Connect with us

Editorial

Bishti i këputur i fshesës së Zaevit!

Published

on

EDITORIAL

Bishti i këputur i fshesës së Zaevit

Menjëherë pas rrethit të parë të Zgjedhjeve Presidenciale të muajit Prill, në terminologjinë politike në Maqedoninë e Veriut, u shtua një fjalë pak a shumë e re politike. Fshesa. Fshesa e Zaevit. U quajt e tillë sepse ishte Kryeministri i vendit ai që e dha lajmin, tek shumica të shumëpritur, se pas përfundimit të zgjedhjeve do të fillojë të “pastrojë”. “Do të ketë pastrim. Dhe atë çfarë pastrimi” – paralajmëronte Zaev në tubimin e parë pas rrethit të parë të Zgjedhjeve Presidenciale. U paralajmërua se do të ketë ndryshime në të gjitha nivelet e qeverisjes, lokale e qëndrore, madje edhe brenda strukturave partiake.
Kaq mjaftoi që pothuajse në gjithë dyjavëshin e rrethit të dytë zgjedhor dhe periudhën pas zgjedhjeve, temë kryesore në të gjitha nivelet e shoqërisë, kafene, shkollë, administratë, gjyq, sport, bujqësi e ku mos, të jetë “fshesa e Zaevit”.
Më e gëzuar u duk opozita. Edhe shqiptare edhe maqedonase. Ajo maqedonase, jo sepse i shërbente një gjë e tillë, por sepse do të mund ta shiste këtë veprim të Zaevit si një arritje e tyre. Si një dështim të qeverisë dhe si goditje e opozitës dhe qytetarëve ndaj atyre që “e shitën emrin dhe identitetin”. Me një fjalë do të kishin me se të merreshin.
Tek opozita shqiptare ndryshonte. Pothuajse tek të dy partitë opozitare, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa, figura të ndryshme partiake filluan të kalkulojnë me pozicione politike qeveritare. Dikush fërkoi duart se më në fund do ti buzëqeshte fati dhe do të prekte drejtorllëkun apo pozitë më të lartë.
Sa e lehtë do të ishte, të hyje në qeveri pa zgjedhje. Madje edhe të nxirrje jashtë saj subjektin që për kaq shumë vite e ke luftuar politikisht, por nuk ia ke arritur qëllimit. Do të ishte fenomenale.
Por nuk ndodhi. Ëndrrat u prishën shpejtë.

Ta lëmë mënjanë këtë temë e ti rikthehemi “fshesës”. Ç’na solli ky paralajmërim i Zaevit?

Sot tek po shkruhet ky tekst, asgjë nuk ka ndryshuar. Veç ca fytyra të ndryshuara me tjera. Kur themi ca, flasim për aq sa mund ti numërosh me gishta.
U ndryshua i pari i Ministrisë së Kulturës dhe atë jo se dontë Zaevi, por sepse erdhi si vendim i imponuar, pas dorëheqjes së ministrit, Asaf Ademi. Në vend të tij erdhi një mjek, po nga partia e njëjtë, Hysni Ismaili nga Alternativa. Se ç’lidhje mund të ketë mjekësia me kulturën, këtë sigurisht më mirë e kanë menduar të parët e Alternativës dhe i pari i Qeverisë.
Ndryshim tjetër pak a shumë i imponuar ishte shkarkimi i Hazbi Likës. Arsyetimet se për muaj të tërë nuk ishte paraqitur në punë, nuk zënë vend sepse për këtë veprim të tijin, ai duhej të shkarkohej muaj më parë. Por, sipas ekspertëve, mungesa e guximit tek dy partnerët qeveritarë për të bërë këtë, solli në dukje një ide të re. Të shkrihej dikasteri që drejtohej nga Lika. U shua Sekretariati për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe u shtua një dikaster i ri, Ministria për Sistem Politik dhe Raporte mes Bashkësive. Kështu Lika nuk do shkarkohej dhunshëm, por do të duhej ti përshtatej një koncepti politik dhe të pranonte se pozita e tij u shkri. Mbeti pa pozitë.

Teksa si më i përfolur për shkarkim nga pozita ministrore ishte Sadulla Duraku nga Ambienti Jetësor, ndodhi ajo që më së paku pritej. Duraku u shpërblye për punën e bërë në Ministrinë e Ambientit Jetësor (Ekologjisë) dhe për aftësitë e tij drejtuese, për përvojën e tij politike dhe vizionin për të ardhmen e shtetit, u caktua në krye të ministrisë së re. Sadulla Duraku, sot drejton Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive.
Ka qënë emri më i debatuar në seancën ku diskutoheshin propozimet për ministrat e rinj. Pothuajse çdokush nga opozita, shqiptare e maqedonase, kritikonin në fjalimet e tyre propozuesin, Zoran Zaev. “Lojëra dhe mungesë guximi” – ishte kryesisht mendimi i opozitës për këto ndryshime.

Ç’ndryshime tjera u bënë?

Ministri i Bujqësisë, Lupço Nikollovski u largua për të marrë pozita drejtuese në parti dhe në vend të tij erdhi Trajan Dimovski. Duket më shumë si lëvizje taktike e Zaevit për të përforcuar subjektin e tij politik.
Ministrinë e lënë nga Sadulla Duraku, atë të Ambientit Jetësor do ta drejtojë një kuadër që vjen nga diaspora. Naser Nuredini, një biznesmen i suksesshëm shqiptar në Evropë. Pritjet prej tij janë të mëdha, por dorën në zemër frikën ia kemi. Rrethi ku do të punojë nuk ka të ngjarë fare me atë ku ka ndërtuar karierë deri tani. Jemi ende larg.
U shkarkua nga Ministria e Pushteti Lokal, Suhejl Fazliu, ministër i RDK-së së Vesel Memedit. Ky veprim shkaktoi nervozizëm tek ky i fundit, i cili i zhgënjyer nga sjellja e kryeministrit, ofroi dorëheqje nga pozita Nënkryetar i Kuvendit si dhe nga mandati i Deputetit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.
“Prapa Suhejl Fazliu qëndrojnë elits kombëtare dhe fetare” – theksoi në dy raste Memedi gjatë konferencës për shtyp ku njoftoi vendimet e tij. I zhgënjyer edhe nga, siç thoshte ai, pabesia e partnerëve e sidomos BDI-së, sqaronte se si politika shpesh shndërrohet në mjet për larjen e mëkateve. Të këqijat e bëra ndaj kombit dhe fesë nuk lihen pa u larë në këtë Botë dhe se shpesh nga veprat e padëshiruara të prindërve, dënimin apo pasojat i vuajnë fëmijët.
Dorëheqja e Memedit pritet të konstatohet në seancën e 9 Korrikut, por deri atëherë lutjet për tu bërë pishman e sidomos provokimet e shumta nga persona dhe tifozë të partive tjera, mund ta detyrojnë Vesel Memedin që të bëjë mbrapsht dhe ta tërheqë vendimin e tij.

Sidoqoftë, kaq ishin ndryshimet e bëra në këtë fazë. Fshesa e Zaevit vetëm këto emra dhe ministri arriti ti “pastrojë”.
Edhe pse flitej dhe aludohej gjatë kohë se Ministria e Arsimit do të jetë pjesë e këtij rikonstruimi qeveritar, kjo nuk ndodhi. Pritjet kanë qënë të mëdha edhe nga vetë anëtarë dhe funksionarë të partisë së drejtuar nga Zoran Zaev. Zëvendëministri i Arsimit dha dorëheqje menjëherë pas votimit të ministrave të rinj. Siç duket ka pritur më shumë nga Kryeministri i tij. Ndoshta shkarkimin e Arbër Ademit, për të cilin rëndojnë kritika se ka fituar titull shkencor në mënyrë të jashtëligjshme, dyshime për lidhje kontratash në katër sy, presion ndaj inspektorëve të arsimit për të mos i rënë prapa avancimeve shkencore në Universitetin Shtetëror të Tetovës e të tjera. Për reforma në arsim mos flasim. Apo për librat me shkrime skandaloze sa i përket shqiptarëve.
“Ndryshimet në arsim të cilat i kemi paralajmëruar, nuk i kemi realizuar. Pse është kjo kështu, ndoshta ju më mirë e dini” – ka thënë Petar Atanasovi, tani ish zëvendësministër i Arsimit në letrën drejtuar Kryeministrit, Zoran Zaev. Një letër me shumë mesazhe, por a thua se Zaev e ka marrë seriozisht?! Hë për hë nuk mund ta dimë.

Kryeministri paralajmëroi dje propozoi veten si Ministër të Financave në vend të Dragan Tevdovskit. Këtë funksion do ta drejtonte duke e mbajtur njëkohësisht edhe pozitën e Kryetarit të Qeverisë. Diçka që në Maqedoninë e Veriut ndodhte për herë të parë. Propozimi nuk mori dritë nga Komisioni Shtetëror për Luftim dhe Parandalim të Korrupsionit. Për shkak të konfliktit të interesave, Zaev nuk mund të ushtrojë paralelisht këto dy pozita të rëndësishme shtetërore. U tërhoq. Do të jetë vetëm ushtrues detyre, do të drejtojë më politikat financiare, por nuk do të nënshkruhet. Nënshkrimin do ta japë zëvendësja e ministrit, Shiret Elezi nga BDI-ja. Më në fund në krye të Financave të Shtetit është një shqiptar, do të thoshin nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Flitet se së shpejti do të nisë faza e dytë e “fshesës”. Në media raportohej se ka ngecje në këtë drejtim e sidomos në komunikimin midis partnerëve në Qeveri.
Se sa do të pastrojë kjo fshesë do të duhet të presim, por tani për tani flitet për pak drejtori e agjenci. Por, nëse analizojmë numrin e institicioneve në kuadër të pushtetit qëndror dhe atij lokal së bashku, mund të arrijmë në një numër rreth 1 mijë sosh.
Nga 1 mijë institucione të ndryshosh apo të pastrosh vetëm 4 ose 5 ministra dhe 4 apo 5 drejtori që tani për tani përfliten, atëherë “fshesa” e humb kuptimin. Në qoftë se nga gjithë ato insitucione nuk arrin të pastrosh as 1% të tyre, do të thotë se me fshesën diçka nuk është në rregull.

Efekti i momentit kur filloi të përdoret “fshesa” si koncept politik, u arrit. Dalja në rethin e dytë të Zgjedhjeve Presidenciale u rrit. Tek LSDM e rritën ata që nuk kishin punuar në rrethin e parë, nga frika se mos i merr fshesa si dhe ata që kanë shpresuar se me “fshesën” do të lirohet vend për to. Nuk mund të mohoet rritja e përqindjes së daljes së votuesëve shqiptarë. Kjo për arsye se opozita shqiptare, kush direkt e kush tërthorazi, nuk i ndalën votuesit e tyre të dalin në votime. Por kjo ishte efekt momental.

“Të flakësh tutje kalin pasi ta kalosh lumin”- i bie në gjuhën popullore ky veprim.

E për fshesën, çmund të themi? E përsërisim, sipas gjitha gjasave diçka nuk është në rregull.

Ndoshta bishtin e ka të këputur!

Redaksia, in7.tv

Continue Reading

Editorial

Po të ish kujdesur shteti për spitalin e Tetovës si për selinë e BDI-së, a do të kishim 14 viktima?

Published

on

Editorial në portalin Lideri.mk

Në Maqedoninë e Veriut janë mbajtur shumë protesta deri tani. Disa të qeta, disa teë dhunshme. Është sulmuar Qeveria, janë gjuajtur me ngjyra shumë ministri, por edhe institucione tjera, duke përfshi edhe selitë e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së. Policia herë ka intervenuar, e herë ka bë sehir. Sepse e drejta e protestës është e drejtë e garantuar me Kushtetutë. Mirëpo gjithçka ndryshon sa herë që shqiptarët duan të protestojnë te selia e BDI-së në Reçicë të Vogël. Kjo u vërejt edhe sot. E si mos ta parashtrojmë pastaj pyetjen se Pse selia e BDI-së mbrohet prej policisë si asnjë institucon tjetër në Republikën e Maqedonisë?
Pse selia e BDI-na qenka aq e rëndësishme për policinë, a e dini vallë përgjigjen në këtë pyetje? Pae shqiptarët e Maqedonisë janë aq të pambrojtur, kurse selia e BDI-së aq e mbrojtur nga forcat speciale?
A e keni parashtruar pyetjen se po të ish kujdesur shteti për spitalin e Tetovës si për selinë e BDI-së, a do të kishim 14 viktima? Duhet ta parashtrojmë këtë pyetje secili prej nesh. Kur ta kemi përgjigjen ndaj kësaj pyetje, atëherë gjërat do të jenë shumë më të qarta!/Lideri.mk/

Continue Reading

Editorial

Dëshira për pushtet të përjetshëm e Enver Pajazitit, rrezikon seriozisht Komunën e Bërvenicës

Published

on

By

Enver Pajaziti zyrtarisht ka nisur procedurën për grumbullimin e nënshkrimeve, që të kandidojë për mandatin e katërt radhazi në krye të Komunës së Bërvenicës. Por për dallim prej para 4 viteve kur pas tij u rreshtuan partitë më të mëdha shqiptare, kësaj radhe ai garon i vetëm. Partitë tjera shqiptare kanë nxjerrë ose janë në prag të nxjerrjes së kandidatëve për kreun e kësaj komune. Kjo “e nxjerr” jashtë loje Pajazitin, i cili edhe sipas anketave interne të bëra nga subjektet politike, nuk duket aspak favorit. Gara e fuqishme pritet mes Aleancës për Shqiptarët, e cila në dy ciklet e fundit del fituese në në këtë komunë dhe BDI-së, që ka hequr dorë tërësisht nga Enver Pajaziti, i cili në dy mandatet e para ishte kandidat i kësaj partie.

Situata paraqitet e favorshme për dy partitë maqedonase, VMRO dhe LSDM, të cilat mundohen që këtē komunë ta kthejnë në duar të maqedonasve. Dhe gara pritet të jetë e ngushtë, ashtu si në ciklet paraprake zgjedhore. Para 4 viteve, Aleanca për Shqiptarët megjithëse qëndronte mirë me përkrahje në këtë komunë, hoqi dorë nga gara me të vetmin arsyetim, që komuna të vazhdojë të drejtohet nga shqiptarët. Kështu ata dhanë përkrahje për kandiatin e pavarur Envet Pajaziti, ndërsa dolën si parti e parë në votat e Këshillit. Edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, Aleanca për Shqiptarët bashkë me Alternativën dolën fitues bindshëm para partive tjera shqiptare në këtë komunë.

Por, pse Enver Pajaziti këmbëngul edhe për një mandat në krye të komunës? Edhe pse i vetëdijshëm se nuk është aspak favorit, siç pohojnë për in7 burime të afërta pranë tij, Enver Pajaziti po i hyn garës, madje duke rrezikuar seriozisht që me komunën të drejtojnë partitë maqedonase. Kjo sepse përçarja e votës shqiptare në më shumë subjekte, mund të nxjerrë fituese në këtë komunë ndonjë kandidat maqedonas, që me një angazhim më të madh, ndoshta e fiton komunën që në raundin e parë. E angazhimi i partive maqedonase kësaj radhe duket se do të jetë shumëfish më i madh. Kjo ndodhi edhe në zgjedhjet parlamentare, ku dy partitë e para dolën VMRO dhe LSDM.

Dëshira e madhe për pushtet të përjetshëm mund ta vë në pikëpyetje Komunën e Bërvenicës.

Tre mandate në krye të një komune, mesiguri se janë shumë, ndërsa katër mandate radhazi do të ishte e tepruar. Enver Pajaziti, në vend të aventurave personale, do të ishte e udhës të falënderojë qytetarët e Bërvenicës që i qëndruan pranë në mbi 12 vite pushtet, të falënderojë ndoshta edhe subjektet politike që para 4 viteve i qëndruan pas, me të vetmin qëllim, që komuna të vazhdojë të drejtohet nga shqiptarët. Çdo veprim tjetër, mesiguri do të shkojë në favor të partive maqedonase. Përgjegjshmëria dhe morali polik e kombëtar vihet në provë në të tilla raste. A do të sundojë arsyeja, logjika e shëndoshë dhe interesi qytetar e kombëtar, para tekeve personale dhe interesave individuale, kjo do të shihet në vijim!?

Zgjidhja për Enver Pajazitin është shumë e lehtë. Pensioni shijohet me nder!

Redaksia e in7.tv

Continue Reading

Editorial

Ata na “mbajnë gjallë”, t’i presim siç na ka hije!

Published

on

By

Radhë të gjata mërgimtarësh nëpër pikat kufitare

Sezoni veror ka filluar. Pushimet poashtu. Si çdo verë, janë mërgimtarët ata që mbushin shtëpitë, lagjet, fshatrat e qytetet tona. Vëllezërit e motrat tona po vijnë për tu çmallur me të afërmit dhe me vendlindjen e tyre. Një pjesë e madhe e bashkëatdhetarëve tanë që jetojnë kryesisht në vendet europiane, rrugëtimin për në shtëpi e bëjnë me automjetet personale. Kjo paraqet sfidë më vete. Rrugë e gjatë, lodhje e shumë trafik.

Megjithatë, të gjitha këto i mund dëshira e madhe për tu kthyer dhe dashuria e madhe për vendlindjen e atyre që të detyruar, për jetë më të mirë, janë larguar nga familja, shoqëria dhe vendi që i rriti. Ata vijnë çdo vit. Vijnë e bëjnë dasma. Ndërtojnë shtëpi. Hapin biznese. Harxhojnë paratë e fituara me djersë dhe sakrificë në vende të huaja. Gjallërojnë ekonominë tonë. Mbushin arkat e shteteve tona. Ata janë arsyeja pse ne mbijetojmë.

Mendoni pak një gjë. Me paratë që ata harxhojnë në ato dy apo tre javë në vit tek ne, ndoshta edhe me shumë më pak se aq, mund të zgjedhin të kalojnë një pushim të paharruar në ndonjë nga destinacionet më të bukura turistike botërore. Oferta ka plotë. Çmimet janë shumë të arsyeshme.

Por ç’bëjnë mërgimtarët tanë?

Zgjedhin gjënë e parë që u rrotullohet në mendje. Të vijnë në vendlindje e të flakin tej idetë për pushime në plazhet më të bukura të botës. Vijnë e durojnë trafikun dhe kaosin nëpër qytetet tona, durojnë zhurmën, ndjejnë erën e keqe të deponive që kanë mbirë kudo.

Prandaj, ti presim e ti përcjellim ashtu, siç ne dhe atyre bashkë, na ka hije.

Vëllezër, Ju lutemi kini kujdes. Jepini makinës më shtruar. Paçit rrugë të mbarë e ardhshit mirë me shëndet!

Nga Redaksia e in7.tv

Continue Reading

Aktuale