Connect with us

Lajme

Rikonstruimi i Qeverisë sjell dorëheqjen nga të gjitha pozitat të Vesel Memedit dhe RDK-së

Published

on

Debati mbi rikonstruimin e Qeverisë po zhvillohet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Edhe pse pritej që ndryshimet të jenë më të mëdha, janë ndryshuar vetë pak emra ministrash. Partitë politike opozitare, por edhe analistë dhe opinionistë u shprehën skeptikë mbi këto ndryshime. Nga partnerët në Qeverinë e Zaevit, vetëm RDK-ja e Vesel Memedit mbeti pa ministri. Flitet se i është ofruar ministri pa resor në vend të asaj të Pushtetit Lokal. Por kjo nuk ka mjaftuar për kreun e RDK-së, që gjithashtu ka pozitën e Nenkryetarit të Kuvendit. Ai paralajmëroi dorëheqje bashkë me të gjithë funksionarët e partisë së tij politike.

Memedi e quajti lojë dhe skenar të përgatitur kundër subjektit të tij politik, shkarkimin e Suhejl Fazliutn nga Ministria e Pushtetit Lokal, duke kërkuar nga Zaev që ta tërheq këtë propozim, ndërsa BDI-ja e Ahmetit të mos e votojë.

“Si për çudi, menjëherë pas rumbullakësimit të proceseve dhe pritjes së madhe për anëtarësim në NATO dhe në BE, dhe pak para zgjedhjeve për kryetar shteti, dikush kishte kurdisur një lojë kundër ministrit tonë, për shkarkim dhe marrjen e ministrisë. Në krye të kësaj valleje, për çudi qëndronte bashkëpuntori më i ngushtë i kryeministrit, njëfar Kiril Partallov, sekretar shtetëror në Ministrinë e Pushtetit Lokal. Në fillim menduam se lojën e ka filluar pa dijen e kryeministrit, por siç shihni edhe vet ju, këtë lojë e përfundoi kryeministri, ku pa asnjë konsultim me ministrin, direkt më thirri që në momentin e fundit të bëjmë pazar për dorëzimin e Ministrisë së Pushtetit Lokal tek LSDM-ja”- sqaron Vesel Memdi i RDK-së.

Memedi theksoi se kjo ministri iu ka takuar shqiptarëve, prandaj ai këtë ia dorëzon Ali Ahmetit dhe BDI-së si partner qeveritar, që kjo e fundit të mos bëjë pazare dhe të  mos e lëshojë këtë ministri tek maqedonasit.

“Në rast se ka ndonjë marrëveshje të fshehtë, që LSDM-ja të propozojë, ndërsa BDI-ja ta votojë, atëherë ne ju dëshmojmë këtyre dhe gjithë opinionit publik në përgjithësi, se nuk dëshirojmë të jemi pjesë e kësaj marrëveshjeje. E kemi dëshmuar në fillim, e dëshmojmë edhe tani, se postet nuk janë aspak të rëndësishme për ne, por simbolika se çka përfaqësojmë dhe çka mbrojmë. Për të dëshmuar këtë vlerë të lartë, sot do të dorëzojmë dorëheqjet tona të parevokueshme nga të gjitha drejtoritë dhe këshillat drejtuese të alokuara, dhe kulminacioni i kësaj vlere sublime është tërheqja nga pozita e nënkryetarit të Kuvendit, si dhe dorëzimi i mandatit të deputetit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut” – përfundon kreu in RDK-së, Vesel Memedi, përcjell in7.tv.

Vesel Memedi u zgjodh deputet në zgjedhjet e viti 2016 si pjesë e koalicionit të quajtur Aleanca për Shqiptarët, ku bënim pjesë RDK, Uniteti dhe LR-PDSH. Menjëherë në listën për deputet pas Memedit, vjen Arta Toçi nga Tetova, Kryetare e Forumit të Gruas të Aleancës për Shqiptarët./in7.tv/

 

Continue Reading

Lajme

Idri Istrefi merr mbështetje edhe nga Samir Murtezoski kandidati i PDSH-së në Strugë

Published

on

Koalicioni për Strugën po shkon edhe më i sigurt. Rrugës sonë i’u bashkua edhe kandidati i PDSH-së, z. Samir Murtezoski njoftojn nga ASH-Strugë, përcjell in7

Kandidati i PDSH-së, Samir Murtezoski qëndron pas Idri Istrefit në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Murtezoski fton të gjithë përkrahësit e tij, por edhe të gjithë qytetarët tjerë që ta votojnë Idri Istrefin, si të vetmen shpresë për Strugën. Është koha që më në fund t’i thuhet stop Ramiz Merkos dhe keqpërdorimeve të shumta në Komunën e Strugës.

Faleminderit për mbështetjen!-theksojn nga ASH-Strugë/in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Eco Guerilla: Kërkojmë llogaridhënie nga Komuna e Tetovës dhe kryetarja Teuta Arifi

Published

on

Pse janë shpenzuar paratë dhe djersa e qytetarëve në kohë fushate për qindra militantë partiak që bëjnë fushatë për Teuta Arifin?

Ky është keqpërdorim i buxhetit të Komunës së Tetovës.

Me ndihmën e IRI-t dhe USAID-it u zbuluan qindra honorare që Teuta Arifi ka nënshkruar në kohë fushate. Kaluan disa ditë dhe Komuna e Tetovës vazhdon të heshtë. Kërkojmë llogaridhënje se si dhe pse janë paguar këta qindra njerëz.

Lista e plotë në statusin e Eco Guerilla:

Continue Reading

Lajme

Mickoski: BDI shkon në opozitë në Qytetin e Shkupit, shumica e re VMRO-ASH-AAA

Published

on

Fushata e zezë e LSDM-së ka dy qëllime, njëra prej tyre është që të ulet dalja në zgjedhje. Kështu tha kryetari i VMRO-së, Hristian Mickoski në emisionin debativ në TV SHENJA.

“Mendoj se populli e ka përmbi kokë, posaçërisht për kandidatin e LSDM-së, dhe jam i sigurt se në mënyrë masive do të dalin dhe ta votojnë Danellën. Dhe, qëllimi i dytë të shkaktojnë pasiguri të Danella ngase ajo asnjëherë nuk është marrë me zgjedhje dhe kjo është hera e parë. Por, për të dyja gjëra, vlerësimet që kanë bërë, do të jetë e gabuar dhe do të ju ndodh një humbje serioze”, u shpreh Hristijan Mickoski.

Mickoski tha se ata kanë shumicë në Këshillin e Qytetit të Shkupit.

“BDI do të jetë opozitë në Qytetin e Shkupit, shumicën e re e formon VMRO-ASH-AAA dhe Levica”, tha Mickoski.

Continue Reading

Aktuale