Connect with us

Kolumna

2 Korriku i 90-ës që zgjoi shqiponjën dy krenare

Published

on

Shkruan, Bislim AHMETAJ

Në Kosovë nën terrorin e snajperve dhe tankeve serbe elita intelektuale e udhëhequr nga Presidenti Ibrahim Rugova shpalli Deklaratën Kushtetuese, gurë-themelin institucional që i priu Pavarësisë së plotë të Kosovës.

Në Shqipërinë komuniste djemtë më kurajoz të Tiranës “thyen” muret e ambasadave perendimore, shurdhuan veshët e kancelarive europiane, çanë këmbanat e alarmit dhe zgjuan popullin e robëruar që do të shpërthente në Dhjetor 90-ës.
Me dy korrik të 90-ës shqiponja dykrenare u zgjua pas një agonie të gjatë si rezultat i dhunës dhe diskriminimit absolut që qeveritë motra të Tiranës dhe Beogradit po ushtronin mbi popullsinë shqiptare të ndarë dhunshëm në 5 shtete të Ballkanit. 28 vite pas këtyre dy ngjarjeve kulmore të historisë tonë kombëtarë fatëkeqësisht dy qeveritë e shqiptarëve në Prishtinë e Tiranë ngjajnë si dy filiale të qeverisë së Beogradit.

ATO shkelin dhe dhunojnë të drejtat e qytetarëve të tyre, vjedhin dhe grabisin pronën publike, injorojnë dhe shpërfillin ëndrrrën shekullore  të shqiptarëve për Bashkim Kombëtarë në një shtet të vetëm.
Treni europian për shkak të arbitraritetit të qeverive  të Tiranës dhe Prishtinës i ka mbyllur stacionet e saj në Shqipëri dhe Kosovë.

Ekonomia është bërë pronë e 2%–it të klientelës së qeveritarëve, që simbolikisht na kujton kontributin që emigrantët nga Kosova jepnin për Pavarësinë e Shtetit të Kosovës ndërsa në Shqipërinë e diktaturës falimentimin e ekonomisë në prag vitet e 90-ta. Kjo gjëndje deprimuese duhet të na zgjojë dhe jo të na e shtojë agoninë.
Ky përvjetor  i 2 KORRIKUT të 90-ës duhet të na gjëjë në rrugë dhe në sheshe, në Tiranë dhe në Prishtinë, në çdo qytet të Shqipërisë dhe Kosovës.

Kujtimi dhe sakrificat e atyre burrave dhe grave që sakrifikuan jetët e tyre nën regjime gjakatare dhe kriminale me 2 Korrik të 90 për lirinë tonë duhet të na frymëzojnë që ti ndalim qeveritë filiale të beogradit, të cilat ndërtojnë jetën e luksit mbi varfërinë e qytetarëve të tyre. Që shpërfillin dhe  dhunojnë ditën për diell të drejtat dhe liritë tona qytetare të fituara me sakrifica sublime.
Koha është për zgjim dhe për ndryshim.

Qeveritë satelite të Beogradit në shqiptari ja kanë ulur krenat shqiponjës.
#Krenar për ptotagonistët e 2 Korrikut 1990.
#Të turpëruar mga klasa politike e sotshme

#Koha ti fshijmë  politikanët që na turpërojnë.
#Koha për bashkim kombëtar, si zgjidhja e vetme e mbijetësës së kombot shqiptar.

Continue Reading

Kolumna

Të gjithë kundër krimit dhe interesit klanor

Published

on

Shkruan Premtim Dema

Tragjedia në Strugë lidhet me një emër dhe një parti, Ramiz Merko dhe BDI.

Mburrja e fitores nga ane e Merkos dhe argateve të tij është sa për të ardhur keq por aq edhe një realtet i nje shoqerie te kapur peng. Kjo u verejt më mirë në komunitetin Shqiptar, Turk dhe Torbesh dhe kjo ka të bëjë me lidhjet e interesave të ngushta klanore, shoqërore dhe të punsimeve pa bazë në dëm të taksapaguesve struganë.

Ne tre mujorin e fundit BDI e Struges deri sot ka berë pusnime te ba baza, ka dhëne tendere dhe ka shtruar asfalt pa kriter dhe pa plan. Keta jane te ashtuquajturat projektet e Merkos, në bashkpunim me mafien urbane dhe me ineresxhinjte të punsimit administrativ që janë në dëm të qytetarve Struganë.

Për fat të keq kjo është një fitore me kosto te madhe për shoqërinë tonë, qe mbahet aq e paster por eshte aq e vobeket se e vjedh vetveten.

E uroj Idri Istrefin për fitoren ne Struge dhe të mburret me atë që ai ka bërë për pak kohë kundër një aparati mafiozo-sheteror.

Votat që mori Idri Istrefi ishin votat e qytetarve pa interes klanor, nga ata qytetar që duan Strugën të pastër nga virusi i krimit shtetror.

U bëj thirrje të gjithe atyre që kanë dhe që duan Strugën le ti mendojnë mirë pasojat kur e hedhin votën në kuti. Se kostoja për një vend pune të pa merituar është e madhe për femijën, nipin, mbesen tuaj.

Vota bën ndryshimin dhe ju foj që së bashku nga perendimi deri ne Strugë të tregojmë se dijmë të bëjme më shumë se kaq.

Continue Reading

Kolumna

“Shani” me votë ditën e zgjedhjeve, nëse nuk e bëni atë ditë, mos u “shani” asnjëherë!

Published

on

Shkruan: Hasim Memishi – Sopi, Aktor

“SHANI” ME VOTË!

Politikanët e marrin fuqinë nga populli me anë të votës, prandaj më mirë është të “shahemi” me votë!
Nesër, mos votoni ata që kanë kaluar nga “shiltet” në gucci!
Nesër ju jeni fuqia, prandaj duhet t’i ndëshkoni me votë!
Nesër, Ne ua japim pushtetin e tenderit, korrupsionit, manipulimit, ofendimit, nënçmimit, përçmimit e “shitpordhjes”
Mos votoni ata që kanë blerë diplomat;
Mos votoni arrogantët injorant!
Mos votoni keqpërdoruesit!
Mos votoni amatorët, abuzuesit!
Mos votoni ata që janë bërë milioner vetëm duke bërë selfi!
Shani ditën e zgjedhjeve, sepse atë ditë shajnë të mençurit!
Mos e shitni votën për një thes miell, për një punë në administratë, për një premtim bosh, për premtimet për BE me dekada të tëra!
“Shani” me votë nesër, nëse nuk e bëni nesër, mos u “shani” asnjëherë!

P.s: unë çekaç di t’ju thom, prap Ju e dini ma majr!

Continue Reading

Kolumna

Demiri: Inxhinierë e magjistra punojnë si kamerier, të paditurit bëjnë ligje…

Published

on

Shkruan: Osman DEMIRI

Që kur na lan si numra, partitë politike kanë bërë petulla për vete. Pse duhet të ketë numra, pse mos të jenë emri dhe mbiemri, dhe aq?! Pse nuk janë listat e hapura, me emër e mbiemër, por duhet që me numra të shtyejmë përpara të paditurit, analfabetët, matrapazët? Nëpër lista kam plot miq e shokë dhe njerëz të dëshmuar nga të gjitha partitë dhe të gjithë nacionalitet, që pa asnjë hezitim do t’i kisha rrethuar!

Njërin nga njëra parti, dy apo tre nga partia tjetër, duke e plotesuar mozaikun politik me njerëz të shquar, me njerëz të cilët nuk na turpërojnë dhe degradojnë në këtë mënyre! Janë mbushur listat me ushtarë partiak, me sllogane qesharake, koncepte patetike, përmbajtje mediokre.

Na e dëbuan rininë duke ua nënvlerësuar intelegjencën. Profesorë, inxhinierë e magjistra punojne si kamerier, kurse ata që memzi kanë kryer shkollën e mesme, me kostume e kollare bëjnë ligjin dhe sorollaten nëpër ministri e drejtori! Dhe prap numra, 20 apo 30 kandidat të dëshmuar, shtyejnë përpara 2 apo 3 të dështuar! Eshtë koha që t’na llogarisni si njerëz, JO SI NUMRA!

Continue Reading

Aktuale