Connect with us

Lajme

Riformatimi i Qeverisë nxjerr në pah dyshime mbi efikasitetin e saj!

Published

on

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në dyvjetorin e mandatit po i nënshtrohet riformatimit të parë apo ndërrimit të jo më shumë se tetë ministrive, si të Bujqësisë, Kulturës, Ekologjisë, të Pushtetit Lokal, ministrave pa resor dhe të emërimit të një kuadri në Ministrinë e re për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive.

Kryeministri Zoran Zaev kohë më parë i ka paralajmëruar ndryshimet për shkak të pakënaqësive dhe synimit për rritjen e efikasitetit në punë.

Por, krejt këto ndryshime sa do të sjellin efekte pozitive në punën e ekzekutivit? Njohësit e çështjeve politike kanë qëndrime të ndryshme, disa prej të cilëve riformatimin e shohin edhe si veprim normal, që ndodh në gjysmën e mandatit të qeverive.

“Në të gjitha demokracitë është praktikë që në gjysmën e mandatit të bëhen freskime të caktuara, diku më pak e diku edhe më shumë. Është një periudhë e mjaftueshme kohore për të parë dobësitë apo punën e bërë nga çdo anëtar i Qeverisë. Kjo tani ndodh edhe me kabinetin e kryeministrit Zaev dhe mbetet të shihet nëse ndryshimet do të sjellin ose jo efikasitet në punën e Qeverisë”, thotë Ruzhin duke theksuar edhe faktin se për dallim nga vendet tjera, Maqedonia e Veriut është përballur me sfida të shumta që edhe mund të kenë lëkundur funksionimin e Qeverisë.

“Gjatë kësaj periudhe në Maqedoninë e Veriut janë bërë ndryshime, të cilat ishin edhe euforike dhe me siguri nën presionin e emocioneve po bëhen edhe ndryshimet e para në Qeverinë e kryeministrit Zaev. Të përballur me dobësi të caktuara, por edhe me marrëveshjet si ajo me Greqinë dhe Bullgarinë, konsideroj se Qeveria tani është në kërkim të ideve të reja, të njerëzve të rinj që me energji të reja të vazhdojnë punën e mëtejmë të Qeverisë”, thotë Ruzhin, duke shprehur besimin e vazhdimit të kursit të reformave të nevojshme para së gjitha për integrimin evropian.

Por, nga ana tjetër, Naser Zyberi, njohës i çështjeve politike dhe ish-deputet në disa përbërje parlamentare, nuk pret ndonjë rezultat konkret nga riformatimi i Qeverisë. Ai thotë se koha nuk është e mjaftueshme për të pritur ndryshime në funksionimin me efikas të Qeverisë.

Ai thotë se rezultatet e fundit të zgjedhjeve presidenciale ishin një mesazh i qartë se qytetarët nuk janë të kënaqur me punën e Qeverisë . Partitë në pushtet, 31 gjithsej, me një diferencë të ngushtë fituan opozitën, e cila garoi e vetme në zgjedhje.

“I shtyrë nga ky presion, kryeministri është i detyruar të bëjë riformatimin e Qeverisë, por edhe kjo nuk ka ndonjë garanci se do të japë rezultate të kënaqshme dhe të prekshme, por do të jetë një amortizues i këtij opinion negativ që është krijuar ndaj kësaj strukture qeverisëse dhe me këtë, së paku do të tentojë të ndryshojë imazhin dhe perceptimin e qytetarëve, e jo se do të ketë ndonjë rezultat konkret”, thotë Zyberi.

Ai thekson nevojën për punë më efikase të Qeverisë, e cila, sipas tij, mund të ishte bërë edhe pa riformatimin e saj.

“Vendi ka nevojë për rezultate të prekshme, në planin e integrimit evropian, në NATO dhe në planin ekonomik. Nëse kjo nuk arrihet, riformatimet do të jenë vetëm një shtyrje e një letargjie që mund të ketë rezultat të humbjes së zgjedhjeve”, thekson Zyberi.

https://www.evropaelire.org/a/efikasiteti-qeveria-maqedoni-e-veriut-/30013213.html

Continue Reading

Lajme

KSHZ-ja nxjerr rezultatet e para paraprake të zgjedhjeve lokale

Published

on

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski, në një dalje për shtyp, ka nxjerrë rezultat e para të kandidatëve që kanë fituar komunat që në raundi e parë dhe ato që shkojnë në balotazh, pas dy javësh, më 31 tetor.

Rezultatet parapake të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit:

Haraçina shkon në balotazh, LSDM-BDI

Manastir shkon në balotazh LSDM-VMRO-DPMNE

Bogovina shkon në balotazh

Bevernica shkon në balotazh

Butel ka fituar VMRO-DPMNE-ja

Silevo shkon në balotazh VMRO-LSDM

Vevçan shkon në balotazh LSDM-VMRO

Vrapçisht shkon në balotazh ASH-BDI

Gazi Baba ka fitura në raundin e parë

Gjevgjeli shkon në balotazh LSDM-VMRO

Gradsko ka fituar VMRO-ja

Dibër shkon në balotazh BDI-ASH

Dimir Hasar shkon në balotazh VMRO-LSDM

Dollnen shkon në balotazh LSDM-BDI

Zhelinë shkon në balotazh Besa-BDI

Kërçovë shkon në balotazh BDI-VMRO

Kratov shkon në balotazh LSDM-VMRO

Kriva Pallanka fiton LSDM

Krushevë fiton LSDM

Kumanovë shkon në balotazh LSDM-kandidat i pavarur

Likovë fiton BDI

Kamenicë shkon në balotazh VMRO-LSDM

Makedonski Brod shkon në balotazh VMRO-LSDM

Ohër shkon në balotazh VMRO-LSDM

Continue Reading

Kosovë

Për humbjen në Prizren, Anton Quni ia lë fajin edhe horoskopit

Published

on

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Anton Quni ka arritur t’i marrë vetëm 14,98% të votave në zgjedhjet e djeshme, ku doli i treti pas Mytaher Haskukës së Lëvizjes Vetëvendosje (40,43%) dhe Shaqir Totajt të Partisë Demokratike të Kosovës (31,10%).
Një nga faktorët për humbjen e djeshme, Quni tha se ishte edhe pozita e yjeve në horoskop. Ai tha se LDK-ja e filloi vonë fushatën në këtë komunë, ndërsa tha se beson që e kanë bërë më të mirën e mundshme, raporton Express.

“Është fakt që kemi filluar vonë. Kjo më shumë lidhet me shëndetin tim.

Thuajse nga salla e operacionit jam kyçur në fushatë. Besoj që e kemi bërë më të mirën që kemi mundur, me prezantimin e programit, me agjendën tonë, me takimet, me bashkëbisedimet, me promovimet e të gjithë atyre vlerave që ne i ofrojmë për qytetarët. Normal, kjo çështje varet nganjëherë edhe nga pozita e yjeve në horoskop. Këto nuk kanë qenë në favorin tonë”, tha Quni për Klan Kosovën.

Ai shtoi se ka pasur edhe faktorë tjerë që kanë ndikuar në rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

“Janë edhe shumë faktorë të tjerë që ndikojnë. Krijohet një opinion. Vetë fakti se përsëriteshin sondazhet publikisht, tregohet sadopak se nga duhet të orientohet vota”, tha Quni.

Ai deklaroi se nuk kanë vija të kuqe për LVV-në dhe LDK-në që do të garojnë në balotazh.

“Me Z.Haskuka nuk kemi përvoja të mira”, tha Quni, i cili shtoi se “me seriozitetin më të madh do ta analizojmë situatën”.

Continue Reading

Lajme

Ja sa këshilltarë kanë partitë politike në Strugë

Published

on

Ja numri i 27 këshilltarve të rinj në Këshillin e ardhshëm komunal të Strugës, 2021-2025:

BDI- 10 këshilltarē
ASH-AA- 7 këshilltarë
VMRO-DPMNE- 5 këshilltarë
LSDM- 4 këshilltarë
BESA – 1 këshilltarë

Në Strugë do të ketë raund të dytë në garën për kryetar komune mes Ramis Merkos nga BDI dhe Idri Istrefit nga ASH-AAA.

Continue Reading

Aktuale