Lajme
Para një jave e akuzoi për sjellje skandaloze, sot e viziton në zyrë: Takim Merko – Timonie
Vetëm pak ditë pasi publikisht e akuzoi Kryetarin e Komunës së Strugës, Ramiz Merkon si njëra nga pengesat e mos marrjes së datës për fillimin e bisedimeve me BE-në, Ambasadori francez Kristian Timonie ka vizituar Komunën e Strugës.
Nga Komuna e Strugës thonë se ambasadori Timonie ka demantuar lajmet që qarkulluan ditë më parë, madje edhe e ka përgëzuar Merkon për punën e deritanishme në krye të Komunës së Strugës.
“Mes tjerash në takim u diskutua shumë për shpekulimet e shumta nëpër media dhe portale për djegien e kallamit , uzurpimin e plazheve dhe ndërtimeve joligjore. Kryetari Merko edhe njëherë u shpreh se në Strugë nuk ka ndërtime joligjore në bregun e liqenit të Ohrit dhe se nuk do të ketë kurrë të tilla. Ambasadori Timonie u shpreh se ishte i bindur në punën e kryetarit Merko dhe se shpresonte se do të bashkëpunonin në të ardhmen në sferën e turizmit dhe arsimit, meqënëse të dy palet kishin interese të përbashkëta” – thuhet në kumtesën e Komunës së Strugës.
“Ju jeni kryetari më bindës” – i ka thënë ambasadori Timonie, kreut të Strugës Ramiz Merko, njoftojnë nga Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Komunës së Strugës.
Përndryshe, gjatë javës së kaluar në një aktivitet, në pyetjet e gazetarëve për marrjen e datës për fillimin e negociatave, Timonie u përgjigj shumë ashpër dhe pa doreza, duke e vënë si arsye pikërisht edhe punën e Ramiz Merkos, për të cilin thoshte se sillet në mënyrë skandaloze, përcjell in7.
“Pse insistoni për atë datë? Keni shumë probleme. Në Strugë Kryetari i Komunës sillet në mënyrë skandaloze. UNESKO do t’ia marë statusin e Liqenit të Ohrit. Keni aq shumë korrupsion, ndërrohen drejtorë të shkollave në mënyrë diletanteske. Është marrëzi të të kërkoni datë për negociata në këtë periudhë. Keni shumë probleme, duhet të punoni ende shumë që të jeni të gatshëm për datë. Për mua është i çuditshëm obsesioni juaj me datën! Ne nuk duhet t’u lëmë të izoluar pa rrugë në BE, por nuk duhet as të shikojmë mes gishtave”- thoshte Timonie pak ditë më parë.
Kreu i Strugës shpeshherë është akuzuar se lejon ndërtimet pa leje dhe uzurpimin e pronës publike, ndërsa si më skandaloze konsiderohej tallja e tij para mediave me automjetin e blerë prej rreth 70 mijë eurove, në kohën kur komuna që drejton ai është e zhytur në borxhe./in7.tv/
Lajme
Lloga takon ambasadoren e Greqisë në RMV, Sofia Philippidoup
Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga ka zhvilluar një takim pune me ambasadoren e Greqisë në vendin tonë, Sofia Philippidou. Ministri Lloga e njoftoi Philippidoun për skriningun në Bruksel dhe mbështetjen e Komisionit Evropian për progresin e arritur në fushën e reformave në drejtësi dhe sundimit të ligjit. “Greqia ka mbështetur gjithmonë ambiciet evropiane të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe është e gatshme të ofrojë ndihmë profesionale për të lehtësuar procesin”, tha Philippidou
Në takim u diskutua edhe për ndryshimet kushtetuese, ku ministri Lloga bëri të ditur se në periudhën e ardhshme, në koordinim me kryeministrin dhe presidentin e shtetit, do të formohet një grup pune që do të punojë për përgatitjen e ndryshimeve kushtetutese.
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga e informoi ambasadoren e Greqisë se Ministria e Drejtësisë do të paraqesë kërkesë të re për ekstradimin e ish agjentëve Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkoski të cilët në vitin 2017 u akuzuan për përgjime masive të mbi 20 mijë qytetarëve. “Nuk mund të ketë shtet të së drejtës derisa këta persona të përgjigjen për veprat që kanë kryer. Presim që vendet e BE-së të na ndihmojnë në zbatimin e ligjeve dhe rikthimin e besimit në sistemin e drejtësisë”, tha ministri i Drejtësisë Krenar Lloga.
Ministri Lloga dhe ambasadori Philippidou presin nga të dyja vendet intensifikimin e përpjekjeve për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës. Bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme duke organizuar punëtori, vizita zyrtare dhe takime në nivel ekspertësh për të lehtësuar procesin e negociatave me BE-në. Mbështetja e Akademisë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë në Selanik do të jetë e një rëndësie të madhe për afrimin e legjislaturës tonë me atë evropiane.
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid029ogB6Npp9U4jnKowKCTDZPhTYWje4yn9JfJCLGBNuDTenECrr4miTNxnV2L44ZpBl/?mibextid=cr9u03
Lajme
Lloga jep lajmin e madh, mijëra qytetarë lirohen nga burgu, amnistia për shkeljet e Covid miratohet ekspress në Kuvend
Ministri i drejtësisë Krenar Lloga vazhdon të përmbush një nga një premtimet e tij pasi erdhi në krye të ministrisë së Drejtësisë, shkruan Top24
Një nga premtimet e radhës është ai i ligjit për amnesti të personave që shkelën masat Kovod i cilo sot ishte në kuvend.
Pas një procedure të shkurtuar, Kuvendi miratoi Ligjin për Amnisti për shkelësit e protokolleve të Covid.
Kuvendi me 76 vota pro dhe 1 kundër miratoi Ligjin për Amnisti pas procedurë të shkurtuar. Ministria e Drejtësisë ka marrë pjesë në përgatitjen e ligjit dhe është propozuar në Kuvend nga një grup deputetësh.
Mijëra shkelës të masave Covid, të cilët nuk kanë paguar dënim dhe kanë përfunduar ose janë në prag të burgut do të amnistohen. Burgu do të zëvendësohet me një dënim me kusht.
Amnistia nuk do të zbatohet për personat juridikë, restorantet dhe kafenetë.
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02tSdWkpgZz9viV1B6VHM2nJk9Xjyg7LcLMZocf6A34FAd4G3SCEVWTomQc4dNzwMDl/?mibextid=Nif5oz
Lajme
Anketë: Taravari barazohet me Ahmetin, Mexhiti i treti
Izet Mexhiti rezulton personaliteti politik jo lider për të cilin qytetarët kanë mendimin më të madh pozitiv, ndërkaq zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi gëzon mendimin më të madh negativ nga qytetarët, përkatësisht rreth 60 për qind. Kështu vërteton një anketë e realizuar në gjysmën e dytë të muajit shkurt. Mexhiti radhitet në grupin e liderëve politikë duke gëzuar 43,5 për qind mbështetje, ndërsa para tij radhiten vetëm Ali Ahmeti me 48,9 për qind dhe Arben Taravari me 46 për qind. Edhe pse Mexhiti gëzon këtë mbështetje jo si një lider i një partie politike, prapa vetes lë Bilall Kasami dhe Afrim Gashin.
Konstatim nga anketimi
“Të anketuarit mendim më pozitiv kanë për Ali Ahmetin (48,9%), Arben Taravarin (46%) dhe Izet Mexhitin (43.5%), ndërkaq mendim më negativ kanë për Mendu Thaçin (58,6%) dhe Artan Grubin (58,3%). Më së paku i njohin Bashkim Hasanin dhe Kastriot Rexhepin”.
Lidhur me zhvillimet brenda BDI-së dhe veprimet e “grupit të zjarrit”, të anketuarit nxjerrin Mexhitin si eksponentin më të favorshëm për një lider të ardhshëm politik. 21,4 për qind e të anketuarve mendojnë se Mexhiti mund të jetë lider i një partie politike, ndërsa pas tij mbështetje të ulët përkatësisht nën 10 për qind gëzojnë Musa Xhaferi, Nevzat Bejta dhe Visar Ganiu.
Në lidhje me betejën brenda BDI-së, 30,5 për qind për qind e të anketuarve konsideron se lufta e grupit të zjarrit është e drejtë, ndërsa rreth 14 për qind për qind vlerësojnë se bëhet fjalë për betejë personale kundër kreut të BDI-së, Ali Ahmeti.
Konstatim nga anketimi
Grupi i zjarrit bën betejë të drejtë për reforma brenda BDI-së dhe reformave në shtet (30,5%)
Është çështje e tyre e brendshme partiake, e parëndësishme për shtetin (26,1%)
Grupi i zjarrit bën betejë personale kundër Ali Ahmetit (14%)
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare