Lajmet kryesore
Aksion i MPB-së kundër shoferëve të papërgjegjshëm në rethinën e Shkupit
Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës se mes 26 dhe 27 Qershorit ka realizuar aksion të p;rforcuar në rrethin e Shkupit, për të zbuluar shoferë të papërgjegjshëm që tejkalojnë shpejtësinë dhe kryejnë kundërvajtje tjera në komunikacion. Aksioni është realizuar nga Njësia për siguri të komunikacionit rrugor, pranë Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup.
” Nga aksioni i zhvilluar јаnë zbuluar 106 shoferë, të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar, për të ciln janë sanksionuar sipas veprës. Janë zbuluar edhe 60 raste tjera kundërvajtëse, për të cilat janë lëshuar 21 mandate urdhërpagesash dhe 39 urdhërpagesa për kundërvajtje”- njoftojnë nga Ministria për Punë të Brendshme.
Gjothashtu nga MPB njoftojnë se kontrolle të ngjashme janë realizuar edhe ndaj vozitësve të motoçikletave, prej të cilëve janë sanksionuar 20 motoçiklistë./in7.tv/
Lajme
ASH: Krimi i BDI-së çdo ditë rrezikon jetën e qytetarëve

Krimi i BDI-së çdo ditë rrezikon jetën e qytetarëve
Incidenti i mbrëmshëm në Çair ku janë përfshirë zyrtarët më të lartë policorë është pasqyra më e mirë e qeverisjes së BDI-së. Krimi i kësaj partie ka prekur majat më të larta të pushtetit. Ata që duhet të punojnë për sigurinë janë bërë rreziku më i madh për shqiptarët në veçanti dhe qytetarët në përgjithësi.
BDI i ka bërë lagjet shqiptare vendet më të rrezikshme për jetesë, janë bërë vende ku tanimë të vret zyrtari policor dhe ku mbrohen kriminelët.
Kur denoncuam kapjen e sistemit të drejtësisë, zëvendësministri i BDI-së u ankua se opozita po njollos funksionarët shqiptarë. Pyesim ish ministrin e policisë, zëvendësministrin e sotëm të policisë dhe gjithë funksionarët e BDI-së, kush i ofendoi dhe turpëroi mbrëmë shqiptarët, kush i rrezikoi shqiptarët nga plumbat e kryeshefave të tyre dhe po i kthen lagjet shqiptare në geto të karteleve kriminale!?
Vetingu në drejtësi, polici dhe sferat e tjera është mëse i domosdoshëm, por paraprakisht duhet t’i largojmë nga pushteti këta që pengojnë vetingun dhe forcojnë krimin dhe korrupsionin.
– Aleanca për Shqiptarët –
Bota
Raketa ruse godet infrastrukturën hekurudhore në Dnipropetrovsk

Raketa ruse godet infrastrukturën hekurudhore në Dnipropetrovsk
Kreu i Administratës Rajonale Ushtarake të Dnipropetrovskut, Valentyn Reznichenko, ka treguar të hënën se raketat ruse kanë goditur infrastrukturën hekurudhore në këtë rajon duke shkaktuar dëme serioze, njofton CNN.
“Një ditë e vështirë me alarme të pafundme. Raketat goditën infrastrukturën hekurudhore në Pavlograd dhe Synelnykiv. Ka dëme serioze në hekurudhë. Është e paqartë se kur do të rikthehet qarkullimi”, tha Rezhnichenko.
Forcat ruse duket se po godasin infrastrukturën hekurudhore të Ukrainës për të penguar furnizimin e forcave ukrainase.
Bota
Ukrainë, 234 fëmijë të vrarë e 433 të plagosur që nga fillimi i konfliktit

Ukrainë, 234 fëmijë të vrarë e 433 të plagosur që nga fillimi i konfliktit
Rreth 200 trupa u gjetën nën rrënojat e një strehe në Mariupol, gjatë çmontimit të blloqeve të një rrokaqielli. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i kryebashkiakut, Petro Andryushchenko, duke shtuar se trupat kanë qëndruar aty për disa kohë, duke pasur parasysh gjendjen e dekompozimit.
Një numër i madh kufomash u grumbulluan nga rusët në një morg të improvizuar pranë metrosë në rrugë.
Ndërkohë katër persona u vranë në një ndërtesë banimi nga bombardimet e vazhdueshme ruse në Severodonetsk.
Por sipas të dhënave të Prokurorit të Përgjithshëm të Kievit, të paktën 234 fëmijë janë vrarë dhe 433 janë plagosur që nga fillimi i konfliktit ushtarak në Ukrainë. Ai saktësoi se këto janë shifra provizore, pasi hetimet janë duke u zhvilluar në rajonet e prekura, aktualisht nga konflikti. Rajoni me numrin më të madh të viktimave është Donetsku, me 146 fëmijë të vrarë ose të plagosur, i ndjekur nga ai i Kievit, me 115.
Gjithashtu, për shkak të bombardimeve masive të Forcave të Armatosura Ruse, u dëmtuan 1848 institucione arsimore dhe mes tyre 173 të shkatërruara plotësisht.
-
Lajmet kryesore6 months ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota2 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme1 year ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë5 months ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente1 year ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme1 year ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme7 months ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare
-
Lajme1 year ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi