Connect with us

Lajmet kryesore

Largimi i Ramës i panegociueshëm, thotë Lulzim Basha

Published

on

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në fjalën e tij para mbështetësve të opozitës që po proteston para kryeministrisë, deklaroi se beteja e tyre do të vazhdojë jo vetëm me largimin e kryeministrit Edi Rama, por deri sa të garantohen të gjitha të drejtat, si në vendet evropiane.

“Kjo betejë nuk do të mbarojë me largimin e Edi Ramës, por vetëm kur të kemi vendosur kushtet për Shqipërinë si gjithe Evropa”, tha Basha.

“Largimi i kreut të qeverisë është i panegociueshëm”, deklaroi Basha. Sipas tij, zgjidhja politike duhet të vijë fillimisht duke liruar nga qelitë të arrestuarit për sulmet ndaj KZAZ-ve, dhe se në qeli, sipas Bashës, duhen futur ata që kanë vjedhur votat, duke ju referuar përgjimeve të publikuara në median gjermane “Bild” për dosjet hetimore në Shqipëri, 184 dhe 339.

Nuk mund të ketë proces politik pa dënuar personat që, sipas Bashës, janë të përfshirë në shit-blerje të votave. Basha tha se nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor, dhe se Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë është krijuar për të qenë në terren më 30 qershor.

“Beteja do të vazhdojë në çdo vend”, tha Basha.

“Edi Rama marshon drejt gushtit të shtetit, drejt votimeve pa opozitën, me KQZ të paligjshme, me karta identiteti të paligjshme. Ta dijë mirë Edi Rama se nuk ka zgjedhje më 30 qershor, nuk bëhet asnjë hap pas. Aleanca qytetare është në këmbë. Beteja vazhdon qytete më qytet, fshat më fshat. Demokracia është në këmbë kundër krimit. Çdo tentativë për të provokuar shqiptarët do të dështojë, ndërsa 30 qershori do të jetë varreza politike e Edi Ramës dhe e Rilindjes. Këto mesazhe të qarta, që shumëkush prej jush i di fare mirë, i bëjmë sonte të qarta për këdo që nuk i di. Nuk do të ketë më në Shqipëri zgjedhje me Edi Ramën. Nuk do të ketë proces politik pa dënuar hajdutët e votave. Ky është standardi i Evropës dhe Perëndimit. Nuk ka paqe pa drejtësi, nuk ka zgjedhje pa drejtësi”, tha Basha.

Continue Reading

Lajme

FOTO/ Reshjet e shiut dhe erërat e forta shkaktojnë dëme në Çair

Published

on

By

FOTO/ Reshjet e shiut dhe erërat e forta shkaktojnë dëme në Çair

Reshjet e shiut dhe erërat e forta, sot kanë shkaktuar dëme të mëdha në Çair, shkruan Alsat.

Nga pamjet e siguruar nga Alsat, shihet se pas reshjeve dhe erërave tashmë banorët po mundohen të largojnë rrëmujën e shkaktuar./ Alsat.mk

Continue Reading

Kosovë

Shqipëri-Kosovë, hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e sigurimeve shoqërore

Published

on

By

Shqipëri-Kosovë, hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e sigurimeve shoqërore

Nga sot hyn në fuqi marrëveshja në fushën e sigurimeve shoqërore mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Shqipëria dhe Kosova prej sot kanë në fuqi marrëveshjen për sigurimet shoqërore që sipas zyrtarit Astrid Hado, u garantua pas negociatave që filluan në vitin 2020.

Hado, Drejtor i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, në rrjetet shoqërorë shkruajti se kjo paketë mbron të drejtat shoqërore.

Sipas tij kjo marrëveshje “do të do të shërbejë, për të tashmen dhe për brezat e ardhshëm në të dy vendet”, raporton rtk.

Negociatat mes Shqipërisë dhe Kosovës siç thotë drejtori Hado, kaluan me sukses të gjitha proceset e nevojshme.

“Instituti i Sigurimeve Shoqërore mbetet i angazhuar për të çuar përpara këto marrëveshje që garantojnë trajtim të barabartë për qytetarët dhe sigurojnë njohjen e viteve të punës”, – thekson Hado.

Marrëveshja shumë e rëndësishme siguron trajtim të barabartë të të gjithë të punësuarve, punëmarrësve dhe të vetëpunësuarve, në njohjen e periudhave të sigurimit dhe të kontributeve ndërsjelltas në Kosovë dhe në Shqipëri.

Marrëveshja administrative në fushën e sigurimeve shoqërore, u negocia nga Shqiëpria dhe nga Kosova pas ratifikimit në të dy Kuvendet.

Raundi i tretë i bisedimeve për hartimin e marrëveshjes dhe elementëve teknikë të zbatimit u krye në 23 dhe 24 maj 2022.

Continue Reading

Bota

SHBA/ Vdesin 53 emigrantë në një kamion në Teksas

Published

on

By

SHBA/ Vdesin 53 emigrantë në një kamion në Teksas

Shoferi i një kamioni ku 53 emigrantë vdiqën nga nxehtësia në Teksas nuk e dinte që kondicioneri kishte pushuar së punuari, thotë një informator.

Sipas dokumenteve të prokurorisë të paraqitura në gjykatën federale, Homero Zamorano nuk dinte për këtë çështje. Zyrtarët thonë se ai u gjet i fshehur pranë kamionit.

Ai është një nga katër personat e akuzuar për ngjarjen vdekjeprurës të trafikimit të qenieve njerëzore në historinë e SHBA.

Disa fëmijë të gjetur në automjet janë ende duke u trajtuar në spital, raporton BBC. Një kamion tjetër që transportonte emigrantë është gjetur në të njëjtën pjesë të Teksasit.

Zamorano, 45 vjeç, dhe i dyshuari Christian Martínez, 28 vjeç, akuzohen se i kanë dërguar mesazhe njëri-tjetrit në lidhje me operacionin e kontrabandës, para dhe pas zbulimit të kamionit në temperatura të larta.

Një informator konfidencial i qeverisë që punon për Emigracionin dhe Zbatimin e Doganave dhe policinë e Teksasit u tha zyrtarëve se të dy kishin folur pasi u raportuan vdekjet.

Martínez dyshohet se i tha informatorit: “Shoferi nuk ishte në dijeni se njësia e ajrit të kondicionuar ndaloi së punuari dhe ishte arsyeja pse emigrantët vdiqën”, sipas dokumenteve të gjykatës.

Zamorano u gjet i fshehur në shkurre pranë kamionit. Zyrtarët meksikanë thonë se ai fillimisht u përpoq të shtirej si një nga të mbijetuarit. /abcnews.al

Continue Reading

Aktuale