Connect with us

Lajme

Ademi: Nuk jam i interesuar për reformë kozmetike, por për reformë thelbësore

Published

on

 

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi sot deklaroi se nuk është i interesuar për reformë kozmetike por për reformë thelbësore e bazuar në hulumtime dhe institucione kredibile.

“Ne duam reforma të bazuara në të dhëna, në hulumtime kredibile nga institucione kredibile. Për këtë arsye është kryer hulumtimi i sistemit arsimor për herë të parë në vend. Në punëtori në janar i shqyrtuam të gjitha rekomandimet dhe tashme kemi dy Draft-ligje që ishin dhe janë ende pjesë e diskutimit publik ku janë të përfshira të gjitha rekomandimet e Raportit të UNICEF dhe OECD, por edhe në linjën me atë që është paraparë në Strategjinë për arsim nga 2018-2025”, thotë ministri Ademi, i cili sot kishte mbajtur fjalim në debatin publik për vendosjen e Qendrave rajonale për arsim dhe trajnim profesional për shkollat e mesme.

“Nuk jam i interesuar për reformë kozmetike, por për reformë thelbësore, dhe tribuna e sotme është në këtë drejtim me partnerët që janë pjesë e proceseve reformuese në RMV, t’i zbatojmë reformat e ardhëshme, por reforma të bazuara në të dhëna, dhe jo perceptime. Dhe kjo ndodh për herë të parë këtë vit”, tha Ademi.

https://www.botasot.info/maqedonia/1120283/ademi-nuk-jam-i-interesuar-per-reforme-kozmetike-por-per-reforme-thelbesore/

 

Continue Reading

Lajme

Taravari: Me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është bërë shtet i sigurt

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, thotë se me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është shtet i sigurt dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit.
Në Facebook ai shkruan se RMV si anëtare e NATO-s jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore.
“Më 27 mars të vitit 2020, Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtare më e re në NATO. Nga ky moment RMV, si pjesë e Aleancës më të fuqishme Veriatlantike, është shtet i sigurtë dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit të vendit. RMV, si anëtare e NATO-s, jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore. Agresioni rus kundër Ukrainës duke rrezikuar sigurinë globale, edhe njëherë dëshmoi se duke qenë pjesë e NATO-s, qytetarët tanë dhe vendi janë të mbrojtur nga ana e aleancës së shteteve më të fuqishme në botë”.
“Aleanca për Shqiptarët kishte fatin që të kontribuojë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. ASh me dinamikë dhe seriozitet të njëjtë do të japë kontributin politik dhe programor në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE së bashku me sfidat e ndryshimeve kushtetuese që janë parakusht dhe objektiv parësor i anëtarësimit të vendit në BE”, ka shkruar Taravari me rastin e 3 vjetorit të anëtarësimit të RMV-së në NATO.

Continue Reading

Lajme

Anëtarë te Besës nga Gostivari kalojnë në ASH

Published

on

By

Katër anëtarë nga Lëvizja BESA nga Gostivari, sonte kanë kaluar në ASH. Kjo është dëshmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku ata shihen bashkë me kryetarin e ASH, Arben Taravari ku i shoqëron edhe kryetari i Degës së ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija.
Fotografia të cilën e ka publikuar Abdija mbanë shkrimin “Aleanca për Shqiptarët çdo ditë po forocohet”.
Ky kalim kalim i katërshes, e cila ka qenë në krye të BESËS në Gostivar, është festuar me një kafe të përbashkët.
Ndryshe, jo zyrtarisht ditëve në vazhdim pritet edhe anëtarë dhe  simpatizantë të tjerë nga Lëvizja Besa në Gostivar të kalojnë në ASH.

Continue Reading

Lajme

Anëtarë te Besës në Gostivar kalojnë në ASH

Published

on

By

Katër anëtarë nga Lëvizja BESA nga Gostivari, sonte kanë kaluar në ASH. Kjo është dëshmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku ata shihen bashkë me kryetarin e ASH, Arben Taravari ku i shoqëron edhe kryetari i Degës së ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija.

Fotografia të cilën e ka publikuar Abdija mbanë shkrimin “Aleanca për Shqiptarët çdo ditë po forocohet”.
Ky kalim kalim i katërshes, e cila ka qenë në krye të BESËS në Gostivar, është festuar me një kafe të përbashkët.
Ndryshe, jo zyrtarisht ditëve në vazhdim pritet edhe anëtarë dhe  simpatizantë të tjerë nga Lëvizja Besa në Gostivar të kalojnë në ASH.

Continue Reading

Aktuale