Connect with us

Lajme

Ziadin Sela me akuza të rënda ndaj Qeverisë (VIDEO)

Published

on

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin  Sela ka drejtuar një sërë akuzash ndaj Kryeministrit Zoran Zaev, në seancën e sotme për rikonstruimin e Kabinetit Qeveritar. Sela e akuzoi Zaevin sepse po mban brenda Qeverisë ministra të dyshuar për vepra penale, ndërsa theks të veçantë ka vënë tek mungesa e reformave në drejtësi dhe arsim dhe nuk la pa përmendur caktimin e Sadulla Durakut në Ministrinë për Sistem Politik. Sipas Selës, ky rikonstruim qeveritar është një lojë mes partnerëve të Qeverisë dhe e rikujtoi Kryeministrin se në vend ende ka mungesë të lirive dhe të drejtave të njeriut dhe se ky regjim sipas Selës, po fillon të shndërrohet në regjim totalitar. Kreu i Aleancës për Shqiptarët dënoi presionet e bëra nga ana e policëve dhe inspektorëve policorë ndaj protestuesëve në Tetovë dhe ndaj të rinjve që shkruajnë grafite dhe parulla nëpër qytete të ndryshme të vendit.

” Subjekte politike të veçanta kanë krijuar grup për të ndjekur të rinjtë, për ti burgosur dhe për ti frikësuar të rinjtë që shkruajnë grafite dhe parulla. i marrin në polici me orë të tëra për ti pyetur se kush është organizatori. Gjithsecili e ka të drejtën të shkruajë parulla. Në qoftë se me ligj është e sanksionuar që tëa paguajë dënim prej 50 eurosh le ta paguajë dhe nuk është puna e një polici dhe inspektori policie të instaluar aty, që të marrë në pytje se kush qenka organizatori. Organizatori i tyre e dini kush është? Është e drejta e tyre për një jetë më të mirë, e drejta e tyre për të qënë të lirë. E drejta e tyre për të mos pasur përfaqësues politik të cilët janë të zhtur në krim dhe të cilët ju i mbroni dhe i mbani akoma ministra” – u shpreh Ziadin Sela nga foltorja e Kuvendit, përcjell in7.tv.

Ziadin Sela akuzoi Qeverinë për drejtësi selektive, duke ia rikujtuar Kryeministrit Zoran Zaev rastin e vrasjes, sipas tij aksidentale, të të riut Sazdovski nga dy të rinj shqiptarë, por që duke dëgjuar thirrjet e turmës protestuese që kërkonte dënim maksimal për të akuzuarit shqiptarë, drejtësia veproi sipas thirrjes së turmës. Ndërsa në rastet kur viktima është shqiptar e dorasi maqedonas edhe pse në vrasje mizore, sipas Selës, rastin e trajton si aksident.

” Doni dëshmi tjetër dhe krahasim se ku është drejtësia selektive? Rasti i Almirit. Një vrasje e qëllimtë me automjet, cilësohet si vrasje aksidentale, ndërsa një vrasje aksidentale cilësohet si vrasje mizore. Nuk ka Bashkim Evropian në këtë formë. Fatkeqësisht. Të gjithë ne duam të jemi atje. Shpesh e përmendet edhe në fjaloret politike se normat dhe standardet e BE-së na duhen këtu, por kjo mungon. Dhe tani jemi dëshmitarë të thirrjeve direkte të ambasadorëve të huaj, të Francës zotit Timonie, të Holandës dhe unë shfrytëzoj rastin që të gjithë ambasadorëve dhe përfaqësuesëve të huaj diplomatik t’iu bëj thirrje që të dalin dhe t’iu drejtojnë gishtin gjithë funksionerëve politik, që t’iu trеgojnë se kush janë njerëzit e korruptuar dhe të inkriminuar” – shtoi më tej Sela.

Kreu i partisë opozitare Aleanca për Shqiptarët, që së fundi pritet të fitojë edhe një pozitë deputeti pas dorëheqjes së Vesel Memedit, drejtoi akuza të rënda edhe drejt Ministrit të Arsimit, Arbër Ademi, i cili sipas Selës po shfrytëzon mekanizmin e pushtetit pët t’ia mbyllur gojën inspektorit që po zbulon skandale ku është i përfshirë direkt Ministri i Arsimit./in7.tv/

 

 

https://www.facebook.com/aleancashqiptaret/videos/2378544942387799/

Continue Reading

Lajme

Të vetëm përballë Bdi-së? Ziadin Sela e zbulon nëse do të ketë një koalicion në zgjedhjet e ardhshme

Published

on

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela, mbrëmjen e sotme është shprehur se është i gatshtëm të bisedojë me palët për zgjedhjet e ardhshme.

Sela tha se si fillim duhet të kuptojë nëse palët janë në të njëjtat interesa me Aleancën dhe më pas të punpjnë bashkarisht për ringritjen e këtij vendi.

“Jemi të gatshëm të diskutojmë”, u shpreh Sela./news33.tv

Continue Reading

Lajme

“Alternativa nuk ka mbajtur asnjë premtim” Sela: Kanë heshtur dhe pijnë kafe me Ahmetin

Published

on

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela, mbrëmjen e sotme është shprehur se Alternativa sapo u bë me qeverinë nuk ka mbajtur asnjë premtim të dhënë për luftën lundër korrupsionit dhe për shtetin e së drejtës.

Sela tha se shpreson që ata të dalin dhe të pranojnë që nuk kanë realizuar asnjë nga premtimet e dhëna.

“Pranohet qe ska realizuar asgjë. Shpresoj që ky subjekti tjetër të dalin dhe të pranojnë që skanë realizuar asgjë. Kanë heshtur dhe pijnë kafe me Ahmetin. Kanë qenë malipulatorë.”, tha Sela./news33.tv/

Continue Reading

Lajme

Ziadin Sela bën denoncimin e fortë: Qeveria rrogën e arsimtarëve e ndan për ushtarët partiak,kanë mundësi që të rrisin pagat

Published

on

Kryetari I ASH-së, Ziadin Sela, i ftuar në emisionin Click Plus në TV21, tha se nëpër objekte shkollore prodhohen sasi të mëdha të kriptovalutave ku kryesisht janë shkolla që drejtohen nga eksponentë të BDI-së.

“Çfarë masa ka marrë policia apo qeveria kur dihet që në masë të madhe prodhohen kriptovaluta në objekte shkollore. Bëhet fjalë për shkolla që drejtohen nga eksponentë të BDI-së”, tha Sela.

Continue Reading

Aktuale