Connect with us

Lajme

Konkursi për 600 policët “përplas” partnerët LSDM dhe BDI

Published

on

Konkursi i shpallur në muajin Qershor për pranimin e rreth 600 policëve në MPB, ka hapur debat të ri mes partnerëve të koalicionit qeveritar. Debati është ashpërsuar sidomos në ditën e sotme, pas zhvillimit të testeve fizike në poligon me kandidatët e rinj për policë.

Jozyrtarisht in7 mëson se përplasje verbale ka pasur mes BDI-së dhe LSDM-së, të cilët nuk mund të bien dakord për numrin e policëve shqiptarë që do të duhet të pranohen nga ky konkurs.

Secili subjekt dëshiron numër më të madh për vete, ndërsa oponencë BDI-së në mënyrë të tërthortë i bën edhe Alternativa e Afrim Gashit, të cilët duan të sigurojnë një numër të konsiderueshëm për simpatizantët e tyre. Me këtë kartë LSDM-ja provon t’ia ulë pazarin BDI-së së Ahmetit.

Debati është ashpërsuar edhe brenda për brenda Ministrisë për Punë të Brendshme, ku tashmë për një periudhë funksionojnë të paktën dy grupe, ajo e ministrit Spasovski dhe e dyta e zëvendësministrit shqiptar, Agim Nuhiu, shkruan in7.tv.

Pas testimeve të fundit, të dyja palët kanë rritur kërkesat përballë tjetrës, ndërsa siç thonë për in7 burime pranë MPB-së, ministri Spasovski dhe LSDM në hisen e tyre për numrin e policëve që duhet të pranohen, luajnë edhe në emër të votuesëve shqiptarë të tyre si dhe me të Alternativës.

Nga BDI-ja e Ahmetit tentojnë që përqindjen e policëve shqiptarë ta ndajnë në raport 4 – 1 – 1, ndërmjet partive shqiptare në pushtet, BDI, Alternativa dhe PDSH. Kjo e fundit nga ana tjetër tregohet më e heshtur në këtë raport.

Nga LSDM kërkojnë që numri policëve shqiptarë të mos ndahet vetëm mes partive shqiptare, por në të, të marrë hisen e vet edhe LSDM-ja, pasi siç thonë nga kjo parti, ata përfaqësojnë disa mijëra shqiptarë dhe e konsiderojnë veten si njëra nga forcat politike me më shumë mbështetje tek shqiptarët. Ata duan që numri të ndahet në raport BDI – LSDM, duke i përfshirë tek vetja edhe Alternativën dhe duke propozuar proporcionin 3 me 3.

Por edhe pse tentohet që debati të hidhet në rrafshin kombëtar, gjoja për përfaqësim të shqiptarëve, pjesë e “sherrit’ mes partnerëve kanë qënë sidomos kandidatët partiakë të të dyja subjekteve, disa prej të cilëve kanë kaluar më dobët në testimet e sotme./in7.tv/

 

 

Continue Reading

Lajme

Sela: Kemi duruar 20 vite dhe do të durojmë edhe dy ditë, e përfundimisht do e sjellim ndryshimin dhe fitoren e shqiptarëve

Published

on

By

Sela: Kemi duruar 20 vite dhe do të durojmë edhe dy ditë, e përfundimisht do e sjellim ndryshimin dhe fitoren e shqiptarëve

Kemi duruar 20 vite dhe do të durojmë edhe dy ditë, e përfundimisht do e sjellim ndryshimin dhe fitoren e shqiptarëve këtë në Maqedoninë e Veriut. Kështu tha kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela nga Tetova.

Sela tha se nuk do të mund gënjehet më tetovari dhe të gjithë shqiptarët me jetë dhe ambient jetësor kur 20 vite është punuar kundër jetës, kundër ambientit.

“Ke djegur kallamin ose tallat në liqenin e Strugës, ke prerë drurin në malësinë e Tetovës dhe në Kërçovë e gjetiu, e sot të dalësh dhe të thuash se ke plan për ambient jetësor, janë gjëra që nuk shkojnë njëra me tjetrën. Këto gjëra janë vetëm për të rikujtuar, se shqiptarët janë vetëdijesuar, janë ngritur në këmbë, Tetova është ngritur në këmbë, dhe ne do ta sjellim ndryshimin dhe fitoren”, tha Sela, duke shtuar se fitorja do të nis nga Struga dhe do të përfundojë në kryeqendër në Çair të Shkupit.

Sela u tha qytetarëve që e kanë humbur besimin te politika se edhe ata janë njësojë si ju.

“Por mos e humbini besimin tek politika, edhe ne e kemi humbur besimin te politika e keqe, mashtruese, manipulatore dhe shantazhuese që udhëhiqet nga BDI. Edhe ne jemi zhgënjyer nga ata, por nuk rrimë në shtëpi, ne dalim dhe e luftojmë këtë politik dhe u bëjmë thirrje dhe u zgjasim dorën hajdeni ta luftojmë bashkë këtë politik të keqe 20 vjeçare që na e ka vrarë shpresën”, deklaroi Sela.

Sela u bëri thirrje të gjithë qytetarët që të votojnë me ndërgjegje të pastër, për të dënuar edhe ato të cilët po i mbron qeveria dhe prokuroria për tragjedinë e ndodhur në Tetovë ku humbën jetën 14 qytetarë.

“Ngushëllim kanë nevojë ata njerëz, ata kanë nevojë të kenë njerëz pranë tyre që kujdesen dhe nuk i humbin aq lehtë kujtimin dhe ngushëllimin që duhen ta ketë dhe ngushëllimi dhe forma më e mirë do të ishte që më 17 tetor të dilni dhe të dënonin me votë, këta që i ruan shteti, sepse ndryshe bëheni bashkë fajtor me ata”, tha Sela.

Continue Reading

Lajme

Gashi: Sonte fillon faza e mbrojtjes së votës, kësaj radhe nuk lejojmë nëpërkëmbjen e vullnetit të shqiptarëve

Published

on

By

Gashi: Sonte fillon faza e mbrojtjes së votës, kësaj radhe nuk lejojmë nëpërkëmbjen e vullnetit të shqiptarëve

Afrim Gashi tha se është i bindur se Tetova ka vullnet për ndryshim dhe se ky ndryshim do të ndodhë më 17 tetor.

Gashi tha se fushata ka dy faza, e para me grumbullimin e votave dhe e dyta me mbrojtjen e votës.

“Sonte përfundon faza e grumbullimit të votave. Kemi bërë çmos këto 20 ditë që nga tubimi i parë në Shkup, kemi vizatuar gjitha komunat, kemi promovuar kandidatët më të mirë të mundshëm, kemi gjetur programet më të mirë, kemi gjetur zgjidhjet më të mira për komunat e tona që BDI i ka lënë 20 vite prapa. Sonte bie perdja, sonte fjalët e tona heshtin. Por sonte fillon një fazë shumë e rëndësishme, prej sonte fillon mekanizmi, të gjitha shtabet tona duhet të shndërrohen në fuqi që e mbrojnë votën”, tha Gashi duke shtuar se duhet konceptim për ruajtjen e votës.

“Mbrojta e votës nënkupton mbrojtje të vullnetit të shqiptarëve, andaj patjetër duhet ta mbrojmë. Kësaj here jam shumë i bindur se kemi marrë masat e duhura dhe do të dalim faqebardhë”, tha Gashi.

Continue Reading

Lajme

Vullnet Murseli: Nuk do të lejojmë që Tetova të vazhdojë të shkatërrohet

Published

on

By

Kandidati i opozitës shqiptare për komunën e Tetovës, Vullnet Murseli, nga tubimi qendror në Tetovë, tha se gjatë tre javëve të kaluara kanë vizituar çdo vendbanim, lagje dhe fshat në Tetovë.

“Njerëzit kanë nevojë për ndryshim edhe atë menjëherë, ne do ta sjellim atë ndryshim ngase tetovarët e meritojnë më të mirën. Kemi dëgjuar shumë halle, kemi parë shumë probleme, nuk mund të pranojmë që Tetova të vazhdojë të shkatërrohet”, tha Vullnet Murseli.

Ai tha se Tetovës do të ja kthejnë krenarinë, dinjitetin, do ta bëjën vendbanim për jetesë më të mirë.

“Ata kanë shpifur, na kanë sulmuar por ne kemi vazhduar të punojmë. Ne kemi ekipin më të mirë, programin më të mirë, e kemi përkrahjen e tetovarëve, të gjithë atyre që ja duan të mirën qytetit, pa marrë parasysh përkatësinë partiake dhe etnike”, shtoi më tej Murseli.

Ai tha se me fitoren e Tetovës do të fitohet e gjithë Maqedonia.

“Ju ka ardhur fundi dhe ata e dinë, prandaj bëjnë si të çmendur dhe dëshirojnë të përhapin frikë. Ne nuk kemi frikës e jemi në rrugën e krenarisë, në rrugën e fitores”, tha Murseli.

Continue Reading

Aktuale