Connect with us

Lajme

Partitë shqiptare dënojnë vendimin e gjykatës për Boban Iliqin!

Published

on

Menjëherë pas shpalljes së vendimit të Gjykatës, me të cilin Boban Iliqit të akuzuar për vrasjen e Almir Aliut, 4 vjeçarit nga Kumanova, iu shqiptua dënim prej vetëm 6 vitesh burg, kanë reaguar subjektet politike shqiptare.

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi e ka cilësuar si skandaloz këtë vendim, duke shtuar se vetingu në gjyqësi paraqet domosdoshmëri, për të shmnagur gjyqësinë selektive.

Vendim skandaloz i gjykatës që dëshmon aplikimin e drejtësisë selektive në vend në vazhdimësi. Drejtësia selektive është e papranueshme dhe prandaj nevojitet veting i menjëhershëm për ta ndërprerë këtë praktikë diskriminuese dhe selektive në gjykata – shkruan deputeti Artan Grubi.

Kanë reaguar edhe partitë opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa, të cilat e kanë dënuar vendimin dhe kanë akuzuar pushtetin për vonesat në reformimin e gjyqësorit.

Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se gjykatat në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë që për bazë në sjelljen e vendimeve ta marrin përkatësinë etnike të të akuzuarve. Nga kjo parti thonë se vendimi ka qënë  njëanshëm dhe se me të njëjtin, Almiri i vogë është vrarë për së treti herë.

Me shpalljen e aktgjykimit u pa qartë se kishte të bënte me një denim jo të bazuar në fakte dhe dëshmi të cilat saktë e caktojnë kush ishte vrasësi dhe kush ishte i dëmtuari.
Me aktgjykimin e sotëm Gjykata Themelore e Kumanovës nuk i pranoi provat, të cilat edhe opinioni i gjërë e dinë mirë. Familja e Almirit ishte e dëmtuar, por përkundrazi edhe ata u dënuan.
Shqetësimet që i kemi ngritur në vazhdimësi si ASH që nga rikualifikimi i lëndës e deri në këtë gjykim skandaloz dëshmon se gjyqësia në Maqedoni është ende e kapur, selektive, jo profesionale dhe me këtë imponohen reforma radikale të gjyqësorit,që për fat të keq edhe sot e kësaj dite aktgjykimet i bazon te përkatësia etnike dhe nga ana e më të fortit – thuhet në kumtesën e Aleancës për Shqiptarët.

Nga Lëvizja Besa thonë se me këtë vendim skandaloz, Gjykata ka vrarë sërish Almirin, por jo vetëm atë. gjykata sot ka vrarë krejt shqiptarët në RMV. Ata thonë se ky është procesi i montuar politik i radhëz dhe bën thirrje që të ndalohen këto lloj vendimesh skandaloze në dëm të qytetarëve shqiptarë.

Kërkojmë nga të gjithë institucionet kompetente, të marrin seriozisht rastet e ndjeshme si të Almirit, të zbardhen plotësisht dhe të mos ketë drejtësi selektive, ndryshe për shqiptarët dhe ndryshe për maqedonasit. Vendimet selektive, gjykatat e kapura dhe të politizuara, janë ende shqetësim për faktorin ndërkombëtar, por me e keqja këto gjykata vazhdojnë të jenë gjenerator kryesor i prishjes së marrdhënieve ndëretnike dhe ndërfetare në vend. Apelet e shtetëve të fuqishme Europiane, për Maqedoninë e Veriut ishin të qarta, pa çlirimin e gjykatave nga kthetrat e politikës, do të jetë e vështirë marrja e datës për fillimin e negociatave me BE-në, por edhe për anëtarsimin e vendit në strukturat euroatlantike – përfundon reagimi i Lëvizjes Besa.

Reagime për këtë vendim të Gjykatës ka pasur edhe nga figura të njohura të jetës publike në vend.

Almir Aliu u vra tragjikisht në Korik të vitit 2016, pasi u shkel nga Boban Iliqi, i cili paraprakish ishte konfliktuar me familjarët e Almirit./in7.tv/

 

Continue Reading

Lajme

KSHZ-ja nxjerr rezultatet e para paraprake të zgjedhjeve lokale

Published

on

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski, në një dalje për shtyp, ka nxjerrë rezultat e para të kandidatëve që kanë fituar komunat që në raundi e parë dhe ato që shkojnë në balotazh, pas dy javësh, më 31 tetor.

Rezultatet parapake të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit:

Haraçina shkon në balotazh, LSDM-BDI

Manastir shkon në balotazh LSDM-VMRO-DPMNE

Bogovina shkon në balotazh

Bevernica shkon në balotazh

Butel ka fituar VMRO-DPMNE-ja

Silevo shkon në balotazh VMRO-LSDM

Vevçan shkon në balotazh LSDM-VMRO

Vrapçisht shkon në balotazh ASH-BDI

Gazi Baba ka fitura në raundin e parë

Gjevgjeli shkon në balotazh LSDM-VMRO

Gradsko ka fituar VMRO-ja

Dibër shkon në balotazh BDI-ASH

Dimir Hasar shkon në balotazh VMRO-LSDM

Dollnen shkon në balotazh LSDM-BDI

Zhelinë shkon në balotazh Besa-BDI

Kërçovë shkon në balotazh BDI-VMRO

Kratov shkon në balotazh LSDM-VMRO

Kriva Pallanka fiton LSDM

Krushevë fiton LSDM

Kumanovë shkon në balotazh LSDM-kandidat i pavarur

Likovë fiton BDI

Kamenicë shkon në balotazh VMRO-LSDM

Makedonski Brod shkon në balotazh VMRO-LSDM

Ohër shkon në balotazh VMRO-LSDM

Continue Reading

Kosovë

Për humbjen në Prizren, Anton Quni ia lë fajin edhe horoskopit

Published

on

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Anton Quni ka arritur t’i marrë vetëm 14,98% të votave në zgjedhjet e djeshme, ku doli i treti pas Mytaher Haskukës së Lëvizjes Vetëvendosje (40,43%) dhe Shaqir Totajt të Partisë Demokratike të Kosovës (31,10%).
Një nga faktorët për humbjen e djeshme, Quni tha se ishte edhe pozita e yjeve në horoskop. Ai tha se LDK-ja e filloi vonë fushatën në këtë komunë, ndërsa tha se beson që e kanë bërë më të mirën e mundshme, raporton Express.

“Është fakt që kemi filluar vonë. Kjo më shumë lidhet me shëndetin tim.

Thuajse nga salla e operacionit jam kyçur në fushatë. Besoj që e kemi bërë më të mirën që kemi mundur, me prezantimin e programit, me agjendën tonë, me takimet, me bashkëbisedimet, me promovimet e të gjithë atyre vlerave që ne i ofrojmë për qytetarët. Normal, kjo çështje varet nganjëherë edhe nga pozita e yjeve në horoskop. Këto nuk kanë qenë në favorin tonë”, tha Quni për Klan Kosovën.

Ai shtoi se ka pasur edhe faktorë tjerë që kanë ndikuar në rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

“Janë edhe shumë faktorë të tjerë që ndikojnë. Krijohet një opinion. Vetë fakti se përsëriteshin sondazhet publikisht, tregohet sadopak se nga duhet të orientohet vota”, tha Quni.

Ai deklaroi se nuk kanë vija të kuqe për LVV-në dhe LDK-në që do të garojnë në balotazh.

“Me Z.Haskuka nuk kemi përvoja të mira”, tha Quni, i cili shtoi se “me seriozitetin më të madh do ta analizojmë situatën”.

Continue Reading

Lajme

Ja sa këshilltarë kanë partitë politike në Strugë

Published

on

Ja numri i 27 këshilltarve të rinj në Këshillin e ardhshëm komunal të Strugës, 2021-2025:

BDI- 10 këshilltarē
ASH-AA- 7 këshilltarë
VMRO-DPMNE- 5 këshilltarë
LSDM- 4 këshilltarë
BESA – 1 këshilltarë

Në Strugë do të ketë raund të dytë në garën për kryetar komune mes Ramis Merkos nga BDI dhe Idri Istrefit nga ASH-AAA.

Continue Reading

Aktuale