Connect with us

Lajme

DW: Pritjet nga qeveria e re greke për Marrëveshjen e Prespës

Published

on

Zgjedhjet parlamentare në Greqi e fitorja bindëse e Demokracisë së Re të Kyriakos Mitsotakisit janë ndjekur me shumë interes në Maqedoninë e Veriut. Po si do të reagojë qeveria e re greke ndaj Marrëveshjes së Prespës?

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i ka uruar fitoren kryeministrit të sapozgjedhur grek Kyriakos Mitsotakis: “Zhvilluam bisedë telefonike me zotin Mitsotakis, kryetar i Demokracisë së Re dhe kryeministër i ri i fqinjit tonë, Greqisë. E urova për fitoren e zgjedhjeve dhe i dëshirova prosperitet Greqisë dhe populllit të tij. Shprehëm shpresë për bashkëpunim të mëtejshëm midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë”, ka deklaruar kryeministri  Zoran Zaev.

Nano Ruzhin: Marrëveshjet ndërkombëtare duhen respektuar

Ish-diplomati, Nano Ruzhin thotë, se edhe me ardhjen e Mitsotakisit në pushtet, Marrëveshja e Prespës nuk rrezikohet, gjegjësisht kjo marrëveshje nuk mund të anulohet dhe revidohet. Sipas tij marrëveshjet ndërkombëtare  duhet të respektohen dhe ato nuk mund të anulohen njëanshëm. “Mitsotakis para disa ditëve tha, se praktikisht tanimë është e pamundur të anulohet Marrëveshja e Prespës. Marrëveshjet ndërkombëtare nuk mund të anulohen njëanshëm. Edhe nëse anulohen, do të duhej pajtim i të dy palëve, por kjo praktikisht nuk mund të ndodhë. Pa marrë parasysh se kush është në qeveri në të dyja vendet, anulimi i marrëveshjes nuk ka mundësi të ndodhë, sepse kjo ka mbështetje të fuqishme edhe nga faktori i jashtëm”, është shprehur eksperti Nano Ruzhin.

Probleme mund të dalin gjatë zbatimit të marrëveshjes

Sipas analistit politik Naser Zyberi, fitorja e Demokracisë së Re në Greqi do të reflektohet edhe tek Marrëveshja e Prespës pa marrë parasysh se ajo ka garanci ndërkombëtare. Nisur nga fakti që Demokracia e Re e ka kundërshtuar nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, mbetet  të shihet, se si do të vendosë kryeministri Mitsotakis. “Paralajmërimet e para janë se ai do ta respektojë Marrëveshjen, sepse është akt prapa të cilit qëndron autoriteti i shtetit grek dhe jo vetëm i një strukture qeverisëse të çastit, por mund të hapen probleme në fazat e zbatimit të saj tek të dyja palët.Vetë marrëveshja ka parashikuar mundësinë e lindjes së këtyre mosmarrëveshjeve, por edhe të zgjidhjes së tyre. Në Nenin 19 të Marrëveshjes  thuhet se nëse mes palëve lind kontest në interpretimin e normave të Marrëveshjes së Prespës, atëherë palët do të mundohen bashkërisht t’i zgjidhin, nëse jo, do t’i drejtohen sekretarit të OKB-së. Dhe në qoftë se edhe në atë rast nuk mund të zgjidhet problemi, atëherë palët kanë të drejtë t’i drejtohen gjykatës ndërkombëtare”, vlerëson analisti Naser Zyberi.

Nikovski: Fat që në qeverinë e re nuk ka parti ekstremiste

Për ish-diplomatin Risto Nikovski  në konstelacionin e ri të krijuar në Greqi pas përfundimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare vlen të theksohet fakti se Mitsotakis është në pozicion ta formojë vetë qeverinë, pa pasur nevojë që në të të ketë partnerë koalicioni, që ndoshta do të paraqiteshin si më rigoroz  ndaj çështjes me Maqedoninë e Veriut. “Është më se reale që Mitsotakis të formojë qeveri të vetën, do të mund të mbështetet në forcat e veta pa u varur nga partnerë të tjerë eventual qeverisës, fakt ky që për Maqedoninë e Veriut është në favor. Këtë e them sepse përfshirja eventuale e ndonjë partneri të koalicionit nga e djathta ekstreme do të mund të paraqiste rrezik për Marrëveshjen e Prespës. Pas përfundimit të zgjedhjeve në Greqi, nëse tek ne ka zgjedhje dhe varësisht se kush mund të fitojë do të mund të ketë trazira politike sa i përket realizimit të tërësishëm të Marrëveshjes së Prespës”, thekson Nikovski.

Neziri: Konventa e Vjenës mbron marrëveshjet bilaterale

Për analistin politik Xhelal Neziri, Marrëveshja e Prespës nuk është vetëm një copë letre e nënshkruar nga dy partitë e krahut të majtë SYRIZA nga pala greke  dhe LSDM nga pala maqedonase, por është një marrëveshje dypalëshe ndërmjet dy shteteve të pavarura, nën patronazhin e OKB dhe me angazhim të fortë të Brukselit dhe Uashingtonit. “Qeveria e re greke e udhëhequr nga Demokracia e Re e Kyriakos Mitsotakis nuk mund ta kthejë prapa procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë që qëndron mbi implementimin e Marrëveshjes. Konventa e Vjenës për Ligjet dhe Traktatet është e qartë se një tërheqje e njëanshme e nënshkruesve nga marrëveshjet bilaterale është pothuajse e pamundur. Nëse ndodh kjo nga pala greke, gjë që nuk besoj, atëherë pasojat për Greqinë do të ishin të mëdha për shkak të shkeljes të së drejtës ndërkombëtare”, nënvizon Xhelal Neziri.

 

https://www.dw.com/sq/shkup-pritjet-nga-qeveria-e-re-greke-p%C3%ABr-marr%C3%ABveshjen-e-presp%C3%ABs/a-49515375?maca=alb-rss-alb-polbota-3238-rdf

Continue Reading

Lajme

Maqedonia, Bullgaria dhe Shqipëria sot nënshkruajnë memorandumin trepalësh për Korridorin 8

Published

on

By

Maqedonia, Bullgaria dhe Shqipëria sot nënshkruajnë memorandumin trepalësh për Korridorin 8

Maqedonia, Bullgaria dhe Shqipëria do të nënshkruajnë memorandumin trepalësh që do të nënshkruhet sot në Sofje.

Sipas njoftimeve nga kabineti i ministrit të Transportit, Blagoj Boçvarski po udhëton sot në Bullgarinë fqinje.

Ky memorandum është për përfundimin e Korridorit 8 dhe sipas qëllimit të deklaruar është përcaktimi i gatishmërisë së tre vendeve për planifikim afatgjatë dhe zhvillim të koordinuar të Korridorit 8 me fokus në projektet që janë me rëndësi më të madhe për rajonin dhe gatishmërinë për të zbatuar masat për transport të shpejtë dhe të pandërprerë të mallrave në pikat kufitare./Telegrafi/

Continue Reading

Lajme

Tërmeti me magnitudë 6.1 shkund Greqinë/ Lëkundjet ndjehen deri në Egjipt e Izrael

Published

on

By

Tërmeti me magnitudë 6.1 shkund Greqinë/ Lëkundjet ndjehen deri në Egjipt e Izrael

Një tërmet i fortë ka shkundur mëngjesin e sotëm Greqinë ndërsa është ndjerë edhe në disa shtete të tjera.

Tërmeti ra 156 kilometra në juglindje të ishullit Karpathos në Greqi dhe ishte me magnitudë 6.1 i shkallës Rihter. Thellësia ishte 66.3 kilometra nën tokë.

Lëkundjet e forta u ndjenë edhe në ishullin e Kretës, që javët e fundit është tronditur nga disa tërmete. Ky tërmet është ndjerë edhe në Egjipt e Izrael, kanë raportuar mediat e këtyre vendeve.

Continue Reading

Kosovë

Vërtetohet pafajësia e ish-ministres së Kosovës

Published

on

By

Vërtetohet pafajësia e ish-ministres së Kosovës

Kolegji penal i Gjykatës së Apelit të Kosovës ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke liruar nga akuza ish-ministren Meliza Haradinaj Stublla pasi që nuk është vërtetuar se e njëjta e kryer veprën penale mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare.

Ndaj aktgjykimit të lartcekur, ka paraqitur ankesë Prokuroria Themelore në Prishtinë, duke i propozuar kolegjit penal të Gjykatës së Apelit të Kosovës, që ankesa të aprovohet, ndërsa çështja penale t’i kthehet gjykatës së shkallës së parë në rigjykim.

Kolegji penal i Gjykatës së Apelit të Kosovës pas shqyrtimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe vlerësimit të pretendimeve ankimore, ka konstatuar se ankesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë është e pabazuar, pasi që aktgjykimi i lartcekur i Gjykatës së Themelore në Prishtinë, nuk është përfshirë në asnjë shkelje ligjore, për faktin se nga provat e administruara nuk është vërtetuar se e akuzuara Haradinaj -Stublla, ta ketë kryer veprën penale për të cilën ishte akuzuar, andaj edhe me të drejtë është liruar nga akuza./21Media

Continue Reading

Aktuale