Connect with us

Lajmet kryesore

Mesazh emocional nga Lëvizja Anti Bixhoz (VIDEO)

Published

on

https://www.facebook.com/168738897134353/videos/2249920261938723/UzpfSTE2ODczODg5NzEzNDM1MzozNTAwNjA3MDIzMzU1MDQ/

Continue Reading

Lajmet kryesore

“Besa Trans” ka marrë miliona denarë nga shteti: Ka transportuar nxënës të shkollave fillore dhe parashkollore, vetëm nga Qeveria kanë marrë gjysëm milion denarë për dy vite (Dokument)

Published

on

Emri i kompanisë “Besa Trans” është aktual në opinionin maqedonas pasi 45 persona humbën jetën në tragjedinë e madhe në autostradën Struma në Bullgari shkruan Infomax.mk, përcjell in7

Transportin e udhëtarëve dhe aranzhimin e udhëtimit e ka organizuar “Besa Tranas” ose siç thuhet në emrin e plotë të kompanisë Kompania për transport, prodhim, tregti dhe shërbime BESA TRANS BTB DOOEL eksport-import Rashçe Shkup.

Nëse bëjmë një kontroll të shkurtër të kompanisë në faqen Open Finance do të shohim se kompania “Besa Trans” ka marrë disa milionë denarë nga shteti në periudhën 2010 e deri më sot për shërbime transporti.

Qeveria vetëm në dy vitet e fundit ka depozituar më shumë se gjysmë milioni denarë në llogarinë e “Besa Trans”.

Përveç 100 mijë denarëve nga Qeveria e Besa Transit, shuma të mëdha në llogarinë e kësaj kompanie kanë ardhur nga komunat, përkatësisht nga kryetarët e komunave dhe menaxherët e BDI-së dhe LSDM-së./in7.tv/

Të dhënat në faqen Open Finance mund t’i shikoni këtu LINKU./

Burimi i lajmit në Infomax.mk

Continue Reading

Lajme

Sarafov: Trupi i 45-të i gjetur në autobusin e kompanisë “Besa Trans” është i një fëmije

Published

on

By

Sarafov: Trupi i 45-të i gjetur në autobusin e kompanisë “Besa Trans” është i një fëmije

Sofje, 26 nëntor 2021 (MIA) – Gjatë ekspertizës së sotme të autobusit me shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut, që pati fatkeqësi në autostradën “Struma” të martën, është gjetur edhe një trup i një fëmije, informoi zëvendës prokurori kryesor dhe shef i Shërbimit hetues kombëtar të Bullgarisë, Borisllav Sarafov.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, me këtë numri i viktimave në fatkeqësinë e komunikacionit në autobusin e “Besa Trans” është rritur në 45.

Paraprakisht, zëdhënësi i prokurorit kryesor të Bullgarisë, Sijka Mileva, korrespondentit të MIA-s nga Sofja i konfirmoi se gjatë ekspertizës shtesë që sot e kanë kryer hetuesit nga Shërbimi hetues kombëtar bullgar në autobusin e djegur, është gjetur edhe një trup.

Sarafov sot në delaratë për BNR konfirmoi se të hënën në mbrëmje në ora 21:15 sipas kohës bullgare, përmes vendkalimit kufitar “Kapitan Andreevo” nga Turqia në Bullgari me autobusin e “Besa Trans”-it kanë hyrë 52 persona.

Sipas Sarafov, prej tyre 45 viktima janë gjetur në autobusin e djegur, ndërsa shtatë të lënduar janë dërguar në spitalin “Pirogov” në Sofje.

Ai informoi se edhe hetuesit bullgarë dhe prokurori, të cilët kanë udhëtuar në vend, do të mbeten në Shkup më së voni deri të dielën.

“Duhet ta sjellin dokumentacionin lidhur me autobusin dhe ADN profilet e farefisit të viktimave. Menjëherë pastaj do të fillojë identifikimi i viktimave nga fatkeqësia”, shtoi Sarafov.

Ekipi i prokurorëve dhe hetuesve nga Shërbimi hetues kombëtar bullgar, sipas paralajmërimeve, deri te autoritetet në vend zyrtarisht duhet të parashtrojnë kërkesë për ndihmë juridike. Atyre do t’u dorëzohen ADN materialet e mbledhura nga farefisi i viktimave në fatkeqësinë e autobusit dhe pas kthimit të tyre në Bullgari, do të fillojë zbatimi dhe identifikimi me trupat e gjetur të viktimave, shtatas të RMV-së në autobus. Pas përfundimit të kësaj procedure, do të vijojë sjellja e trupave në vend dhe dorëzimi tek familjet e tyre.

Continue Reading

Kosovë

Mbledhja e qeverive Kosovë-Shqipëri, këto janë 13 marrëveshjet e nënshkruara

Published

on

By

Mbledhja e qeverive Kosovë-Shqipëri, këto janë 13 marrëveshjet e nënshkruara

Në Elbasan u mbajt sot mbledhja e rregullt e dy qeverive shqiptare, të Kosovës dhe Shqipërisë, ndërsa pas mbledhjes u nënshkruan 13 marrëveshje. Fillimisht u nënshkrua marrëveshja për zbatimin e lehtësirave doganore nga kryeministri Albin Kurti dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Më pas u nënshkrua marrëveshja për lehtësimin e procedurave dhe kushteve për marrjen e leje qëndrimit të përkohshëm, ndërsa u nënshkrua nga ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla dhe ai i Shqipërisë, Blendi Çuçi.

Këto janë 13 marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë:

1. Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e lehtësirave të ndërsjella në procedurat doganore dhe/ose të kontrollit të hyrje/daljes së mallrave.

2. Protokoll bashkëpunimi ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për krijimin e Sekretariatit Koordinues Ndërqeveritar.

3. Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për lehtësimin e procedurave dhe kushteve për marrjen e leje qëndrimit të përkohshëm.

4. Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për rregullat e regjimit të trafikut lokal të kufirit.

5. Marrëveshje ndryshuese e Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës)–Krushevë (Dragash) midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

6. Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare.

7. Marrëveshje për sigurime shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

8. Kalendari i përbashkët Kulturor Vjetor ndërmjet Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës

9. Marrëveshje për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës në fushën e trashëgimisë kulturore dhe muzeve.

10. Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Republikës së Kosovës për ndërtimin e lidhjes hekurudhore Durrës-Prishtinë.

11. Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve të Republikës së Kosovës.

12. Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës në fushën e njohjes dhe njësimit reciprok të diplomave, certifikatave dhe gradave shkencore të lëshuara nga institucionet e arsimit të lartë dhe institucione të tjera të autorizuara.

13. Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e bujqësisë ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës.

Continue Reading

Aktuale