Connect with us

Lajme

Sot në Tetovë, protesta kundër BDI – së!

Published

on

Janë paralajmëruar për ditën e sotme protestat e radhës kundër Bashkimit Demokratik për Integrim. Protesta eparë u  realizua para disa ditëve ku morën pjesë dhjetra qytetarë të revoltuar, për siç thoshin ata, ofendimet dhe sharjet që krerët e BDI-së i kanë bërë ndaj aktivistëve të tyre, në disa materiale të përgjuara ku thuhet se dëgjohen biseda telefonike mes krerëve të BDI-së.

Organizatorë të protestës u paraqitën një grup me në krye vëllaun e Sheqerim Ahmetit i njohur si El Cheka, personit më të përfolur për momentin në rrjetet sociale. Blerim Ahmeti nga Kërçova thoshte se përkrah nismë e vëllaut të tij dhe kërkonte mbështetje nga shqiptarët anembanë për përkrahje të protestës, derisa siç thoshte ai, kjo kastë politike të largohet prej pozicioneve udhëheqëse.

Flitej se pas protestës,Blerim Ahmeti është marrë në pyetje nga inspektorë të policisë për të treguar se prej ku vëllai i tij i merr materialet e përgjuara dhe për të mësuar nëse edhe vetë Blerimi ka lidhje me shpërndarjen e të ashtuquajturave bomba.

Protesta e nesërme pritet të filloj rreth orës 16 tek Rektorati i Universitetit Shtetëror të Tetovës prej ku më pas, protestuesit do të marshojnë qetë drejt selisë së BDi-së, në Reçicë të Vogël, përcjell in7.

Mbështetje protestës i kanë dhënë disa figura publike, analistë dhe veprimtarë, ndërsa asnjë parti opozitare deri tani nuk e ka përkrahur protestën zyrtarisht. Në protestën e para ca ditëve u vërejtën edhe figura partiake të subjekteve opozitare, ndërsa siç mëson in7, nga dy partitë opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa edhe pse jo publikisht, i kanë lënë të lirë aktivistët që vetë të vendosin a do ta përkrahin këtë protestë.

In7 gjithashtu mëson se në disa degë të Bashkimit Demokratik për Integrim, gjatë ditës së Shtunë (dje), janë krijuar disa grupime të cilat duan që të organizojnë kundërprotestë, në mbrojtje të selisë dhe liderit të tyre. Aktivitete të kësaj natyre mësohet të jenë kryer nga aktivistë të BDI-së nga degët e Tetovës, Dibrës dhe Strugës, ndërsa nuk kemi informata për lëvizjet në degët tjera./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Shkupjanja me makinë “futet” në ndërtesën e BE-së (Foto)

Published

on

Gjatë mbrëmjes së djeshme një grua ma makinën e saj është aksidentuar në ndërtesën e BE-së në Shkup.

Si pasojë janë thyer dritaret e zyrës së BE-së. Ajo në makinë ka qenë së bashku me një person tjetër.

Continue Reading

Kosovë

​Gastronomët e Kosovës përmes borive të makinave shprehin pakënaqësinë e tyre me masat e reja antiCOVID-19

Published

on

Shoqata e Gastronomëve e Kosovës, në shenjë pakënaqësie me masat e fundit qeveritare, përmes borive të makinave, sonte për disa minuta ka protestuar në rrugën përballë objektit të Qeverisë së Kosovës.

Qeveria e Kosovës në kuadër të masave të reja për luftimin e pandemisë, vendosi dje për shtyrjen e orarit të gastronomisë deri në orën 23:00. Më herët ky sektor ishte lejuar të punojë deri në 21:30. Ndërkohë ora policore mbetet në fuqi nga mesnata e deri në pesë të mëngjesit, me përjashtim të rasteve emergjente.

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës kërkon që të punohet sipas rregulloreve Komunale, që muzika të jetë në proporcion me këtë orar, dhe ora policore të hiqet.

“Masat nuk kanë kuptim që të kufizojnë veprimtaritë biznesore, por të stimulojnë vaksinimin e popullatës, si zgjidhja e vetme për daljen nga kjo krizë. Përderisa i lejojmë të hyjnë vetëm personat e vaksinuar dhe ata që ofrojnë dëshmi, pse të mos punojmë me kapacitete të plota?!”, thuhet në një reagim të kësaj shoqate e cila për nesër ka paralajmëruar mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit, në orën 14:00.

Ndryshe, edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës ka paralajmëruar se do të kërkojë serish heqjen e orës policore, pasi që numri i rasteve të reja me koronavirus po shënon rënie dhe tash e sa ditë nuk ka asnjë rast me përfundim fatal.

Continue Reading

Kosovë

Ushtarët e FSK-së do të nisen për në stërvitjen qendrore të Forcave të Armatosura Sllovene

Published

on

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës Armend Mehaj është deklaruar me rastin e dërgimit të një kontingjenti të FSK-së në stërvitjen e Forcave të Armatosura sllovene “Disaster Relief and Military Mobility Exercise 2021” (DRM2 EX21), me kolegët e tyre të forcave sllovene dhe 19 forcave të shteteve tjera të BE-së dhe NATO-s.

Në një postim në Facebook, ministri Mehaj thotë se kjo stërvitje synon të forcojë gatishmërinë e Forcave të Armatosura sllovene për të marrë pjesë në sistemin e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera në Slloveni, si dhe për të integruar sigurinë me shtetet anëtare të BE-së dhe forcat tjera partnere, sikurse Kosova, në fushën e mobilitetit ushtarak dhe mbështetjes logjistike.

“Mirënjohje dhe vlerësim i lartë për partneritetin me ministrinë dhe forcat homologe sllovene. Besim i plotë në shkathtësitë profesionale specialistike të ushtarakëve tanë dhe aftësive ndërvepruese me forcat partnere. Forca djem, për Nderin e Kombit dhe Flamurin tonë! Për më të mirën, për veten dhe miqtë tanë!”, shkruan Mehaj.

Stërvitja “Disaster Relief and Military Mobility Exercise 2021” ka nisur më 18 tetor dhe zgjat deri më 29 tetor. Përveç Kosovës, në këtë stërvitje marrin pjesë edhe Shqipëria, Austria, Belgjika, Kroacia, Mali i Zi, BeH, Franca, Gjermania, Italia, Luksemburgu, Maqedonia Veriore, Rumania, Çekia, Polonia, Rumania etj.

Continue Reading

Aktuale