Connect with us

Shqipëri

Edi Rama: Ne kemi vetëm një rrugë, forcimin e bashkëpunimit rajonal

Published

on

Kryeministri, Edi Rama, ka folur për median, lidhur me zhvillimet e Samitit të Ballkanit Perëndimor në Poznan të Polonisë. Sipas tij, ky samit është për të bërë një bilanc të ecurisë së punëve në terësi në rajonin e Ballkanit. Sipas Ramës, tashmë çfarë është planifikuar për të nesërmen është më e sigurt se ka qenë më parë. Më tej, kryeministri ka shtuar se Shqipëria ka vetëm një rrugë, “atë të forcimit të bashkëpunimit rajonal”.

‘Ky është një samit për të bërë një bilanc të ecurisë së punëve në terësi në rajonin tonë. Kemi pasur diskutime intensive, interesante, të hapura dhe është me shumë rëndësi që procesi i Berlinit është një proces që konsolidohet vit pas viti, pa diskutim dhe arritjet nuk janë pak. Çfarë është planifikuar për të nesërmen është më e sigurt se ka qenë më parë. Ne kemi vetëm një rrugë, rrugën e forcimit të bashkëpunimit rajonal. Në këtë aspekt, Bashkimi Europian, Gjermania, por edhe Franca së fundmi, me riangazhimin në rajon dhe agjencinë franceze të zhvillimit të përfshirë për herë të parë në rajon, janë në mbështetje’, tha Rama.

 

https://www.rtsh.al/lajme/samiti-i-ballkanit-kryeministri-rama-ne-kemi-vetem-nje-rruge-ate-te-forcimit-te-bashkepunimit-rajonal/

Continue Reading

Lajme

Rama publikon video: Pushimet e para pa kufi mes Shqipërisë dhe Kosovës

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përmes një postimi në facebook ka publikuar një video tek sa shihet se qytetarët e Kosovës kalojnë kufirin pa u ndalur për kontrollë.

Gjithashtu ai ka publikuar një pjesë nga takimi i dy qeverive shqiptare më 20 qershor të muajit që lam pas.

Rama kishte theksuar se është e palejueshme që të ketë probleme të tilla si më herët, duke pritur për kontrollë.

“Kryeministri është dakord me mua që në këtë sezonë është e palejueshme dhe e pajustifikueshme që të kemi më probleme të natyrës që kemi pasur deri vjet apo viteve tjera dhe radha të pafundme për shkak të kontrolleve një për një të makinave që vijnë drejt Shqipërisë… Mund ta dijmë nga ju se si do të kalohet kufiri në korrik dhe në gusht, çka janë këtu disa lehtësira”, kishte thënë Rama në takimin e përbashkët me Qeverinë Kurti, transmetonEO.

Në videon e publikuar në facebook Rama ka shkruar : “Pushimet e para pa kufi mes Shqipërisë dhe Kosovës”.

Continue Reading

Lajme

Ishin me pedalon larg bregut, policia shpëton nga mbytja 7 pushues në Shëngjin

Published

on

Shmanget një tragjedi në plazhin e Shëngjinit mbrëmjen e së dielës.

Rreth orës 19:40, është telefonuar për ndihmë Salla Operative e Stacionit të Policisë Kufitare Shëngjin, pasi në det të hapur, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun”, kishin mbetur disa shtetas që ishin futur në det me një pedalon, me të cilin nuk po ktheheshin dot në breg.

Menjëherë në ndihmë të tyre, janë nisur shërbimet me mjetin lundrues të Policisë Kufitare Shëngjin, të cilët kanë konstatuar se rreth 2 milje larg bregut, në det të hapur, ishte një mjet lundrues pedalon, me 7 shtetas në të, që ishte bllokuar në det dhe nuk lëvizte pasi kishte filluar të fuste ujë në brendësi.

Shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin i kanë marrë në mjetin lundrues të Policisë Kufitare, 7 pushuesit, të cilët ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjithashtu, është bërë e mundur edhe nxjerrja e pedalonit të tyre, në breg.

Ky sezon ka nisur me mjaft ngjarje të hidhura pasi deri më tani disa shtetas janë mbytur.

Continue Reading

Lajme

Përleshje mes disa personave në rrugët e Tiranës, dy në spital

Published

on

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Tiranë. Ngjarja ndodhi në rrugën “Frederik Shiroka” ku janë konfliktuar me sende të forta disa persona.

Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar M. B., 26 vjeç, dhe E. A., 32 vjeç, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. E. A. pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar nga spitali, ndërsa M. B., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.

Continue Reading

Aktuale