Connect with us

Lajme

Rikonfirmohet, vetëm 6 vite burg për vrasësin e Almirit të vogël!

Published

on

Ka përfunduar me epilog të dhimbshëm sërish rasti gjyqësor për vrasjen e djaloshit 4 vjeçar nga Kumanova, Almir Aliu. I akuzuari për vrasje, Boban Iliq është dënuar vetëm me 6 vite burg. Ky dënim erdhi pasi lënda u rikthye në rigjykim, por vendimi mbeti i njëjti sepse edhe herën e parë autori ishte dënuar me 6 vite burg. Ky rast ngjalli polemika të shumta në opinion, sidomos pas rikualifikimit të lëndës nga ana e Prokurorisë me çka nga “vrasje me paramendim” u shndërrua në “aksident komunikacioni me pasojë vdekjen”.

Vitin e kaluar për këtë rast u organizuan edhe protesta të mbështetura nga shumë qytetarë dhe organizata civile.

Se si ka ndodhur ngjarja e kobshme e Korrikut të vitit 2016, u vërejt edhe nga inçizimet e publikuara në media, ku nga kamerat e sigurisë nga vendi i ngjarjes, qartë shihej se si Iliq, qëllimisht shkel me automobilin e tij djaloshin e vogël, Almirin.

Procesi gjyqësor ndaj Boban Iliqit u cilësua nga ekspertët e fushës, por edhe analistë të shumtë si test i gjyqësisë në Maqedoninë e Veriut. Se sa gjyqësorie ka kaluar këtë test lë për të dëshiruar dhe mbetet për tu diskutuar.

Në këtë proces gjyqësor ishin dënuar edhe babi i Almirit, Sedat Aliu me gjashtë muaj burg, ndërsa Sami Demiri dhe Abdulla Aliu u dënuan me nga nëntë muaj burg për veprën penale “dhunë”. Këto dënime u rikonfirmuan nga Gjykata Penale e Shkupit gjatë ditës së sotme./in7.tv/

 

 

Continue Reading

Bota

Kokaina në çantat e fëmijëve, zbulohet operacioni miliona dollarësh i trafikantëve

Published

on

By

Kokaina në çantat e fëmijëve, zbulohet operacioni miliona dollarësh i trafikantëve

Pesë persona në Nju-Jork u akuzuan se kanë organizuar një rrjet të trafikimit të kokainës me vlerë miliona dollarë, duke përdorur çanta me të cilat fëmijët marrin ushqimin në shkollë.

Çantat e përdorura, shumica prej të cilave mbanin fotot e personazheve të dashur për fëmijët, dërgoheshin me postë në Nju-Jork dhe Masaçusets, sipas Prokurorit Special të Antidrogës. “Kjo ishte praktika normale e punës për këtë organizatë”, tha prokurorja speciale Bridget G. Brennan. “Por policisë nuk ia hodhën dot me këtë taktikë”.

Drejtuesit e kësaj bande, Carlos Duarte, 36 vjeç, dhe Alexis Garcia, 41 vjeç, akuzohen se kanë dërguar disa pako me çanta të mbushura me kokainë nga Porto Rico në Nju-Jork në periudhën maj 2020-korrik 2021.

Përveç tyre janë arrestuar edhe 3 persona të tjerë, Bryan Centeno-Rosado, 23 vjeç, Raul Sweeney, 27 vjeç, dhe Wesley Coddington, 43 vjeç. Hetuesit thanë se gjatë operacionit kanë sekuestruar 30 kilogramë kokainë.

Continue Reading

Lajme

ASH-dega Studeniçan: Ne mbështesim dhe përkrahim Azem Sadikin

Published

on

By

ASH-dega Studeniçan: Ne mbështesim dhe përkrahim Azem Sadikin

Dega e Aleancës për Shqiptarët (ASH) – në Komunën e Studeniçanit në rrethinë e dytë të zgjedhjeve lokale mbështet me strukturat e saj kryetarin aktual edhe për një mandat, Azem Sadiki.

Këtë e ka bërë të ditur kreu i degës së ASH-së në Karshiakë, Avdil Imeri. “Vendim shumë i lehtë për strukturat e Aleancës për Shqiptaret se kënd duhet te përkrahim më 31 tetor ne Karshiakë. Punët e mira i prekim dhe i shohim çdo ditë andaj apelojmë te çdo anëtar dhe simpatizues i ASH-së si dhe te çdo banor i komunës tonë që fuqishëm te mbështesim kryetarin aktual z. Azem Sadiki që të vazhdojnë punët e mira për banorët e Karshiakës. -Te votojmë drejt dhe pastër, #Voto11”, ka bërë të ditur Imeri.

Në anën tjetër, pak orë më parë sekretari gjeneral i Aleancës për shqiptarët (ASH), Arben Taravari i ftuar në Tv Klan-M duke folur për mbështetjen e partisë së tij për kandidatët nëpër komunat ku nuk garon ASH-ja në rrethinë e dytë, ka theksuar se anëtarësi e ASH-së në Studeniçan është për mbështetje të kryetarit aktual të komunës Azem Sadiki.

“Në Studeniçan në parim, edhe pse nuk e kemi biseduar, logjika ime është që duhet të përkrahet ai kandidat që nuk është i BDI-së. S’kemi qëndrim partie po në parim e shoh se anëtarësia më së shumti duan ta votojnë atë që nuk është BDI. Por përsëri ato le të vendosin vet”, ka theksuar Taravari.

Continue Reading

Lajme

MPB: Letërnjoftimet do të mund të merren edhe të shtunën dhe të dielën

Published

on

By

MPB: Letërnjoftimet do të mund të merren edhe të shtunën dhe të dielën

Në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, që do të mbahen të dielën (31 tetor), MPB informon se edhe të shtunën edhe të dielën do të punojnë shërbimet administrative në komunat ku do të ketë votim, ndërsa qytetarët do të mund t’i marrin letërnjoftimet.

Departamenti i Çështjeve Civile, përkatësisht drejtoritë për punë administrative të kësaj njësie organizative në kuadër të MPB-së në Kumanovë, Veles, Ohër dhe Tetovë me të gjitha njësitë rajonale në kuadër të tyre më 30.10.2021 do të punojnë në pranimin dhe lëshimin e letërnjoftimeve me orar të rregullt, prej orës 08.00 deri në 16.00.

Nga MPB njoftojnë se njëkohësisht, Departamenti për Çështje Administrative – Shkup do të punojë për pranimin dhe dhënien e letërnjoftimeve me orar të rregullt të punës nga ora 08:00 deri në 16:00 vetëm në objektin e RTVM-së më 30.10.2021 (e shtunë).

“Të dielën, më 31 tetor 2021, të gjitha njësitë organizative kompetente të listuara do të punojnë vetëm në dhënien e letërnjoftimeve të përgatitura për qytetarët me orar të punës nga ora 07:00 deri në 19:00, duke përfshirë edhe pikat e shpërndara në Shkup (Gjorçe Petrov, Beko, Butel dhe Draçevë)”, thonë nga MPB.

Continue Reading

Aktuale