Connect with us

Lajme

Konkurs për punësime në Policinë Financiare, për “shefa” në veçanti kërkohen Maqedonas!

Published

on

Është hapur konkurs për 27 vende të reja pune në Policinë Financiare. Pozitat e kërkuara janë, një ndihmës i drejtorit me titull Këshilltar për Siguri, një udhëheqës njësie  me  titull Inspektor Kryesor dhe 25 inspektorë  të tjerë në pozita të ndryshme në hierarkinë e të punësuarve të këtij institucioni.

Ajo që bie në sy më shumë në kushtet e konkursit për çdo pozitë veç e veç, është se për pozitat më të larta si ndihmësdrejtor, shef njësie dhe inspektorë të pavarur, kërkohen kushte të veçanta dhe atë, kandidatët të jenë maqedonas.

Nga 27 punësime të kërkuara, shtatë pozitat më të larta dhe normalisht me rroga më të mëdha, duhet me patjetër të jenë maqedonas. Për maqedonasit janë rezervuar edhe të paktën 6 pozita tjera inspektorësh në nivele më të ulëta, që gjithsej numrin e tyre e çon në 13, shkruan in7.

“Punësime të parapara në pajtim me planin vjetor të institucionit për vitin 2019 janë: Maqedonas” – shkruan në fund të tekstit te kushtet e veçanta të kërkuara për punësim, për pozitat, ndihmësdrejtor, shef njësie dhe inspektorë të pavarur, përcjell in7.

Për shqiptarët janë rezervuar pozita pune më të ulëta dhe atë dy inspektorë të lartë, tre inspektorë, katër inspektorë të rinj dhe një nënpunës policor. Gjithashtu vende pune janë rezervuar edhe nga dy pozita inspektorësh për kandidatët  turq dhe romë.

Për të mësuar se çfarë metodologjie është përdorur në rastin e ndarjes së pozitave të punës në bazë të përkatësisë etnike të kandidatëve, in7 ka dërguar zyrtarisht pyetje në shërbimin për marrëdhënie me publikun në këtë drejtori. Por meqë sot nuk është ditë pune për këtë institucion, përgjigje mesiguri do të marrim pas ditës së Hënë.

Sidoqoftë arsyeja, Drejtori i Policisë Financiare është shqiptar dhe ndoshta kjo është ndonjë marrëveshje mes partnerëve të koalicionit për të balancuar përqindjen e përfaqësimit në pozitat drejtuese të këtij institucioni.

Drejtor i Policisë Financiare është Arafat Muarremi nga Gostivari, i cili në këtë pozitë ka ardhur si kuadër i LSDM-së së Zoran Zaevit./in7.tv/

Në linqet më poshtë mund të shikoni Konkursin e plotë, ndërsa fotografitë janë nga pozitat e rezervuara për kandidatët maqedonas.

https://finpol.gov.mk/mk/oglasi-finansiski-policajci

https://drive.google.com/file/d/1jHldib06a2d91OET2DoYvERpLAPnjkpB/view

 

 

 

Continue Reading

Lajme

Kohë shtesë për vendet ku është ndërprerë votimi, thonë nga KSHZ

Published

on

Nga KSHZ thonë se deri më tani nuk është raportuar për ndërprerje të votimit më tepër se tre orë, përcjell Alsat. Lubka Guguçevska nga KSHZ sot deklaroi se ka pasur vonesa për shkak të problemeve me aparatet për fingerprint, por që koha e votimit do të kompensohet në ato vendvotime ku ka pasur vonesa.

“Sa i përket ndërprerjes së votimit. Kemi raste në shumë vendvotime. Në rast se ndërprerja ka qenë më pak se një orë, votimi do të përfundojë në ora 19:00. Nëse ndërprerja ka zgjatur një deri në tre orë, në këtë rast do të vazhdohet për aq sa ka zgjatur ndërprerja. Nëse ndërprerja ka qenë dy orë, atëherë do të vazhdohet votimi deri në ora 21:00”, deklaroi Lubka Guguçevska, zëdhënëse e KSHZ-së.

Continue Reading

Kosovë

Komunat me shumicë serbe me daljen më të madhe në votime

Published

on

8,26 për qind e qytetarëve që kanë të drejtë vote kanë votuar deri tani në Kosovë.

Ndërsa, komunat me përqindjen më të madhe të daljes në zgjedhje janë ato me shumicë serbe.

Në Zveçan kanë votuar deri tani 29,42 për qind e qytetarëve apo 2 mijë e 24 qytetarë.

Në Komunën e Mitrovicës së Veriut deri tani kanë votuar 30.96 për qind e qytetarëve, apo 5 mijë e 486 qytetarë.

Në Leposaviq kanë votuar 20,49 për qind e qytetarëve apo 1 mijë e 696 qytetarë.

Continue Reading

Lajme

Zgjedhjet lokale, KSHZ: Jehona e votuesve deri në ora 11 është 10,22 për qind

Published

on

Komisioni Shtetërorë i Zgjedhjeve në konferencën e sotme për shtyp në ora 11:30, njoftoi se nga të dhënat e 2.544 vendvotimeve, respektivisht nga 73.1 për qind e vendvotimeve, deri në ora 11:00 kanë votuar gjithsej 135.906 qytetarë, gjegjësisht 10,22 për qind, shkruan Alsat. Nga KSHZ njoftojnë se më së paku votues deri në ora 11 janë regjistruar në Vrapçishtë.

“Më tepër dalje ka në komunën Novaci me 25.84 për qind, Kriva Pallanka me 20,44 për qind, Vevçani me 18.61 për qind. Ndërsa komuna me më së paku votues deri në ora 11 është Vrapçishta me 4.92 për qind”, tha Lubka Guguçevska nga KSHZ.

Continue Reading

Aktuale