Connect with us

Kosovë

Shqiprim Arifi i Preshevës i drejtohet Kosovës: Për 500 mijë as mos u drejtoni!

Published

on

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi në emisionin Interaktiv të KTV-së kundërshtoi propozimet dhe idetë që diskutohen nga politikanët në Kosovë. Debatin për Fondin Kombëtar të Solidaritetit dhe për idenë e ndarjes së shumës prej 500 mijë eurove për Luginën e Preshevës, Arifi e cilëson si joprofesional dhe se kjo qasje sipas tij do duhet të refuzohet nga Presheva.

“Fondi Kombëtar i Solidaritetit, që u përfol në Kuvendin e Kosovës, që t’ia japim Luginës nja 500 mijë euro, duhet të jetë më profesional e jo të shkojë në formën ‘hajt t’ua japim nja 500 mijë euro’ – thotë Shqiprim Arifi, Kryetar i Preshevës.

Sipas tij, kjo mënyrë diskutimi e autoriteteve kosovare nuk është e hijshme dhe aspak profesionale. Shqiptarët në Luginë kanë probleme të mëdha të cilat duhet të analizohen në mënyrë profesionale, për tu bërë pastaj një strategji dhe në mënyrë institucionale të zgjidhen këto.

Arifi madje theksoi se me këtë qasje të Kosovës ndaj kësaj çështjeje të ndjeshme, Preshevës nuk i duhen aspak ato 500 mijë eurot e premtuara.

“Duhet të ketë një qasje më profesionale, të dihen se cilat janë nevojat e qytetarëve atje. Duhet të shkojë në mënyrë institucionale. Por, për 500 mijë euro, as mos u lajmëroni. Nuk i marr. Nuk janë asgjë në raport me buxhetin që ka Komuna e Preshevës, që ka rreth 10 milionë euro. Po ashtu, edhe Komuna e Bujanocit ka deri në 9 milionë euro buxhet. Por, qeveritë e Kosovës dhe të Shqipërisë janë të obliguara që të flasin për një fond kombëtar të Solidaritetit që është financiarisht i fortë, por edhe profesionist” – shtoi Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi.

Në Kosovë këto ditë po diskutohet rreth kërkesave të shqiptarëve të Preshevës, pas Rezolutës së dorëzuar në Kuvend nga ana e Presidentit, Hashim Thaçi./in7.tv/

Continue Reading

Kosovë

Nuredin Lushtaku flet nga Stacioni i Policisë: Telashja ka ndodhë, s’kemi përdorë armë ne, polici plagosi policin

Published

on

U raportua se ish-nënkryetari i Skënderajt, Nuredin Lushtaku, së bashku me disa familjarë të tij u përfshi në një konflikt mbrëmë në Skënderaj, ku mbetën të plagosur dy policë. Për këtë rast, Lushtaku është prononcuar për dy media.

Në një prononcim për RTV Dukagjini, Nuredin Lushtaku, ka deklaruar sot se ndodhet në stacionin policor dhe se nuk do të jap detaje deri në përfundim të hetimeve nga policia.

Ndërsa, për Kallxo.com, Nuredin Lushtaku, ka mohuar të ketë përdorë armë ai, djemtë ose vëllëzërit e tij në drejtim të zyrtarëve policor.

Sipas tij, polici e ka plagos policin.

“S’është ashtu hiç. Por aksidenti ka ndodhë, ka ndodhë telashja, as nuk e kam plagos unë kë, as nuk e kanë plagos vëllaznia, as djemtë. Polici e ka plagos policin. As nuk kemi përdorë armë na, e them me përgjegjësi të plotë. Mbetet me raportu edhe policia. Unë e kam dhënë deklaratën, unë jam i gatshëm me deklaru çka ka qenë. Polici ua ka drejtu armën vëllaznive, ka ndodhë përleshja. Nuk e di a ka gjujtë me tut kë a me vra, e din ai çka thotë. Unë e kam dhënë deklaratën tem, policin nuk e kemi plagos na. Më vjen keq çfarë ka ndodhë, por kjo është e vërteta, nuk kemi plagos askënd, nuk kemi përdorë armë”, tha Lushtaku për Kallxo.com.

Ndërkohë, Lushtaku nuk i është përgjigjur thirrjeve të Gazetës Express, i njëjti më pas e ka ndalur edhe telefonin.

Policia e Kosovës ka konfirmuar plagosjen e dy zyrtarëve policorë, mbrëmë në orët e vona në Skënderaj. Njëri polic është plagosur me armë zjarri e tjetri është lënduar me mjete të forta, raporton Express

Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona, ndërsa dy të tjerë ndodhen në arrati, ka konfirmuar policia.

Nuk dihet se kush nga personat e përfshirë në konflikt është prangosur.

Policët janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa motivi i plagosjes së dyfishtë dyshohet se ka të bëjë me shqiptimin e një gjobe në trafik.

Njoftimi i plotë i policisë:

Me datë 02.07.2022, rreth orës 23:55, është raportuar se në Skenderaj gjatë një pike të kontrollit janë sulmuar dy zyrtarë policorë, njëri është i plagosour me armë zjarri në këmbë dhe tjetri është i lënduar nga mjetet e forta.

Të dy zyrtarët policorë janë jasht rrezikut për jetë, të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjeksorë.

Deri në këtë fazë dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë ndodhen në kërkim nga Policia.

Lidhur me rastin janë duke u ndermarr veprime operative dhe hetimore në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante.

Continue Reading

Kosovë

Mungesa e punëtorëve po i detyron restorantet që të mbyllen në Kosovë

Published

on

Në shtator mund të detyrohen hotele, restorante e kafene që të mbyllen për shkak të mungesës së punëtorëve.

Kështu paralajmëroi Hysen Sogojeva, kryetar i Odës së Hotelerisë e Turizmit.

“Nëse vazhdon me këtë trend jo veç që kemi me pasë problem me numrin e punëtorëve por edhe mbyllje. Ndoshta situata ka me qenë shumë ma keq prej shtatorit. Unë kam informata nga pronarë hotelesh e restorantesh, shumica prej tyre thonë: Po e presim mërgatën, e prej shtatorit më s’di a punojmë, a s’punojmë”, tregon Sogojeva.

Sipas tij tani ka mungesë të madhe të punëtorëve në gastronomi.

Continue Reading

Kosovë

​FSK-së i shtohen liderë-komandot e reja

Published

on

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se gjenerata 07/2022 përfundoi me sukses kursin e avancuar për lider në shkollën e nënoficerëve të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.

Mehaj ka shkruar në Facebook se ky kurs është i bazuar në modelin e sistemit të edukimit amerikan për nënoficerë, dhe ka për qëllim përmirësimin e lidershipit, aftësitë teknike, ekspertizën taktike dhe përvojën e nevojshme për të udhëhequr skuadrën.

“Shumë urime të certifikuarëve e vazhdojmë drejtë sukseseve të radhës”, ka shkruar ai.

Continue Reading

Aktuale