispozitë spjegon se si opsion ofrohen gjuhët tjera, ndërkohë që shqipja dhe serbishta nuk janë opsionale, por të obligueshme”, spjegoi Beka.

Redaktorja e portalit “Gračanica Online”, Anđelka Ćup ka theksuar se gazetarët serbë por edhe qytetarët që presin informata nga ta rreth vendimeve të rëndësishme, sikur ishte miratimi i paradokohshëm i Platformës për negociata dhe Rezolutës mbi gjenocidin, me shkurtimin e përkthimit gazetarët serbë, në kuptimin e plotë të fjalës, ishin të diskriminuar.

„A do të thotë se të gjitha deputetët tjerë nuk janë deputetë, tani dhe (athua) qytetarë të kujt jemi ne? Kam menduar se pas dhënies së betimit, të gjithë 120 deputetë, janë deputetë të të gjithë qytetarëve. Ajo që brengos shumë është se po dërgohet një porosi e keqe”, tha Ćup.

Ajo precizoi se komuniteteve pakicë po u përçohet porosia se ato kanë ata dhjetë deputetë dhe se deputetë tjerë nuk kanë.

“Nuk e kuptoj pe këtu aq shumë potencohet prania e Listës Serbe. Ç’do të ndodhte po të mos hynin në Kuvend, apo të mos ekzistonin fare? Nëse vec po flasim për integrimin e pakicave, dijeni se qytetarët nuk duan që nga një shoqëri më e mirë të integrohen në një shoqëri më të keqe dhe këtë kurrë s’do ta bëjnë, por se çdokush do që të integrohet në diç më mirë, e kjo varet nga respektimi i ligjit, pos tjerash”, ka përfunduar Ćup.

Ndaj këtyre vërejtjeve pasuan reagimet e deputetit të tashëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ndryshe ish mbrojtësit të qytetarëve, Sami Kurteshi, i cili pyeti pse atëherë serbët thirren në Kushtetutën e Kosovës, kur kanë votuar kundër saj, duke shtuar se ai personalisht nuk është deputet i të gjithë qytetarëve të Kosovës.

“Unë fatkeqësisht nuk jam deputet i të gjithë qytetarëve të Kosovës, asnjë votë nuk e kam marr në Stanishor dhe Shilovë. I fitova votat nga shqiptarët në Istok që nuk i njoh, për këtë arsye unë nuk jam  deputet i gjithë qytetarëve, fatkeqësisht”, ka theksuar Kurteshi.

Pasoi përgjigjja e gazetares Anđelka Ćup.

“Po e përsëris, mendoja se të gjithë 120 deputetët, (janë) deputë të të gjithë qytetarëve të Kosovës, dhe nuk di kush dhe për kë ka votuar, nëse fare ka votuar. Derisa mbahen seancat e Kuvendit, ne nuk kemi përkthim, e përkthyesi rri brenda. Ne gjithsesi do të vazhdojmë të raportojmë, e hapi ynë i ardhshëm është që nga ajo teracë ‘ku po na mbajnë’ zëshëm të kërkojmë përkthimin, edhe me çmimin e përjashtimit nga seanca”, ka thënë Ćup.

Gazetarët e redaksive serbe, përkundër drejtimit të përditshëm tek kompetenët, nuk po arrijnë që në Kuvendin e Kosovës t’ju sigurohen kushtet normale për punë. Po ashtu në njoftimet e Policisë së Kosovës, që janë vetëm në gjuhën shqipe, sikur edhe në Ministrinë e Kulturës, Ministrinë për Integrime Europiane dhe të Punëve të Jashtme, Ministrinë e Ambientit, Ministrinë e Financave.

Në kabinetin e kryeministrit dhe në kryesinë e Kosovës, situata është mjaft e kënaqshme, mëqë përkthimi është i siguruar, e edhe njoftimet vijnë në të dy gjuhët zyrtare.

Gračanica Online – Ivan Miljković

 

https://www.kosovalive360.com/dygjuhesia-me-rendesi-vetem-per-gazetaret-serbe-e-shoqerine-civile/

 

Continue Reading

Kosovë

Voton Kryeministri Kurti, zotohet se do të punojë në fuqizimin e komunave

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka hedhur votën e tij.

Kurti ka thënë se si qytetar i Kosovës ka shfrytëzuar të drejtën për të votuar.

“Si qytetar i Republikës posa ushtrova të drejtën për të votuar në këto zgjedhje të lira. Qytetarët në Kosovë sot vendosin se kush do të vendos, përcaktohet se kush do të jenë udhëheqësit e tyre. Inkurajoj të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë këtë moment demokracie”, tha Kurti para mediave.

Gjithashtu, Kurti u zotua që së bashku me Qeverinë do të punojë në fuqizimin e komunave.

“Si kryeministër unë bashkë me qeverinë tonë do të punojë në fuqizimin komunave. 4 vite të mbara, të mira i presin qytetarët anekënd Kosovës ku ata jetojnë dhe punojnë”, deklaroi ai.

Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00, dhe qytetarët kanë të drejtë të votojnë deri në ora 19:00.

Continue Reading

Kosovë

KFOR-i largohet nga pika kufitare në Jarinje (Video)

Published

on

Tashmë edhe zyrtarisht janë larguar nga pika kufitare në Jarinje, trupat e KFOR-it, pas qëndrimit të tyre dyjavor, si rezultat i zhvillimeve që ndodhën me masën e reciprocitetit me targat.

Në këtë zonë nuk janë parë madje as rrugës prezencë të trupave ndërkombëtare të NATO-s.

Detaje më të zgjeruara nga gazetari Besnik Tahiri.

Continue Reading

Kosovë

Vidhet kasaforta me para në xhaminë e Rahovecit

Published

on

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në një xhami në Rahovec.

Policia njofton se persona të panjohur kanë depërtuar brenda xhamisë dhe kanë vjedhur kasafortën me para.

Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti po hetohet.

Njoftimi i plotë i Policisë:

VJEDHJE E RËNDË/Rahovec 16.10.2021 – 02:25. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar në brendinë Xhamisë dhe kanë vjedhur një kasafortë me para. Rasti është duke u hetuar.

Continue Reading

Aktuale