Connect with us

Kosovë

Pacolli u bën thirrje miqve afrikanë ta njohin Kosovën

Published

on

Në ditën e dytë të punimeve të samitit 30-të, të Forumit Crans Montana, Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ishte panelist dhe mbajti fjalim, ku tha se Republika e Kosovës është gati për t’u bërë pjesë e OKB-së me rolin e saj konstruktiv në rajon prej 20 vjetësh që ka fituar lirinë e saj.

Në kuadër të prezantimit, zëvendëskryeministri Pacolli prezantoi të arriturat dhe sfidat e Kosovës në fushën e integrimit, demokratizimit, anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, sundimit të rendit e ligjit, ekonomisë.

“Nga ky forum i respektuar i drejtohem miqve tanë spanjollë: Kosova nuk ka lidhje me Katalonjën, sepse ne kemi dalë nga një periudhë e gjatë represioni kolonial, i cili kulmoi me gjenocid në vitin 1999”, tha Pacolli.

Siç njofton komunikata, ai njoftoi audiencën me të arriturat e Republikës së Kosovës nga shpallja e pavarësisë, njohur ndërkombëtarishtë nga 116 shtete, ashtu dhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Në vazhdim të fjalimit të tij në këtë samit, ministri Pacolli, audiencës se përfaqësuar në nivel ministrash dhe strukturave të larta qeverisëse të shumë vendeve të botës, ju drejtua duke i njoftuar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Ai ftoi miqtë afrikanë që ende nuk e kanë bërë – të njohin Kosovën dhe të vendosin marrëdhënie bashkëpunimi në të gjitha fushat, madje dhe në atë universitare.

Sa i përket aspektit ekonomik ministri Pacolli i bërë ftesë të gjithë përfaqësuesve të vendeve të botës që janë pjesë e këtij Forumi që të konsiderojnë Kosovën si një destinacion relativisht i ri për investitorët e huaj.

“Vendi im ofron mundësi të mëdha për investime dhe një klimë investimi gjithnjë e më të favorshme”, tha Pacolli.

“Forumi i Crans Montanës, këtë vit me iniciativën e Kosovës do të zhvillohet në Prishtinë, duke e shndërruar Kosovën në një adresë globale të paqes dhe dialogut mes akterëve të ndryshëm shtetërorë apo socialë anembanë botës”, thuhet në komunikatë.

https://www.koha.net/arberi/171023/pacolli-u-ben-thirrje-miqve-afrikane-ta-njohin-kosoven/

Continue Reading

Kosovë

Suma: Vendimi i Supremes është befasues, pa asnjë argument

Published

on

Gjykata Supreme ka hedhur poshtë vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që komuna e Hanit të Elezit të shkojë në rivotim.

Supremja e ka pranuar si të bazuar ankesën e kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi.

“Kolegji i Gjykatës Supreme e ka aprovuar si të bazuar ankesën e kandidatit për kryetar të komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dhe ka anuluar vendimin e PZAP-së, duke e kthyer çështjen në rivendosje” thuhet në vendimin e Supremes, njofton Klankosova.tv.

Me këtë rast ka ardhur edhe reagimi i kandidatit të pavarur për kryetar të Hanit të Elezit Rufki Suma.

Suma në Info Magazine në Klan Kosova tha se vendimi i Supremes nuk ka asnjë bazë edhe asnjë argument.

“Realisht është një vendim befasues. Ne ende nuk e kemi të qartë, një panel e ka marrë një vendim Gjykata Supreme e rrëzon atë vendim, e kthen përsëri në rivendosje pa ndonjë argument dhe pa ndonjë arsyetim në pesë faqe që i përshkruan më së shumti veprimet e PZAP-it”.

“Përndryshe vetëm akuzon se PZAP-i nuk ka pasur argumente të mjaftueshme për të marrë një vendim të tillë. Edhe njëherë po e them. Nuk tregon se në çka është e bazuar, në cilat argumente është i bazuar? kur vet kandidati tregon se i ka vizituar vendvotimet. Dhe me rastin e vizitës së vendvotimeve ajo është ndikim direkt”.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, para disa ditësh kishte anuluar votat për kryetar të Komunës së Hanit të Elezit.

Sipas PZAP-së, zgjedhjet janë anuluar për shkak të minimit të integritetit të zgjedhjeve si rezultat i presionit dhe organizimit me qëllim të përfitimit dhe mbështetjes së votuesve.

Kandidati i PDK-së, Mehmet Ballazhi sipas rezultateve të KQZ-së, për zgjedhjet e 17 tetorit ka marrë me 50.98% të votave.

Continue Reading

Kosovë

Haxhiu reagon për dënimin me 8 muaj burgim për dhunuesit e 15-vjeçares

Published

on

By

Haxhiu reagon për dënimin me 8 muaj burgim për dhunuesit e 15-vjeçares

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reguar pas dënimit me vetëm 8 muaj e 8 ditë burg për personin që dhunoi një 15-vjeçare në Pejë.

Haxhiu thotë se është e shqetësuar për këtë vendim siç e quan ajo absurd dhe të padrejtë. Ajo thekson se vendime të tilla motivojnë dhunuesit dhe dhunojnë për së dyti herë viktimat.

“Sapo përfundova fjalën në konferencën që i dedikohej viktimave të krimit, u njoftova me lajmin që dhunuesi seksual ndaj vajzës 15 vjeçare qenka dënuar me vetëm 8 muaj e 8 ditë burgim, pa asnjë rrethanë rënduese dhe fatkeqësisht shumë rrethana lehtësuese. Jam shumë e shqetësuar në raport me këto vendime absurde të padrejta dhe që motivojnë dhunuesit dhe që dhunojnë për së dyti herë viktimat”, ka shkruar Haxhiu në Facebook./21Media

Continue Reading

Kosovë

Kosovë, një i vdekur dhe tri raste të reja me COVID

Published

on

By

Kosovë, një i vdekur dhe tri raste të reja me COVID

Tre persona kanë rezultuar të infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa një tjetër ka humbur betejën me virusin.

Të dhënat e prezantuara nga Ministria e Shëndetësisë thonë se janë kryer 1298 testime. Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.225. Në total numri i rasteve aktive është 438.

Continue Reading

Aktuale