Connect with us

Denoncime

Nën hije e mbi trotuar!

Published

on

 

Temperaturat e nxehta në këto ditë vere janë të papërballueshme. Problem më vete paraqet parkimi i automjeteve. Çdokush mundohet të gjejë vend parkimi nën hije të ndonjë peme, për ta pasur më freskët apo edhe për ta ruajtur automjetin nga temperatuart e larta.

Këto fotografi na kanë ardhur në adresën tonë elektronike info@in7.tv, si denoncim nga qytetarët.

Automjeti i policisë në foto është fotografuar në Çair, tek Kompleksi “Treska” në Fushë Topanë, përcjell in7.tv.

Policia duhet të jetë shembull për qytetarët. Në qoftë se, për tu ruajtur nga dielli, të gjithë qytetatër parkojnë automjetet e tyre nën hije e mbi trotuar, atëherë ku do të ecin kalimtarët?!

Sidoqoftë, policët që janë parkuar këtu mesiguri duan ti ruajnë automjetet e reja të Policisë. Rënia e rrezeve të Diellit direkt mbi automjet, dëmton këtë të fundit. Edhe kjo paraqet njëlloj përgjegjshmërie./in7.tv/

 

Continue Reading

Denoncime

Skandal / Aktivistë të sektorit civil publikojnë listat e qindra kontratave të Komunës së Tetovës ku dyshohet për blerje votash

Published

on

Aktivistët e njohur politik Artan Dika, Donika Bakiu dhe Ngadhnjim Mehmeti publikojnë lista ku shihen pagat e qindra kontratave të Komunës së Tetovës, me qytetarë, me të cilat këta aktivistë dyshojnë se blihen vota. Me lista konkrete dhe linqe nga institucione shtetërore (qasje në informacion publik) ku shihen pagesat ndaj disa personave fizik, për muajin shtator të vitit 2021, të cilat burojnë nga kontratat e Komunës së Tetovës, aktivistët në fjalë ngrejnë dyshimin se në këtë mënyrë “Agjenda e gjelbërt blen votat”.

“Nuk është as punë agjende e gjelbër, as punë agjende e kaltër. Është punë parash, vjedhjesh, hajnish në formë tenderash, honoraresh e përfitimesh si kjo lista këtu vetëm për muajin shtator 2021 në prag të zgjedhjeve. Me qindra përfitues që Komuna e Tetovës u ka shpërndarë para nga taksat e mbledhura nga populli. Mes tyre do gjeni edhe emra që do ju habisin.
Sot votat nuk blehen me 500 e 1000 denarë si dikur, e as me paratë e partisë. Sot votat blehen me 130-500 euro, me paratë e popullit nën maskën e honorareve, subvencioneve dhe tenderave. … dhe prap me gjithë votat e LSDM-së, do mbetet në 28% …
Koha për ta ndëshkuar të dielën!

P.S. Listën e keni të bashkëngjitur në komentin e Donika Bakiut sepse teknikisht më del e pamundur ta postoj si pjesë e bashkëngjitur e postimit..” thuhet në postimin në rrejtin social të mjekut të njohur Artan Dika. Bashkangjitur në komente janë listat nga aktivistja Donika Bakiu, ndërsa aktivisti nga Lëvizja më Mirë për Tetovën ka bashkangjitur në koment link nga nga faqja qeveritare për transparencë financiare ku mund të shihen të gjitha dokumentet publike të pagesave./Monitor.mk/

LINIKU I DOKUMENTIT

Ndërkaq, statusin dhe debatin e plotë mund ta lexoni në këtë link:

Continue Reading

Denoncime

ASH: Agjitim dhe presion mbi të punësuarit në NPK Tetovë

Published

on

Drejtori i NPK Tetovë shkel Kodin Zgjedhor, agjiton tek të punësuarit përmes mesazheve në viber që të votojnë Teuta Arifin, duke keqpërdorur detyrën zyrtare.-thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarë.

Continue Reading

Denoncime

ASH: Ramiz Merko thyen heshtjen zgjedhore, asfalton rrugë një ditë para zgjedhjeve

Published

on

Kryetari i Komunës së Strugë dhe rikandidat pë kryetar nga rradhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ramiz Merko edhe një ditë para zgjedhjeve në ditë heshtje zgjedhore ka vazhduar të asfalton rrugë, përcjell in7

Aleanca për Shqiptarët ka denoncuar shkeljen flagrante të Kodit Zgjedhor nga ana e Ramiz Merkos dhe Komunës së Strugës përmes komunikatës për media:

Denoncimi i plotë:

Duam të denoncojmë sot, shkeljen flagrante të Kodit Zgjedhor nga ana e Ramiz Merkos dhe Komunës së Strugës. Në ditën e heshtjes zgjedhore makineritë e kompanive dhe biznesve të afërta me Ramiz Merkon po asfaltojnë rrugica nëpër fshatra të ndryshme të Strugës. Të gjitha këto pa kurrfarë leje, pa procedurë tenderimi dhe jashtë çdo rregulle ligjore. Ekipi ynë i juristëve po bën parashtresat e duhura. Janë të njoftuara edhe Prokuroria dhe Policia, të cilat duhet të dalin në terren dhe të marrin masat e nevojshme.

Asfalti dhe punët ilegale nuk do ta shpëtojnë as Ramiz Merkon, po as edhe bashkëpunëtorët e tij, që kanë shkelur dhe po e shkelin ligjin vazhdimisht.

Qytetarë, ruajeni qetësinë. Ka mbetur edhe pak orë. Struga po u kthehet struganëve!-theksojn nga ASH-ja./in7.tv/

Continue Reading

Aktuale