Connect with us

Lajme

Riformatimi i Qeverisë, reagimet e partive opozitare

Published

on

Kryeministri Zoran Zaev i publikoi emrat e ministrave të rinj që do të drejtojnë dikasteret e riformatuara të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Jashtë Qeverisë mbetën Dragan Tevdovski i Finacave, pozitë të cilën për një kohë do ta drejtojë vetë Kryeministri Zaev. Hazbi Lika gjithashtu mbetet pa pozitë ministrore, pasi kohë më parë Sekretariati që ai e drejtonte u shndërrua në Ministri për Sistem Politik, në krye të të cilës tani do të vjen Sadulla Duraku, i cili deri tani drejtonte Ministrinë e Ekologjisë. Në vend të Durakut në Ekologji është propozuar Naser Nuredini, ndërsa në vend të Suhejl Fazliut në Ministrinë e Pushtetit Lokal është propozuar Goran Milevski. Minstrinë e Bujqësisë, e cila lirohet pasi Lupço Nikollovski është zgjedhur Sekretar i LSDM-së, me këtë riformatim qeveritar do ta drejtojë Trajan Dimovski. Hysni Ismaili është personi që do ta drejtojë Ministrinë e Kulturës, pozicion i lënë bosh pas dorëheqjes së Asaf Ademit javë më parë.

Por si kanë reaguar partitë opozitare për këto ndryshime?

Është e qartë se opozita maqedonase dhe ajo shqiptare kanë pritur më shumë në këtë drejtim. Nga reagimet e tyre vërehet se ndryshimet nuk iu kanë pëlqyer. Nga partia e drejtuar prej Hristijan Mickovkit, VMRO-DPMNE thonë se me marrjen në dorë të financave të shtetit nga ana e vetë kryeministrit, dëshmohet se në çfarë gjendje katastrofale kjo parti e ka sjellë ekonominë e vendit.

“Maqedoninë e presin ditë edhe më të zeza. Ministri i ri i Financave është një kriminel i falur. Zaev është shumë më afër vjedhjes së parave të qytetarëve tani, ndërsa Qeveria e cila shkatërroi ekonominë manipulon me qytetarët se po u kthen paratë dhe promovon masa për kthim të TVSH-së nga e cila përfitim kanë vetëm të pasurit” – thonë nga VMRO-DPMNE-ja për çështjen e rikonstruimit të Qeverisë.

Nga partia opozitare shqptare, Aleanca për Shqiptarët shprehen se nga “fshesa’ e paralajmëruar nga Zoran Zaevi nuk doli gjë, përveç disa ndryshimeve të imponuara si pasojë e dorëheqjeve. Nga kjo parti theksojnë se Zaev ka treguar se nuk ka guxim dhe se krejt këto ndryshime janë veç një mashtrim I radhës ndaj qytetarëve.

“E vetmja ,,shpikje” e re e kryeministrit është që ai vet ka vendosur të ushtrojë edhe postin e Ministrit të financave që nuk paraqet asgjë tjetër përveç një ,,truk” për të mashtruar qytetarët në mënyrë që Ai personalisht i merë punët e financave të shtetit dhe se tash do të ketë rezultate. Kryeministri përfundimisht nuk e tregoi guxim të lirohet nga gangsterët partiak që e kanë okupuar institucionet dhe mendojnë se funksionet qeveritare u takojnë me trashëgimi. Kryeministri nuk tregoi guxim që të lirohet nga funksionarët që kanë afera nepotizmi.
Ai nuk tregoi guxim që të lirohet nga kuadrot e pa-aftë që i ka nëpër Ministri dhe të cilët nuk i kanë arritur rezultatet e premtuara. Ai nuk tregoi guxim që të lirohet prej kuadrove të papërgjegjshëm, kuadrove të cilat nënshkruajnë kontrata në katër sy, kuadrot të cilët japin tendere firmave të sapo regjistruara, kuadrove të cilët e shfrytëzojnë pozitën e ministrit për përfitime të firmave private të tij, kuadrove të cilët janë në gjendje të shkelin ligjin për përfitime personale – shkruan në kumtesën e Aleancës për Shqiptarët.

Ndryshimet e reja dhe emrat e drejtuesëve të rinj të dikastereve të përfolura qeveritare janë dorëzuar në organet e Kuvendit të Maqedonisë së veriut dhe pritet të votohen në ditët në vazhdim./in7.tv/

 

 

 

Continue Reading

Lajme

KSHZ-ja nxjerr rezultatet e para paraprake të zgjedhjeve lokale

Published

on

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski, në një dalje për shtyp, ka nxjerrë rezultat e para të kandidatëve që kanë fituar komunat që në raundi e parë dhe ato që shkojnë në balotazh, pas dy javësh, më 31 tetor.

Rezultatet parapake të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit:

Haraçina shkon në balotazh, LSDM-BDI

Manastir shkon në balotazh LSDM-VMRO-DPMNE

Bogovina shkon në balotazh

Bevernica shkon në balotazh

Butel ka fituar VMRO-DPMNE-ja

Silevo shkon në balotazh VMRO-LSDM

Vevçan shkon në balotazh LSDM-VMRO

Vrapçisht shkon në balotazh ASH-BDI

Gazi Baba ka fitura në raundin e parë

Gjevgjeli shkon në balotazh LSDM-VMRO

Gradsko ka fituar VMRO-ja

Dibër shkon në balotazh BDI-ASH

Dimir Hasar shkon në balotazh VMRO-LSDM

Dollnen shkon në balotazh LSDM-BDI

Zhelinë shkon në balotazh Besa-BDI

Kërçovë shkon në balotazh BDI-VMRO

Kratov shkon në balotazh LSDM-VMRO

Kriva Pallanka fiton LSDM

Krushevë fiton LSDM

Kumanovë shkon në balotazh LSDM-kandidat i pavarur

Likovë fiton BDI

Kamenicë shkon në balotazh VMRO-LSDM

Makedonski Brod shkon në balotazh VMRO-LSDM

Ohër shkon në balotazh VMRO-LSDM

Continue Reading

Kosovë

Për humbjen në Prizren, Anton Quni ia lë fajin edhe horoskopit

Published

on

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Anton Quni ka arritur t’i marrë vetëm 14,98% të votave në zgjedhjet e djeshme, ku doli i treti pas Mytaher Haskukës së Lëvizjes Vetëvendosje (40,43%) dhe Shaqir Totajt të Partisë Demokratike të Kosovës (31,10%).
Një nga faktorët për humbjen e djeshme, Quni tha se ishte edhe pozita e yjeve në horoskop. Ai tha se LDK-ja e filloi vonë fushatën në këtë komunë, ndërsa tha se beson që e kanë bërë më të mirën e mundshme, raporton Express.

“Është fakt që kemi filluar vonë. Kjo më shumë lidhet me shëndetin tim.

Thuajse nga salla e operacionit jam kyçur në fushatë. Besoj që e kemi bërë më të mirën që kemi mundur, me prezantimin e programit, me agjendën tonë, me takimet, me bashkëbisedimet, me promovimet e të gjithë atyre vlerave që ne i ofrojmë për qytetarët. Normal, kjo çështje varet nganjëherë edhe nga pozita e yjeve në horoskop. Këto nuk kanë qenë në favorin tonë”, tha Quni për Klan Kosovën.

Ai shtoi se ka pasur edhe faktorë tjerë që kanë ndikuar në rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

“Janë edhe shumë faktorë të tjerë që ndikojnë. Krijohet një opinion. Vetë fakti se përsëriteshin sondazhet publikisht, tregohet sadopak se nga duhet të orientohet vota”, tha Quni.

Ai deklaroi se nuk kanë vija të kuqe për LVV-në dhe LDK-në që do të garojnë në balotazh.

“Me Z.Haskuka nuk kemi përvoja të mira”, tha Quni, i cili shtoi se “me seriozitetin më të madh do ta analizojmë situatën”.

Continue Reading

Lajme

Ja sa këshilltarë kanë partitë politike në Strugë

Published

on

Ja numri i 27 këshilltarve të rinj në Këshillin e ardhshëm komunal të Strugës, 2021-2025:

BDI- 10 këshilltarē
ASH-AA- 7 këshilltarë
VMRO-DPMNE- 5 këshilltarë
LSDM- 4 këshilltarë
BESA – 1 këshilltarë

Në Strugë do të ketë raund të dytë në garën për kryetar komune mes Ramis Merkos nga BDI dhe Idri Istrefit nga ASH-AAA.

Continue Reading

Aktuale