Connect with us

Maqedonia e Veriut

Polonia kërkon hapjen e negociatave me Shkupin dhe Tiranën

Published

on

Zëvendësministri i Jashtëm polak, Szymon Szynkowski vel Sek deklaroi se Polonia dëshiron që pjesëmarrësit e samitit të Poznanit të pranojnë që tetorin e ardhshëm të hapin negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Polonia është avokate e një hapi të tillë. Ne do të përpiqemi t’i bindim udhëheqësit dhe ministrat që kanë mbetur për një vendim të tillë dhe gjithashtu duam të nxisim vendet e Ballkanit Perëndimor për të kryer reforma të brendshme dhe për të stabilizuar marrëdhëniet e tyre dypalëshe”, deklaroi Szynkowski.

Ministri theksoi se samiti po zhvillohej në një situatë të vështirë nga pikëpamja e kontekstit të Ballkanit Perëndimor.

”Nga njëra anë, BE nuk i ka hapur ende negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, nga ana tjetër situata në rajon është komplekse”, tha Szynkowski duke vënë në dukje, ndër të tjera, një ngërç në dialogun Serbi-Kosovë.

Ai shtoi se samiti i Poznanit është një shans për të “dërguar impulse pozitive”.

Ai shtoi se asnjë vendim zyrtar nuk do të merrej gjatë samitit.

Samiti u hap dje nga një forum i organizatave joqeveritare, ku morën pjesë rreth 200 përfaqësues.

Szynkowski vel Sek, përgjegjës për organizimin e samitit, tha në një konferencë shtypi dje se ky samit do të ndiqej nga 14 kryeministra./atsh

Continue Reading

Lajme

Dauti: Për shtetësinë e vëllezërve Azizi, nuk duhet mendim nga ASK-ja

Published

on

By

Dauti: Për shtetësinë e vëllezërve Azizi, nuk duhet mendim nga ASK-ja

Për dy vëllezërit pa shtetësi të lindur, rritur e shkolluar në vendëlindjen e tyre në Kumanovë (rasti i paraqitur mbrëmë në Alsat M) të cilët nga muaj gusht i vitit të kaluar kanë aplikuar përsëri për marrjen e shtetësisë, kushdo që nuk zbaton ligjin do duhet të pergjigjet penalisht.

Dy janë momentet që duhet potencuar për byrokratët që guxojnë të jenë mbi ligjin:

1. Personat që kanë jetuar deri më 8 shtator 1991 në territorin e Republikës së Maqedonisë, marrin shtetësi vetëm me njërin nga dokumentet e përcaktuara. Pra, Agjencionit për Siguri Kombëtare-ANB, nuk i kërkohet mendim.

2. Edhe po të jetë parashtruar kërkesa nga “i huaj” për të cilët duhet të jep mendim ANB-ja, ai mendim nuk duhet të jepet më vonë së gjashtë muaj sepse me ndryshimet e fundit të ligjit thuhet: “Organi i cili vendos për paragrafin 1 pika 8 të ketij neni (fjala është për ANB- në) miraton vendim në afat prej gjashtë muajve pas parashtrimit të kërkesës së të huajit” .

Continue Reading

Lajme

Kriza energjetike problem për kompanitë!

Published

on

By

Kriza energjetike problem për kompanitë!

Kyetari i Odës Ekonomike Branko Azeski dhe Kryetari i OEMVP-së Mendi Qyra do të kërkojnë nga Qeveria që të zgjidhet problemi me krizën energjetike të bizneseve dhe kompanive. Mendi Qyra tha se do të mundohen të gjejmë zgjidhje edhe për të rinjtë që të mos ikin nga vendi.

“Një ndër problemet më të rëndësishme që ka biznesi sidomos mikro dhe biznesi i vogël është energjetika që ne sigurisht të kërkojmë nga Qeveria të gjejmë forma më të përshtatshme që të zgjidhet ky problem. Përveç problemin e energjetikës ne kemi problemin e resurseve njerëzore e cila për fat të keq të rinjtë edhe pjesa tjetër e popullatës po largohet nga Maqedonia dhe ne bëjmë ç’mos që të gjejmë forma të përshtatshme që ky problem të zbutet”, tha Mendi Qyra, kryetar i OEMVP.

“Ne do t’i përfaqësojmë interesat e bizneseve, kompanive, edhe në kushte kaq të vështira. Unë e di bagazhin e kolegut tim, dhe besoj që do t’i ndjek sukseset e tij të veprimtarisë”, theksoi Branko Azeski, kryetar i Odës Ekonomike.

Continue Reading

Lajme

Pendarovski uron Ditën e Alfabetit: Bashkëjetesa është fryt i besimit

Published

on

By

Pendarovski uron Ditën e Alfabetit: Bashkëjetesa është fryt i besimit

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot ka uruar Ditën e Alfabetit duke u shprehur se bashkëjetesa në një shoqëri multietnike dhe shumë-gjuhësore është vlerë e pakontestueshme dhe si e tillë duhet respektuar dhe vlerësuar.

Ai nëpërmjet urimit të tij për 22 nëntorin uron shqiptarët për ditën e alfabetit dhe stimulon qytetarët për respekt të ndërsjellë.

“Bashkëjetesa është fryt i besimit, e cila zë rrënjë kur njerëzit respektojnë dhe mbështesin identitetin e tjetrit. Ky lloj besimi është i domosdoshëm për t’i përballuar më me sukses sfidat tona të përbashkëta dhe për të ndërtuat një shoqëri të drejtë me mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët e Maqedonisë”, shkruan Pendarovski.

Continue Reading

Aktuale