Connect with us

Komente

Ministri

Published

on

Nga Dritëro Agolli

Është parë s’është parë, vunë ministër një gomar.
Gjindja tha: Goxha ministër me samar e me kapistër!

Ç’iu qep mëzi, ç’iu qep kali…Eh, gomar, ç’të polli halli!
Dhe kërriçi pret një qoshe, tok me pelën kuqaloshe…

Por një cep kërkon dhe mushka, ndryshe zemërohet krushka
Në katund plasi debati: More, s’ngeli soj veshgjati!

Flet me plak i muhabetit: Le t’i rrojnë, me nder qytetit!
Se katundi pa gjë s’ngeli. Boll janë: lopa, qeni, gjeli…

Continue Reading

Komente

Haraçina e diskriminuar së fundmi edhe e mashtruar!

Published

on

Shkruan: Mr. Driton NEBIU

“U tha, u bë”… thonin para do kohe, “u tha e asgjë nuk u bë” po e dëshmon kjo kohë.
Të gjithë ne e kemi të qartë se premtimet parazgjedhore të kryetarit të Komunës ishin vetëm një mashtrim i radhës i tij dhe i strukturës që përfaqëson.

Çdo herë kur ndokush përmend menaxhimin me përgjegjësi, ashtu siç po pretendon pushteti, asocimi i parë që na del para sysh është përgjegjësia për fjalët e thëna dhe punët e bëra. Në rastet kur ndokush nuk i realizon ato që ka premtuar, realisht duhet të japë përgjegjësi, në mos më shumë, së paku përgjegjësi morale (poqëse një kategori të tillë mund ta gjesh këtu në mesin tonë). Por, nuk do të ishim ne ata që jemi dhe nuk do të ishim këtu ku jemi sikur të mos bartte askush asnjë përgjegjësi për fjalën e dhënë, apo mashtrimin e thënë.

Nuk janë të largëta kohërat kur ish-drejtori ekonomik i një klinike, duke menduar se menaxhimi me një Drejtori është njejtë sikur edhe menaxhimi me një Komunë u zotua se Haraçina brenda tre muajve të mandatit të tijë, do të ketë ujë të pishëm nga penda e Likovës, madje ishim dëshmitarë edhe të paradimeve dhe vizitave e premtimeve të funksionarëve të ndryshëm partiak që bindnin popullatën, apo më mirë thënë, gënjenin në sy ata se gjithçka është gati për të sjellë ujin, vetëm duhet vota për të zgjedhur ish-drejtorin ekonimik të klinikës për kryetar Komune. Dhe ja kaluan sa e sa muaj e në Haraçinë ende nuk po rrjedh as edhe një pikë uji nga Penda e Likovës, nëse nuk llogariten të reshurat eventuale atmosferike, që ndonjëherë edhe vijnë nga ana e Likovës.
U premtuan terene sportive e vende për rekreim, e ish-drejtori ekonimik i një klinike, aktualisht kryetar komune fillimisht kishte brengë se ku të ulet, pasiqë mbeti edhe pa kolltuk, e që më pas të realizojë edhe disa takime “të rëndësisë së veçantë”, së fundmi, me rektorin e Univeristetit për Turizëm dhe Menaxhment në Shkup, kur kemi parasysh se Haraçina si komunë, ka kohë që është shëndrruar në “qendër turistike”, pasiqë u largua nga lista e komunave të deklaruara si “regjioni i krizës”.

Të mos harrojmë pa përmednur edhe të arriturën më të madhe të kryetarit aktual, takimin me zëvendëkryeministrin “e parë” aktual (të vetëdeklaruar e që nuk parashihet në asnjë akt ligjor) e ish-manipuluesin e rastit të Kalasë së Shkupit dhe njëfar drejtuesi i një shoqate të ashtuquajtur joqeveritare që punonte e punoi për qeveri, takim ky që rezultoi me një foto-sesion, sikur ai me përmendorën e Nexhati Agollit, pa harruar edhe takimet tjera “zyrtare” me bashkëpartiakët e tij rastësisht të gjendur në poste të pamerituara.

Koha e pushimeve po afrohet, dhe strukturat e Komunës me në krye kryetarin aktual do të kenë kohë të çlodhen nga “punët” e shumta që “realizuan” dhe sërish të dalin para nesh me premtimet e reja dhe afatet e shumta të prolonguara, me qëllim që prap të na mashtrojnë e të na gënjejnë në sy me afate të reja e premtime boshe. Fundja pasiiviteti i tyre dhe papërgjegjësia për fjalën e dhënë sërisht do të tentohet të mbulohet me gjendjen aktuale në Ukrainë, kontestin me Bullgarinë, klimën në Rusi, e vdekjen e “parë” nga Covid 19 në Korenë e Veriut. Nuk kanë ata turp që nuk e hanë me bukë, po edhe me nga një gotë mbrapa, pavarësisht se edhe ata e dinë se mëkati mund të bëhet në më shumë mënyra, me mendim, me fjalë e me veprim po gjithsesi mëkati më i madhë është me mosveprim e mosrealizim.

Kryetari aktual po bën mëkat me mosveprim, pasiqë nuk po ndihmon bashkëvendasit e tij me ate që është zotuar se do t’a bëjë. Të tillë i ka edhe ata në pushtet qendrorë, nuk dallojnë, jo.
Andaj, të dashurit e mi, mos të habitemi se pse jemi këtu ku jemi. Jemi të fortë e të zotët vetëm me fjalët e thëna, por jo me punët e bëra.

Ndoshta ndokush edhe nuk do të më besojë për këto që po them, por, ju sugjeroj po deshët të vërtetoheni, pyetni bashkëqytetarët apo fqinjët që kemi përreth. Ata më së miri e dinë sa sa ujë e nga e pijnë.

Continue Reading

Komente

Ish kryetari i Ballistëve Krenar Osmani: Armiku ynë i vetëm është sllavi!

Published

on

Pas mbarimit të ndeshjes Shkëndija-Shkupi dhe incidenteve dhe fyerjeve të shumta ka reaguar isha Kapoja e Ballistëve, Krenar Osmani.

Postimi i plotë:

“Asnjëra palë nuk u hakmorrëm për Harun Aliun,
asnjëra palë nuk u hakmorrëm për Almirin,
asnjëra palë nuk u hakmorrëm për Brodecin,
asnjëra palë nuk u hakmorrëm për shqiptarët e Nerezit,
asnjëra palë nuk u hakmorrëm për vrasjen e 2 të rinjëve shqiptarë në Gostivar,
asnjëra palë nuk u hakmorrëm për rastet e montuara politike (Sopoti, Burhan Porojit, Ibrahim Sulejmanit-Mimi, Alfa, Monstra, Kumanova, etj),
asnjëra palë nuk u hakmorrëm për fyerjet e panumërta që sllavët na i bëjnë në Enciklopedi, në librat shkollorë, në përgjimet e politikanëve sllav….!
Ndërsa tash e sa kohë shqiptari për shqiptarin është shëndruar në ujk.

ARMIKU YNË I VETËM ËSHTË SLLAVI, ASNJË TJETËR!

P.S. Forca dhe madhështia brenda kombit tregohet me pranimin e dallimeve që kemi brenda krahinave, qyteteve dhe bashkëkombasve, me tolerancë dhe me faljen ndaj gabimeve të njëri tjetrit, me mbrojtjen dhe vënien e vetes në shërbim të bashkëkombasit

E refuzoj me gjithë qenien time ofendimin, kanosjen dhe sulmin ndaj çdo shqiptari, ka shkruar Osmani në facebook.

Continue Reading

Komente

Aziri: BE-ja edhe një shuplakë BDI-se dhe Teuta Arifit!

Published

on

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri ka komentuar lajmin në media se BE-ja ka refuzuar kandidaturën e Teuta Arifit dhe BDI për ambasadore në këtë organizatë.

“Bashkimi Evropjan edhe një shuplakë BDI-se dhe Teuta Arifit! Propozimi i kuqe që Teuta Arifi të dërgohet si ambasadore në Bruksel mori dritë të. Nuk e ka kaluar filtrin!”, është shprehur Aziri. (INA)

Continue Reading

Aktuale