Connect with us

Kosovë

Sot në Prishtinë u përurua Ambasada e re e SHBA-ve

Published

on

Në Prishtinë sot, kur Amerika feston 243 vjetorin e Panvarësisë, është përuruar Ambasada e re e SHBA-ve. Në këtë ceremoni morën pjesë autoritete të larta nga SHBA-të dhe krerë të institucioneve të Kosovës. Kongresmeni Amerikan Eliot Engel, tha se populli i Kosovës ka punuar shumë dhe e meriton shtetin e tyre, respektin, si edhe nuk ka shtet tjetër që punon më afër me Kosovën sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Engel theksoi se tashmë kur njerëzit duan të udhëtojnë, nuk do të kenë më nevojë të shkojnë në ndonjë shtet tjetër për të marrë vizën, atë mund ta bëjnë këtu. Sot duket sikur ëndrra është realizuar. Brenda dhe jashtë kësaj Ambasade, Shtetet e Bashkuara gjithnjë do të qëndrojnë përkrah Kosovës, sepse Kosova është pjesë e asaj çka ne jemi në SHBA.

Ndërkaq, nga Departamenti Amerikan, Ted Davis, tha se ky objekt paraqet angazhimin afatgjatë shtetit të tyre për popullin e Kosovës. Davis tha se në Prishtinë është ndërtuar një objekt jashtëzakonisht modern, i cili dukshëm paraqet Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kush ne jemi, çfarë mbështesim, dhe më e rëndësishmja paraqet angazhimin tonë afatgjatë për popullin e Kosovës. Ambasadori Amerikan në Kosovë, Philip Kosnett theksoi rëndësinë e këtij inaugurimi, duke thënë se ky është manifestim i angazhimit të shtetit të tij për partneritet afatgjatë me Kosovën.

Pjesë e këtij përurimi ishte dhe Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili tha se ky është njëri prej projekteve më të mëdha që ka pasur Kryeqyteti, e se sipas tij ky është një mesazh për miqësinë mes Kosovës dhe SHBA-ve.

Ambasada Amerikanë në Prishtinë, nga ana e saj, ka organizuar edhe një pritje për festën e 4 Korrikut, që shënon 243 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë për SHBA-të. Në këtë pritje merrnin pjesë krerët e inctitucioneve të Kosovës, miq nga SHBA-të, biznesmenë dhe gazetarë.

https://www.rtsh.al/lajme/vatikan-papa-francesku-pret-presidentin-putin/

Continue Reading

Kosovë

Kroacia dërgon sërish ushtarë në Kosovë, presidenti Milanoviq flet edhe për njohjen nga Serbia

Published

on

Kroacia do të nis për në Kosovë një grup prej 37 ushtarësh, të cilët do të shpërbejnë në kuadër të trupave të KFOR’it.

Presidenti kroat, Zoran Milanoviq, i cili mori pjesë në ceremoninë lamtumirëse , përsëriti se Kosova është shtet i njohur ndërkombëtarisht, dhe të tillë e njeh edhe shteti i tij.

“Kosova është shtet i njohur ndërkombëtarisht. Serbia nuk e pranon këtë dhe siç janë gjërat nuk do e pranojë. Por ne nuk ndërhyjmë në politikë më shumë se ajo çfarë bëmë shumë vjet më parë kur e njohëm Kosovë”, tha Milanoviq.

Ai tha se veprimi i shtetit të tij nuk erdhi “për të dëmtuar Serbinë” pasi nuk ndjekin politikë të tillë, por siç tha “për të shpërblyer Kosovën”.

Përveç presidenti Milanoviq, në përcjelljen e kontingjentit kroat për Kosovë në kuadër të KFOR’it, morën pjesë edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Kroacisë, admirali Robert Hranj si dhe komandanti i ushtrisë kroate, gjeneral kolonel Boris Seriq.

Misioni paqeruajtës i NATO’s, KFOR, ka 3,746 trupa në Kosovë, që vijnë nga 28 vende të botës.

Continue Reading

Kosovë

Motra e Ukshin Hotit për zhdukjen e tij: Fajtori dihet

Published

on

16 maji i vitit 1999, shënohet dita kur është zhdukur profesori, politologu dhe luftëtari i paepur i çështjes kombëtare, Ukshin Hoti.

Motra e profesorit dhe luftëtarit të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti, ka thënë se është e zhgënjyer me punën e deritanishme të institucioneve kosovare dhe ndërkombëtare mbi çështjen e zhdukjes së Ukshin Hotit.

Me rastin e 23 vjetorit të zhdukjes së profesorit dhe luftëtarit të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti, pjesë e emisionit të RTV Dukagjini, “Five”, ka qenë edhe motra e tij, Myrvete Hoti-Kosumi. Ajo ka thënë se çështja e Ukshin Hotit është një çështje e cila e mundon çdo ditë e jo vetëm në përvjetoret e tij.

“Çështja e Ukshin Hotit më mundon edhe ditët pa përvjetor, edhe vet fakti që nuk mund të kuptojë asnjë informatë edhe pse dihet fajtori”, ka thënë Myrvete Hoti gjersa tregon rrethanat e pretenduara të zhdukjes së tij.

Sipas Hoti-Kosumit, çështja e Ukshin Hotit ka qenë e kombëtarizuar dhe si e tillë e njohur edhe për palën serbe dhe atë ndërkombëtare. Megjithatë, ajo ka theksuar faktin se shqipëtarët nuk kanë bërë asnjë protestë apo kërkesë këto 23 vitet e fundit.

E bindur se përgjegjësi për zhdukjen e të vëllaut dihet, ajo ka thënë se “kam kërkuar të zbulohet çështja e tij por, deri tani kam hasur në vesh të shurdhër”.

Për herë të fundit, Ukshin Hoti ishte dënuar me 5 vite burg në burgun e Dubravës ndërsa, në përfundim të këtij dënimi, ai ishte marrë peng nga rojet e burgut dhe që atëherë nuk është parë më./Portali D/

Continue Reading

Kosovë

Rreshteri rrah zyrtaren policore në Pejë, IPK del me detaje

Published

on

By

Rreshteri rrah zyrtaren policore në Pejë, IPK del me detaje

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës njoftojnë se një zyrtar policor ka kryer veprën penale të kanosjes dhe të lëndimit të rëndë trupor.

Sipas IPK-së besohet se zyrtari policor me gradën rreshter jashtë detyrës zyrtare është përfshirë në dy veprat penale.

Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Prokurorin kujdestar kanë ndërmarrë disa veprime hetimore kurse viktima (zyrtare policore) është dërguar për trajtim mjekësor.

Ndaj rreshterit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë më dyshimin se ka kryer veprat e lartcekura penale dhe është suspenduar nga puna.

Ky është njoftimi i plotë:
IPK arreston një zyrtar policor të dyshuar për lëndim të rëndë trupor dhe kanosje

Prishtinë/Pejë , 16 Maj 2022

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar një zyrtar policor në Pejë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “kanosje”.

Informacionet e para hetuesit e IPK-së lidhur me këtë rast i kishin pranuar nga Policia e Kosovës në Pejë se një zyrtar policor (me gradën e rreshterit) jashtë detyrës zyrtare është i përfshirë si i dyshuar në një rast të lëndimit të rëndë trupor.

Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Prokurorin kujdestar kanë ndërmarrë disa veprime hetimore kurse viktima (zyrtare policore) është dërguar për trajtim mjekësor.

Pas këtyre veprimeve hetimore, zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “kanosje”.

Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.

Continue Reading

Aktuale