Connect with us

Lajmet kryesore

Shqipëri, vetingu në polici më i “frikshëm” se ai në drejtësi

Published

on

Efektivët që përjashtohen nga vettingu nuk do të mund të futen më në radhët e policisë përgjithmonë.

Ndryshe nga sistemi i drejtësisë, i cili parashikon lehtësira për prokurorët dhe gjyqtarët e përjashtuar, policët nuk mund të punojnë as në shoqëri të ruajtjes private të sigurisë.

Ligji parashikon që policëve që kapen me shkelje t’iu mohohet çdo mundësi rikthimi në detyrë.

“Ligji është i qartë në këtë pikë. Ata që kalojnë të tre kriteret qëndrojnë në detyrë. Ata që nuk kalojnë, largohen nga detyra në përjashtim të rastit kur vërehet tek punonjësi ndonjë mangësi profesionale e cila mund të kompensohet shumë mirë nëpër një procesi riformimi dhe rispecializimi tek Akademia e Sigurisë”, u shpreh zv.ministri i Brendshëm.

Sipas Hodajt, të parët që do kalojnë vlerësimin e pastërtisë, pasurisë dhe profesionalizmit janë 245 drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit. Seancat e para dëgjimore do të zhvillohen në të njëjtin ambient tek Pallati i Kongreseve, si në sistemin e drejtësisë.

“Ai është një proces që fillon nga maja e piramidave përkatëse të secilit institucion. Pra besoj që të parët që do të kalojnë në vlerësim të jenë drejtuesit respektivë të këtyre institucioneve. Do ishim shumë të lumtur nëse në fund të korrikut të kishim caktimin e seancave të para dëgjimore”, deklaroi zv.ministri Hodaj.

Deri më tani, nga verifikimi i të dhënave, ende nuk ka pasur drejtues të cilët kanë shfaqur probleme për sa i përket tre kritereve.

Continue Reading

Bota

Suedia dhe Finlanda drejt anëtarësimit në NATO, Rusia kërcënon sërish

Published

on

By

Suedia dhe Finlanda drejt anëtarësimit në NATO, Rusia kërcënon sërish

Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO është një gabim që do të ketë pasoja të gjera.

Paralajmërimi vjen nga zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, disa orë pasi Suedia dhe Finlanda zyrtarizuan ambiciet për t’iu bashkuar NATO-s.

Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO është një gabim që do të ketë pasoja të gjera.

Paralajmërimi vjen nga zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, disa orë pasi Suedia dhe Finlanda zyrtarizuan ambiciet për t’iu bashkuar NATO-s.

Sipas tij, një hapi i tillë përfaqëson një ndryshim radikal të skenarit global. “NATO nuk duhet të gënjejë veten mbi faktin se Rusia mund të pranojë hyrjen e Suedisë dhe Finlandës në Aleancë”, citon agjencia Interfax fjalët e zëvendësministrit.

“Mënyra se si do të garantojmë sigurinë tonë do të varet nga pasoja praktike të anëtarësimit të mundshëm të dy vendeve”, shton më tej Ryabkov. Zyrtari rus thekson se siguria e Suedisë dhe Finlandës nuk do të rritet me hyrjen në NATO.

Continue Reading

Lajme

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Published

on

By

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,09 % në raport me vendimin e datës 12.5.2022.
Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 1,00 den/litër, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 1,50 den/l.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,258 den/kg dhe tani do të jetë 52,436 den/kg.

Nga data 17.5.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 92,00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 94,00 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 86,00 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 84,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 52,436 (denarë/kilogram).

Continue Reading

Bota

Shefi i inteligjencës ukrainase thotë se Putin ka kancerin

Published

on

By

Shefi i inteligjencës ukrainase thotë se Putin ka kancerin

Shefi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës ka thënë se luftimet do të përfundojnë deri në fund të vitit 2022. Në një intervistë për transmetuesin britanik, Sky News, Kyrylo Budanov ka thënë se pikë kthese në luftën kundër Rusisë do të jetë pjesa e dytë e muajit gusht teksa ka thënë se lufta do të shpjerë te ndryshimi i pushtetit në Rusi.

Ai me siguri të plotë ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin, është në gjendje të rëndë psikologjike dhe fizike. Shefi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës ka thënë se Putini vuan nga kanceri.

Deri më tani nuk ka pasur qëndrime që mbështesin deklaratën e Budanovit në lidhje me shëndetin e liderit rus. Teksa qëndronte i qetë në zyrën e tij, shefi ushtarak e ka cilësuar ushtrinë ruse si “hordhi e njerëzve me armë”.

Në intervistën e shkurtër me transmetuesin britanik, shefi i inteligjencës ushtarake ka thënë se është shumë optimist për të ardhmen e Ukrainës.

Continue Reading

Aktuale