Connect with us

Lajmet kryesore

Shmanget aksident i rëndë ajror mbi qiellin e Maqedonisë së Veriut (VIDEO)

Published

on

Një aksident i rëndë ajror për pak sa nuk ka ndodhur më datë 8 Maj të këtij viti, kur si pasojë e një gabimi të autoriteteve të kontrollit të komunikacionit ajror në vend, dy avionë kanë rrezikuar të përplasen mes veti.

Bëhet fjalë për një aeroplan të kompanisë Turkish Airlines i tipit Airbuss 330-200 që udhëtonte nga Atlanta për në Stamboll dhe një aeroplani tip Boing 737 – 7k2 i kompanisë Transavia, me relacion Telv Aviv – Amsterdam.

Incidenti ka ndodhur kur për shkak të përllogaritjeve të gabuara nga një punonjës në Kontrollin e Fluturimeve të Maqedonisë së Veriut, aeroplani me 335 pasagjerë që ka udhëtuar nga Atlanta – SHBA, pasi ka arritur në hapësirën ajrore sipër Liqenit të Dojranit, për pak sa nuk është përplasur me aeroplanin që ka ardhur në drejtim të kundërt dhe me 149 udhëtarë në bord. Derisa aeroplani i Turkish Airlines ka udhëtuar qetë në rreth 9 mijë metra lartësi, në hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut ka hyrë nga Mali i Zi dhe ka qënë në komunikim të vazhdueshëm me komandën e radarëve të RMV-së. Ndërsa aeroplani përballë tij, që sapo ka hyrë në hapësirën e Maqedonisë së Veriut, sipër Dojranit ka kërkuar të ngrihet në lartësi më të lartë, ndërsa kontrollori pa i bërë mirë llogaritjet ka lejuar këtë lëvizje të aeroplanit të Transavias, informon Lideri Ekonomik, transmeton in7.

Në momentet kur aeroplani i Transavias është ngjitur sipër, në lartësinë prej rreth 8800 metrash është shmangur përplasja me aeroplanin e Turkish Airlines dhe kjo për shkak të shkathtësisë së dy pilotëve të cilët e kanë vërejtur mundësinë e përplsjes dhe kanë manovruar për tu larguar nga njëri tjetri.

Aeroplanët kanë lëvizur drejt njëri – tjetrit me shpejtësi prej rreth 750 km/h, ku rrezikohej jeta e të paktën 480 udhëtarëve në të dyja bordet./in7.tv/

Për më shumë, shikoni videon më poshtë.

Continue Reading

Lajme

Aleanca dhe BESA bashkojnë forcat në Tearcë: Është koha për ndryshim!

Published

on

By

Aleanca dhe BESA bashkojnë forcat në Tearcë: Është koha për ndryshim!

Paraditën e kësaj të enjte janë takuar kandidati i ASH-së, për Tearcën, Nazim Taipi dhe kandidati i Besës, Daut Memishi.

Përmes një fotografie që kanë publikuar dy kandidatë kanë njoftuar se është koha për qeverisje të pastër në Tearcë dhe se Lëvizja Besa do të mbështes kandidatin e ASH-së në Tearcë, Nazim Taipi i cili ka hyrë balotazh.

Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, i pari me vota rradhtiet, Nuhi Neziri nga BDI me 3818 vota, i dyti rradhitet Nazim Taipi me 2.362 dhe i treti në këtë garë ka dalur kandidati i Besës, Daut Memishi me 1.969 vota. Ndërsa në mbështetje të Taipit kanë dalë edhe aktivistë të PDSH-së të cilët kanë dalur kundër vendimit të kryetarit të PDSH-së për të koalicionuar me BDI-në. /ZYRTARE.net

Continue Reading

Kosovë

U kërcënua me jetë, zbulohet mesazhi në “Facebook”: 50 mijë euro për atë që vret Kurtin

Published

on

By

U kërcënua me jetë, zbulohet mesazhi në “Facebook”: 50 mijë euro për atë që vret Kurtin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë mbrëmjen e djeshme kërcënime për jetën.
Edhe pse zëdhënësi i kryeministrit të Kosovës, Përparim Kryeziu, nuk dha detaje se nga kush është kërcënuar apo në çfarë rrethanash, mediat kosovare kanë zbuluar një postim publikuar në rrjetin social Facebook, përmes së cilës ofrohen 50 mijë euro për këdo që e vret Kurtin.

Kështu një person ka shkruar në faqen “Shes Blej Gjithçka” se do të jepte 50 milionë euro atij që vret Albin Kurtin, ndërkohë që ka listuar edhe listën e çmimeve që janë rritur në Kosovë.

Po ashtu, në po të njëjtin grup, një tjetër person ka shkruar se do t’i jepte 35 mijë euro shpërblim atij që e vret Kurtin.

Continue Reading

Lajme

Idri Istrefi zbulon mega-skandalin: Ja si Ramiz Merko dhe Armen Kadriu kanë fituar miliona euro nga SITI LAJTI

Published

on

By

Idri Istrefi zbulon mega-skandalin: Ja si Ramiz Merko dhe Armen Kadriu kanë fituar miliona euro nga SITI LAJTI

Deklarata e plotë e Idri Istrefit

Të nderuar qytetarë,
Sot para jush po denoncojmë një nga skandalet më të mëdha korruptive të bëra nga Ramiz Merko dhe të afërmit e tij. Bëhet fjalë për zhvatje e vjedhje të miliona eurove prej Buxhetit të Qytetarëve të Strugës nga ana e çiftit Ramiz Merko – Armen Kadriu, tashmë prej disa vitesh, përmes një koncesioni të dyshimtë e me plotë shkelje ligjore të lidhur gjatë mandatit të dytë të Ramiz Merkos mes Komunës së Strugës dhe një kompanie private për ndriçimin publik.

SITI LAJT është kompania, e cila për mirëmbajtjen e ndriçimit publik po merr miliona euro nga Buxheti i Struganëve, nga buxheti i familjeve tona. Shumëkush në Strugë ka shprehur dyshimet për pronarët e vërtetë të kësaj kompanie, ndërsa ne jemi këtu për ta dëshmuar atë me fakte. Milionat që Komuna e Strugës ja jep kësaj kompanie shkojnë direkt në xhepat e Ramiz Merkos dhe Armen Kadriut dhe këtë e dëshmojnë dhjetëra transaksione bankare të siguruara nga ne e të cilat do t’ua dorëzojmë të gjithë mediave në vend. Do t’u dorëzojmë të dhëna për datat, shumën dhe subjektet e transaksioneve, por jo edhe ekstraktet origjinale, pasi duam të ruajmë sigurinë e burimit.

Për të gjitha këto transaksione janë të njoftuara edhe Prokuroria Publike dhe Policia Financiare, ndërsa për arsyen e mosreagimit të tyre, do të duhet të përgjigjen vet ata.
Miliona euro nga SITI LLAJT janë paguar në xhirollogarinë private të Armen Kadriut dhe familjarëve të tij dhe në xhirollogarinë e UNIVERSITETIT PRIVAT TË RAMIZ MERKOS.

Këto transaksione dëshmojnë më së miri lidhjen e klanit MERKO – KADRIU me kompaninë SITILLAJT dhe me vjedhjen që po na bëhet përditë.

Që skandali të jetë më i madh, Qeveria e Maqedonisë së Veriut gjatë këtij mandati ua pagoi 50 përqind të borxheve komunave.

Komunës së Strugës iu ndanë mbi 2 milionë euro, ndërsa Ramiz Merko mes dhjetëra kompanive, zgjodhi pikërisht SITILLAJTIN për tja paguar njëherësh mbi 1.2 milionë euro prej këtyre mjeteve. Arsyeja dihet.

Nga ana tjetër, jemi dëshmitarë për shërbimet e kësaj kompanie. Fshatra e lagje të tëra të Strugës për çdo natë janë në terr e aspak të sigurta, përfshirë këtu qendrën e qytetit, Ladorishtin, Veleshtën, Oktisin, Livadhinë, Llozhanin, Vranishtën, Misleshovën e shumë e shumë lagje nga të cilat na kanë ardhur denoncime.

Ramiz Merko të japë llogari para struganëve për këtë krim?

Ftoj institucionet relevante të kryejnë detyrën, ndërsa inkurajoj edhe mediat e vendit që të hetojnë më tej këtë skandal. Ne jemi të gatshëm për bashkëpunim me të gjithë.
Për fund, e ripërsëris qëndrimin tonë kryesor. Para çdo premtimi nga Programi ynë zgjedhor, qeverisja jonë e re në Komunën e Strugës do të fillojë me REVIZION TOTAL të të gjitha punëve të Ramiz Merkos. Të gjitha keqpërdorimet do të zbardhen dhe natyrisht, autorët do të përgjigjen për çdo denar të harxhuar kot nga Buxheti i Qytetarëve të Strugës.

Të dashur struganë, ky është pushteti kriminal i Ramiz Merkos gjatë të cilit vetëm dy familje janë pasuruar, kanë ndërtuar shtëpi milionëshe, kanë blerë tokë e pasuri të madhe, shëtisin me vetura prej qindra mijëra eurove, ndërsa qytetarëve, të rinjve struganë ua kanë lënë si zgjidhje të vetme, VALIXHET dhe largimin nga ky vend. Më 31 Tetor përfundon gjithçka. Struga do të vijë në duar të sigurta dhe njerëz të pastër.
Ju faleminderit.

Burimi

Continue Reading

Aktuale