Connect with us

Lajme

Policia Financiare kërkon mirëkuptim nga lubotenasit: Ndalojmë kontrabandën

Published

on

Me urdhër të Policisë Financiare, njësitet speciale pranë MPB-së, që në orët e para të mëngjesit të sotëm po realizon aksion në Luboten të Shkupit. Aksioni bëhet ndaj disa prej kultivuesve të duhanit, me dyshime për kontrabandë, duke konfiskuar makineri për prodhim dhe përpunim të duhanit. Është konfiskuar edhe një sasi e konsiderueshme e duhanit, për të cilën dyshohet se është kontrabandë.

“Për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale, kontrabandë me mallra me akcizë dhe mashtrim doganor, Drejtoria e Policisë Financiare në koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, zbaton aksion për kontroll të të njëjtës. Presim dhe kërkojmë bashkëpunim dhe mirëkuptim nga qytetarët në rajonet ku po zbatohen aktivitetet, që janë në interes të pastrimit të rastit. Opinioni do të informohet në kohë për masat dhe aktivitetet e ndërmarra”- njoftojnë nga Policia Financiare.

Dhjetra banorë të fshatit Luboten kanë bllokuar rrugët dhe nuk lejojnë që forcat policore të largohen nga fshati. Luboteni është fshat në rrethinën e Shkupit, ndërsa bën pjesë në Komunën e Butelit./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Të vetëm përballë Bdi-së? Ziadin Sela e zbulon nëse do të ketë një koalicion në zgjedhjet e ardhshme

Published

on

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela, mbrëmjen e sotme është shprehur se është i gatshtëm të bisedojë me palët për zgjedhjet e ardhshme.

Sela tha se si fillim duhet të kuptojë nëse palët janë në të njëjtat interesa me Aleancën dhe më pas të punpjnë bashkarisht për ringritjen e këtij vendi.

“Jemi të gatshëm të diskutojmë”, u shpreh Sela./news33.tv

Continue Reading

Lajme

“Alternativa nuk ka mbajtur asnjë premtim” Sela: Kanë heshtur dhe pijnë kafe me Ahmetin

Published

on

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela, mbrëmjen e sotme është shprehur se Alternativa sapo u bë me qeverinë nuk ka mbajtur asnjë premtim të dhënë për luftën lundër korrupsionit dhe për shtetin e së drejtës.

Sela tha se shpreson që ata të dalin dhe të pranojnë që nuk kanë realizuar asnjë nga premtimet e dhëna.

“Pranohet qe ska realizuar asgjë. Shpresoj që ky subjekti tjetër të dalin dhe të pranojnë që skanë realizuar asgjë. Kanë heshtur dhe pijnë kafe me Ahmetin. Kanë qenë malipulatorë.”, tha Sela./news33.tv/

Continue Reading

Lajme

Ziadin Sela bën denoncimin e fortë: Qeveria rrogën e arsimtarëve e ndan për ushtarët partiak,kanë mundësi që të rrisin pagat

Published

on

Kryetari I ASH-së, Ziadin Sela, i ftuar në emisionin Click Plus në TV21, tha se nëpër objekte shkollore prodhohen sasi të mëdha të kriptovalutave ku kryesisht janë shkolla që drejtohen nga eksponentë të BDI-së.

“Çfarë masa ka marrë policia apo qeveria kur dihet që në masë të madhe prodhohen kriptovaluta në objekte shkollore. Bëhet fjalë për shkolla që drejtohen nga eksponentë të BDI-së”, tha Sela.

Continue Reading

Aktuale