Connect with us

Shëndeti

Lufto celulitin dhe jo vetëm me alkoolin rozmarinë

Published

on

Nëse vuani shpesh nga dhimbja e muskujve ose celuliti dhe kjo është bërë problem për ju, nuk ka ilaç më të mirë natyror se sa alkooli rozmarinë.

Për të përgatitur alkoolin e rozmarinës është e nevojshme që të përzihet një ose dy dëgë rozmarine në një kavanoz qelqi pa hequr gjethet ose kërcellin, derdh “alkoolin farmaceutik”. Kjo përzierje duhet të vendoset në një vend të errët për rreth dy javë, pas së cilës ilaçi është gati të përdoret.

-Celuliti: pasi ka cilësi rigjeneruese, është në gjendje të eliminojë celulitin nëse aplikohet si krem ​​çdo ditë.

 

-Tensioni muskulor: ka përfitime anti-inflamatore që mund të ndihmojnë në zhdukjen e dhimbjes dhe tensionin e muskujve në pak minuta.

 

-Thithja e aromës së  këtij alkooli, mund të pastrojë rrugët e frymëmarrjes.

-Rënia e flokeve: para se të lani flokët me shampo të zakonshme, lyeni sklapin e kokës për të paktën 5 minuta. Alkooli i rosmarinës do të depërtojë në lëkurë dhe tenton të rigjenerojë qelizat duke parandaluar humbjen e flokëve.

-Dermatiti: antioksidantë ai vepron shpejt në lëkurë, duke eliminuar inflamacionin, dhimbje dhe zbutjen e lëkurës.

https://www.botasot.info/mjekesi-alternative-shendetesia/1115827/lufto-celulitin-dhe-jo-vetem-me-alkoolin-rozmarine/

Continue Reading

Shëndeti

Lija e majmunit po përhapet më shumë tek homoseksualët

Published

on

Lija e majmunit po përhapet më shumë tek homoseksualët
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka urdhëruar britanikët që kanë rënë në kontakt me linë e majmunëve të vetë-izolohen për 21 ditë.

Mes një rritje të rasteve, Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar ka lëshuar një paralajmërim për ata që janë në kategorinë e rrezikut të lartë që të qëndrojnë larg grave shtatzëna, fëmijëve nën 12 vjeç dhe njerëzve me imunitet të dobët.

UKHSA ka konfirmuar 20 raste në MB deri më tani, megjithatë, ky numër pritet të rritet.

Ata thonë se kontakti me familjen, kontakti seksual ose ndryshimi i shtratit të një personi të infektuar janë mënyrat se si dikush mund të ketë kontraktuar infeksionin. Agjencia thotë gjithashtu se të prekurve u është ofruar një vaksinë kundër lisë.

Udhëzimi vjen pasi Dr. Susan Hopkins, këshilltare kryesore mjekësore për UKHSA, paralajmëroi se lija e majmunëve po përhapet përmes transmetimit në komunitet.

Dr. Hopkins tha se shifrat e përditësuara për fundjavën do të jepen të hënën pasi ajo paralajmëroi për më shumë raste ‘në baza ditore’.

Ndër të tjera ajo paralajmëroi se mjekët po shohin transmetim në komunitet tek individët që vetë-identifikohen si homoseksualë ose biseksualë ose burra që bëjnë seks me burra të tjerë.

“Transmetimi i komunitetit është i përqendruar kryesisht në zonat urbane dhe ne po e shohim kryesisht tek individët që vetë-identifikohen si homoseksualë ose biseksualë, ose burra të tjerë që kryejnë marrëdhënie seksuale me burra”,-u shpreh ajo.

“Ne do t’i rekomandonim kujtdo që ka ndryshime në partnerët e seksit rregullisht, ose ka kontakte të ngushta me individë që ata nuk i njohin, të paraqiten nëse shfaqin shenja.

Continue Reading

Shëndeti

Cilat janë ushqimet që ndihmojnë në lehtësimin e ankthit

Published

on

Ankthi është një nga çrregullimet më të përhapuara të shëndetit mendor, i cili prek rreth 7.6% të popullsisë globale.

Në përgjithësi karakterizohet nga ndjenja të vazhdueshme tensioni, shqetësimi dhe nervozizmi që mund të ndikojnë edhe në jetën e përditshme.

Në shumë raste, mjekimi është edhe mënyra kryesore e trajtimit.

Megjithatë, ka disa strategji që mund t’ju ndihmojnë në reduktimin e simptomave të ankthit, duke filluar nga teknika e duhur e frymëmarrjes e deri tek ushqimet që konsumoni.

Ka disa ushqime që mund të ndihmojnë në mbështetjen e funksionit të trurit dhe në uljen e ashpërsisë së simptomave tuaja, kryesisht për shkak të vetive të tyre nxitëse të trurit.

AgroWeb.org iu njeh me 6 ushqime dhe pije, për të cilat shkenca beson se mund të ofrojnë lehtësim. Ato janë:

Salmoni

Salmoni përmban lëndë ushqyese që promovojnë shëndetin e trurit, duke përfshirë vitaminën D dhe acidet yndyrore omega-3.

Këto lëndë ushqyese mund të ndihmojnë në rregullimin e neurotransmetuesve dopaminë dhe serotonin, gjë që mund të ofrojë qetësi dhe relaks.

Në veçanti, një regjim ushqimor i pasur me këto lëndë ushqyese, ka treguar se shoqërohet me shkallë më të ulët të ankthit.

Kamomili

Falë vetive antioksiduese dhe anti-inflamatore, kamomili mund të ndihmojnë në uljen e inflamacionit të lidhur me ankthin.

Megjithëse mekanizmat nuk janë të qartë, besohet se ai ndihmon në rregullimin e neurotransmetuesve që lidhen me gjendjen shpirtërore si serotonina, dopamina dhe acidi gama-aminobutirik.

Shafrani i Indisë

Kjo erëz përmban kurkumin, që njihet për rolin e tij në përmirësimin e shëndetit të trurit dhe parandalimin e çrregullimeve të ankthit.

Falë këtyre vetive, kurkumina mund të ndihmojë në parandalimin e dëmtimit të qelizave të trurit që lidhen me inflamacionin kronik dhe stresin oksidativ.

Çokollata e zezë

Disa studime sugjerojnë se flavonolet tek çokollata e zezë, një lloj antioksidanti, mund të rrisin rrjedhjen e gjakut në tru dhe të përmirësojnë rrugët e sinjalizimit të qelizave.

Këto efekte mund t’ju lejojnë të përshtateni më mirë me situatat stresuese që mund të çojnë në ankth dhe çrregullime të tjera të humorit.

Por kini parasysh se çokollata e zezë duhet konsumuar në moderim, pasi është e lartë në kalori dhe mund ta teproni lehtë me kosnumin e saj.

Kosi

Probiotikët, ose bakteret e shëndetshme, që gjenden në disa lloje kosi mund të përmirësojnë disa aspekte të mirëqenies tuaj, përfshirë shëndetin mendor.

Edhe pse ende një fushë kërkimore në zhvillim, shkencëtarët besojnë se probiotikët mund të mbështesin boshtin zorrë-tru. Një sistem i ndërlikuar midis traktit gastrointestinal dhe trurit.

Çaji jeshil

Çaji jeshil përmban L-theanine, një aminoacid që është studiuar për efektet pozitive në shëndetin e trurit dhe reduktimin e ankthit.

Për më tepër, L-theanina mund të rrisë dopaminën dhe serotoninën, neurotransmetues që janë treguar të kenë efekte kundër ankthit.

Konsumi i disa filxhanëve çaj jeshil çdo ditë mund të shoqërohet me më pak shqetësime.

Continue Reading

Shëndeti

Biden: Secili duhet të jetë i shqetësuar për linë e majmunëve

Published

on

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se “secili duhet të jetë i shqetësuar” për shpërthimin global të lisë së majmunëve, pasi po shtohet numri i rasteve me këtë virus.

“Jemi duke punuar shumë për të kuptuar se çfarë duhet të bëjmë”, u ka thënë Biden gazetarëve më 22 maj, teksa është nisur nga Koreja Jugore për në Japoni.

Komentet e tij kanë ardhur teksa virusi vazhdon të përhapet dhe Izraeli e Greqia janë dy shtete që kanë raportuar rastet e para.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka identifikuar rreth 80 raste me linë e majmunëve në gjithë botën, si dhe rreth 50 raste të dyshimta.

Kjo sëmundje infektuese është raportuar më herët vetëm në mesin e njerëzve me lidhje në Afrikën Qendrore dhe atë Perëndimore.

Mirëpo në javët e fundit ka pasur raportime për raste të tilla në Britani, Spanjë, Portugali, Itali, Shtetet e Bashkuara, Suedi, Kanada, Australi dhe vende tjera.

Virusi është identifikuar fillimisht te kafshët e egra dhe përcillet me gunga në trup, ethe dhe temperaturë.

Shkalla e vdekshmërisë nga kjo sëmundje është nga 1 deri në 10 për qind, dhe shumica e vdekjeve raportohen te pacientët e rinj.

Aktualisht nuk ka trajtim për linë e majmunëve, mirëpo vaksinat kundër llojeve tjera të lisë besohet se ofrojnë mbrojtje nga ky virus.

Continue Reading

Aktuale