Connect with us

Lajme

Si e komentojnë partitë politike dorëheqjen e Memedit?

Published

on

Kuvendi pritet të konstatojë dorëheqjen e deputetit Vesel Memedi në seancën e radhës edhe pse akoma nuk dihet se kur do të caktohet ose kur do të realizohet ajo. Partitë politike gjatë ditës kanë komentuar dorëheqjen e Memedit nga funksioni i deputetit dhe largimin nga pushteti. Pasi u bë e ditur se në listën e kandidatëve për deputetë pas Memedit është Arta Toçi, kuadër i Aleancës për Shqiptarët, kreu i kësaj partie Ziadin Sela thotë se me këtë po rregullohet një padrejtësi të bërë pas zgjedhjeve ndaj subjektit të tij.

“Partisë tonë postin e deputetit ja ka dhënë populli me votë në vitin 2016 dhe ne nuk kemi si t’i ikim verdiktit të shprehur nga ana e popullit. Veprimin e Vesel Memedit unë nuk kam pse e komentoj. Mandati i tij ishte mandat i koalicionit “Aleanca për Shqiptarët” dhe në njëfarë forme po rregullohet një padrejtësi e bërë me vetë faktin që ja ktheu shpinën këtij koalicioni”-tha Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Memedi, për shkak të largimit të ministrit të tij nga Vetëqeverisja Lokale, njoftoi edhe dorëheqjen e të gjithë drejtorëve nga drejtoritë të cilët i kanë takuar gjatë ndarjes së pushtetit. LSDM-ja e konsideron si e drejtë e vetë subjektit politik për të vendosur nëse dëshiron të vazhdojë me aktivitetet e pushtetit për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe proceset e integrimit.

“Ndryshimet që i filluam janë pikërisht në këtë drejtim, marrim përgjegjësi para qytetarëve që përparimi i vendit dhe prosperiteti ekonomik të vazhdojnë edhe më shumë. Gjithmonë ekziston mundësi për zhvillimin e bashkëpunimit, por, nëse ndonjëra nga partitë politike në kuadër të shumicës nuk e gjen veten në këtë koncept ose shpreh qëllimet që të mos jetë pjesë e tij e interpretojmë kryekëput si e drejtë e atij subjekti politik”, thonë nga LSDM-ja.

Nga BDI-ja, dorëheqjen e Memedit e konsiderojnë si hap të shpejtuar dhe shpresojnë që të rishqyrtojë vendimin.

“Dorëheqjen e Vesel Memedit e konsideroi si një hap të përshpejtuar ndërsa deklarata e dhënë dje nuk qëndron sepse BDI-ja dhe LSDM-ja nuk kanë pasur asnjë marrëveshje të drejtpërdrejtë në lidhje me postin e ministrit të Vetëqeverisjes Lokale. Shpresoj që Vesel Memedi do ta rishqyrtojë pozitën e tij dhe do të bëjë një vlerësim të duhur të bëhet pjesë e vazhdueshme e reformave që I kemi ndërmarrë dhe bashkërisht ta përfundojmë këtë mandat”-pohoi Artan Grubi, BDI.

Grubi shtoi se në këtë konstekt, Memedit i është ofruar edhe një post ministri pa resor. Kreu i RDK-së Vesel Memedi një ditë më parë shprehu revoltë ndaj vendimit të kryeministrit që në vend të Suhejl Fazliut në postin e ministrit të Vetëqeverisjes Lokale të emërohet Goran Milevski.

Fatlume Dervishi /ALSAT

Continue Reading

Lajme

Taravari prezanton shumicën e re në Këshillin Komunal

Published

on

Sot në komunën e Gostivarit u formua këshilli komunal, ky keshill komunal ka 31 anetar. ASH ka arritur tē siguroj shumicen me partite tjera dhe kanë 19 keshilltar, informon portali tetova1.

Arben Taravari në rrjetin e tij social facebook shkruan:

Shumicë e re në komunën e Gostivarit 19/31

Continue Reading

Lajme

436 raste të reja dhe 7 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Published

on

Gjatë 24 orëve të fundit sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë janë regjistruar 436 raste të reja të të infektuarve me Kovid-19.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në Shkup, 203, Manastir-23, Veles-21, Kumanovë dhe Kavadar nga 22, e kështu me radhë.

Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) njoftojnë për 497 pacientë të shëruar dhe 7 të tjerë të cilët e kanë humbur betejën me koronavirusin

Continue Reading

Kosovë

Dëshmitari nga Specialja: Ne kemi pritur të mblidhen prova për ata që masakruan familjen Jashari e jo për Adem Jasharin

Published

on

Për dy ditë me radhë u dëgjua dëshmia e gazetarit Halil Berisha në Dhomat e Specializuara të Hagës.

Berisha i është përgjigjur në pyetjet e prokurorisë pse është me rëndësi për publikun që të publikohet artikull se janë kërkuar dokumente për Hashim Thaçin, Adem Jasharin, Sami Lushatkun dhe të tjerët.

“Ne kemi pritur që të mblidhen prova për ata që masakruan e vranë edhe fëmijët e familjes Jashari, e jo për Adem Jasharin.

Kjo ka qenë e çuditshme dhe nuk kemi pritur. Për këtë si gazetarë kemi menduar se është në interes të publikut me u raportu pse po kërkohen fakte tani për Adem Jasharin”, ka thënë Berisha.

Continue Reading

Aktuale