Connect with us

Lajme

Albin Kurti: 4 kërkesat që Institucionet e Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës duhet t’i bëjnë për shqiptarët në Luginë.(VIDEO)

Published

on

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku flitet për situatën e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit dhe për Rezolutën që Presidenti Hashim Thaçi ka dorëzuar para deputetëve, fjalë rasti ka mbajtur edhe kreu i partisë opozitare Vetëvendosje, Albin Kurti.

Sipas Kurtit, diskriminimi, shfrytëzimi dhe shtypja që iu bëhet shqiptarëve në Luginë është e pashembullt. Për premtimet e Presidentit Thaçi nëpër konferenca shtypi, sipas Kurtit, më shumë i ka demobilizuar dhe pasivizuar shqiptarët në atë rajon

“Natyrisht se ne mund të rendisim shumë hapa, aksione që duhet t’i ndërmarrim për shqiptarët atje, por unë do t’i kisha përmbledhur në katër kryesore. Institucionet e Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Shqipërisë duhet të kërkojnë:

1) Televizion në gjuhën shqipe në Preshevë.
2) Universitet në gjuhën shqipe në Bujanoc.
3) Investime të shqiptarëve në Medvegjë dhe,
4) Heqjen e bazës ushtarake të Serbisë në Boroc të Bujanocit.

Me këto kërkesa, shqiptarët kudo që janë, jo vetëm në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, dhe jo vetëm institucionet e Republikës së Kosovës dhe të Shqipërisë, dalin në ofenzivë kundrejt shtetit të Serbisë i cili nuk ka as keqardhje e pendesë për krimet nga e kaluara dhe as që i ka ndryshuar qëllimet e planet për neve për të ardhmen” – shprehet Albin Kurti, Kryetar dhe Deputet i Lëvizjes Vetëvendosje. /in7.tv/

VIDEO

– Fjala e Kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti në seancën e jashtëzakonshme: Situata aktuale e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë – angazhimi i institucioneve të Republikës së Kosovës për të drejtat dhe vështirësitë e tyre.

https://www.facebook.com/vetevendosje/videos/915194498822433/

Continue Reading

Lajme

Taravari: Me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është bërë shtet i sigurt

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, thotë se me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është shtet i sigurt dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit.
Në Facebook ai shkruan se RMV si anëtare e NATO-s jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore.
“Më 27 mars të vitit 2020, Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtare më e re në NATO. Nga ky moment RMV, si pjesë e Aleancës më të fuqishme Veriatlantike, është shtet i sigurtë dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit të vendit. RMV, si anëtare e NATO-s, jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore. Agresioni rus kundër Ukrainës duke rrezikuar sigurinë globale, edhe njëherë dëshmoi se duke qenë pjesë e NATO-s, qytetarët tanë dhe vendi janë të mbrojtur nga ana e aleancës së shteteve më të fuqishme në botë”.
“Aleanca për Shqiptarët kishte fatin që të kontribuojë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. ASh me dinamikë dhe seriozitet të njëjtë do të japë kontributin politik dhe programor në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE së bashku me sfidat e ndryshimeve kushtetuese që janë parakusht dhe objektiv parësor i anëtarësimit të vendit në BE”, ka shkruar Taravari me rastin e 3 vjetorit të anëtarësimit të RMV-së në NATO.

Continue Reading

Lajme

Anëtarë te Besës nga Gostivari kalojnë në ASH

Published

on

By

Katër anëtarë nga Lëvizja BESA nga Gostivari, sonte kanë kaluar në ASH. Kjo është dëshmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku ata shihen bashkë me kryetarin e ASH, Arben Taravari ku i shoqëron edhe kryetari i Degës së ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija.
Fotografia të cilën e ka publikuar Abdija mbanë shkrimin “Aleanca për Shqiptarët çdo ditë po forocohet”.
Ky kalim kalim i katërshes, e cila ka qenë në krye të BESËS në Gostivar, është festuar me një kafe të përbashkët.
Ndryshe, jo zyrtarisht ditëve në vazhdim pritet edhe anëtarë dhe  simpatizantë të tjerë nga Lëvizja Besa në Gostivar të kalojnë në ASH.

Continue Reading

Lajme

Anëtarë te Besës në Gostivar kalojnë në ASH

Published

on

By

Katër anëtarë nga Lëvizja BESA nga Gostivari, sonte kanë kaluar në ASH. Kjo është dëshmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku ata shihen bashkë me kryetarin e ASH, Arben Taravari ku i shoqëron edhe kryetari i Degës së ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija.

Fotografia të cilën e ka publikuar Abdija mbanë shkrimin “Aleanca për Shqiptarët çdo ditë po forocohet”.
Ky kalim kalim i katërshes, e cila ka qenë në krye të BESËS në Gostivar, është festuar me një kafe të përbashkët.
Ndryshe, jo zyrtarisht ditëve në vazhdim pritet edhe anëtarë dhe  simpatizantë të tjerë nga Lëvizja Besa në Gostivar të kalojnë në ASH.

Continue Reading

Aktuale