Connect with us

Bota

Cila do të ishte përgjigjja e Rusisë ndaj një konflikti të SHBA-Iran?!

Published

on

ANALIZË

Cila do të ishte përgjigjja e Rusisë ndaj një konflikti të SHBA-Iran?

Ndërhyrja e shpejtë ushtarake e Rusisë në vitin 2015, për të ruajtur regjimin sirian të Bashar Al-Asadit, duhet t’i bëjë politikëbërësit amerikanë të jenë të kujdesshëm ndaj një lufte të mundshme me Iranin, e cila do të zgjerohej në Irak, Siri, Liban, Izrael dhe Gjirin Persik.

Siç shkruan ish-sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerri në kujtimet e tij, Rusia nuk i dha administratës Obama “asnjë shenjë të asaj, që pritej të ndodhte” në Siri. Ndërhyrja e mundshme e një fuqie të madhe rivale bërthamore, që ka tentuar të destabilizojë Shtetet e Bashkuara përmes ndërhyrjes në zgjedhjet e saj, por edhe me mjete të tjera të fshehta, sigurisht që do të ndikonte shumë në një konflikt me Iranin.

Një ndërhyrje e tillë, ka gjasa që të ndodhë në formën e tregtisë të fshehtë të armëve, por mund të përfshijë gjithashtu dislokimet e hapura ushtarake – si në Siri – nëse Irani e kërkon këtë, dhe nëse Rusia e sheh me shqetësim përpjekjen e SHBA-së për të imponuar me forcë ndryshimin e regjimit

Nga pikëpamja ruse, Irani shërben si një pengesë e vlefshme gjeostrategjike ndaj dominimit amerikan në Lindjen e Mesme, dhe aftësisë së SHBA-së për të ndikuar më tej mbi çmimet globale të naftës dhe gazit në dëm të Rusisë. Ndërkohë, Irani kufizon aftësinë e SHBA-së për të rishpërndarë burimet e saj, me synim ushtrimin e presionit ndaj Moskës, për t’u bërë pjesë e rendit ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA-ja.

Rritja e ndikimit rus në Lindjen e Mesme përtej Sirisë, është demonstruar si më alarmues, që nga shitja tek Turqia e sistemit anti-raketor S-400. Ky sistem, përbën një kërcënim të mundshëm, edhe për avionët më të përparuar ushtarakë amerikanë.

Ka raporte se Rusia synon t’ja shesë këtë sistem edhe Iranit. Edhe Katari është angazhuar në bisedime me Rusinë muajt e fundit, për blerjen e mundshme të këtij sistemi. Ndërkohë Moska ka mbrojtur furnizimin me raketa balistike nga Irani për rebelët Huthi në Jemen, që i kanë përdorur ato për të goditur objektiva në territorin e Arabisë Saudite.

Në një intervistë të kohëve të fundit, Rusllan Mamedov, Koordinator i Programit për Lindjen e Mesme në Afrikën e Veriut në Këshillin e Çështjeve Ndërkombëtare Ruse, tha se Rusia dëshiron të shmangë një përplasje me Shtetet e Bashkuara mbi Iranin.

Megjithatë, Moska dëshiron që Bashkimi Evropian të mbajë premtimin për vënien në punë të sistemit INSTEX, që do t’i mundësojë kompanive evropiane shmangien e sanksioneve amerikane kundër Iranit. Mamedov e përshkroi INSTEX, jo vetëm si një mënyrë të mundshme për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore të Iranit, por gjithashtu edhe si një fillesë të fundit të hegjemonisë amerikane mbi sistemin financiar botëror.

Rusia ka interesa të ndryshme nga Irani, vuri në dukje ai. Ajo dëshiron një “ushtri të qëndrueshme, laike dhe të forte” siriane, dhe jo një forcim të milicive të mbështetura prej Iranit në Siri, Liban apo Irak. Mamedov theksoi se Rusia po përfiton nga sanksionet e Shteteve të Bashkuara kundër Iranit, për shkak se sa më të kufizuara të jenë burimet e Iranit, aq më i vogël është kapaciteti i tij për të ruajtur ndikimin e vet në Siri.

Nga sanksionet, përfitojnë ndërkohë edhe kompanitë ruse të naftës. Nga ana tjetër Mamedov, thotë se edhe pse ekzistojnë dallime midis objektivave ruse dhe atyre iraniane, destabilizimi i Iranit nuk është në interesin e Rusisë.

Një Iran i qëndrueshëm, përbën një problem serioz për Rusinë jo vetëm në Lindjen e Mesme, por edhe në Kaukaz dhe Afganistan. Mamedov tha se Rusia i kupton dhe respekton interesat e Izraelit përkundrejt Iranit në Siri, megjithëse goditja nga Izraeli e një avioni ushtarak rus mbi hapësirën ajrore siriane në shtatorin e vitit 2018, shkaktoi tensione mes 2 vendeve.

Është e qartë se Rusia, ka interes të zhdukë tensionet midis Iranit dhe Izraelit. Por nëse shpërthen një konflikt ushtarak në shkallë të gjerë midis 2 vendeve, Moska mund të “rishqyrtojë reagimin e saj”. Stefën Blenk, ekspert mbi çështjet ruse në Kolegjin e Luftës së Ushtrisë Amerikane, thotë se zyrtarë të caktuar amerikanë, janë të interesuar në përmbysjen e qeverisë aktuale të Iranit.

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara, kanë dalë tashmë në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja mbi programin bërthamor, që është në prag të shpërbërjes së plotë, teksa Uashingtoni po zgjeron sanksionet, dhe Irani po vazhdon pasurimin e uraniumit dhe aktiviteteve të tjera të lidhura me të, përtej kufizimeve që dikton marrëveshja.

Politikëbërësit amerikanë, duhet ta kenë parasysh se çdo përpjekje më agresive për të shkuar drejt një përballje të plotë me Iranin, duke pasur parasysh përvojat e luftërave të mëparshme, mund të zgjerohet përtej kontrollit të SHBA-së, për të përfshirë edhe rivalët bërthamore si Rusia.

BURIMI: https://lobelog.com/russias-potential-response-to-a-u-s-iran-conflict/

Continue Reading

Bota

Egjipt: Edhe një grua tjetër mbytet nga peshkaqeni

Published

on

Një grua tjetër është vrarë nga një peshkaqen në brigjet e Detit të Kuq të Egjiptit.

Trupi i një turisteje rumune rreth të dyzetave, u gjet pranë resortit të Hurghadas, vetëm disa orë pas një sulmi tjetër fatal ndaj një gruaje austriake 68-vjeçare.

Të dy sulmet ndodhën 600 metra larg njëri-tjetrit, në brigjet e Sahl Hasheesh.Guvernatori i zonës, Amr Hanafi, ka lëshuar një urdhër për të pezulluar të gjitha aktivitetet në brigjet përreth sulmeve.

Të gjitha aktivitetet detare janë ndaluar, duke përfshirë zhytjet, lundrimin dhe peshkimin me anije.

Sulmet e peshkaqenëve janë të rralla në zonë, me incidentet e fundit që besohet të jenë të parat që nga viti 2020.

Gruaja austriake kishte qenë duke notuar kur u sulmua, me peshkaqenin që ia këputi një këmbë dhe një krah, raporton SkyNews.

Ajo mezi ishte gjallë në kohën kur mbërriti në një spital aty pranë dhe vdiq pak më pas, sipas një zyrtari shëndetësor egjiptian.

Hurghada, një qytet turistik i cili shtrihet rreth 25 milje përgjatë bregut të Detit të Kuq të Egjiptit, është veçanërisht i njohur për zhytjet në skuba.

Sulmet vijnë pasi resorti u hap pas izolimit nga pandemia e koronavirusit.

Continue Reading

Bota

Turqit ndalojnë një anije me grurë, të cilën rusët ua kishin vjedhur ukrainasve

Published

on

Autoritete doganore turke kanë ndaluar një anije mallrash ruse e cila transportonte grurë, të cilin më herët Ukraina e kishte raportuar të vjedhur, thekson ambasadori i Ukrainës në Turqi.

“Kemi bashkëpunim të plotë. Anija tani është në hyrje të portit, duke u ndalur nga autoritetet doganore turke”, tha ambasadori Vasyl Bodnar për televizionin shtetëror ukrainas.

Nis shërbimi për pajisje më pasaportë dhe kartë identiteti për qytetarët shqiptarë rezident në Kandada

Ai tha se për fatin e anijes do të vendoset pas mbledhjes së organeve kompetente që do të mbahet nesër, të hënën.

/Ancnews.al/

Continue Reading

Bota

19 të vdekur në aksidentin e një autobusi në Pakistan

Published

on

Një autobus pasagjerësh rrëshqiti nga një rrugë malore dhe ra në një përroskë të thellë në një shi të dendur në Pakistanin jugperëndimor të dielën, duke vrarë 19 persona dhe duke lënduar 12 të tjerë, tha një zyrtar qeveritar.

Mahtab Shah, ndihmës administrator për rrethin e Shiranit në provincën Baluchistan, tha se rreth 35 pasagjerë po udhëtonin në autobus. Ai tha se punëtorët e shpëtimit po kërkonin për të mbijetuar në rrënojat e automjetit të shkatërruar dhe rrethinat.

Shah tha se me sa duket autobusi rrëshqiti në rrugën e lagësht mes shiut të dendur dhe shoferi humbi kontrollin e automjetit, i cili ra rreth 61 metra në përrua.

Aksidentet rrugore vdekjeprurëse janë të zakonshme në Pakistan për shkak të infrastrukturës së dobët rrugore dhe mosrespektimit të ligjeve të trafikut, si dhe automjeteve të mirëmbajtura keq.

Muajin e kaluar, 22 persona humbën jetën në një aksident të ngjashëm kur një autobus ra në një luginë në rrethin Qila Saifullah./REL

Continue Reading

Aktuale