Connect with us

Lajme

Askush nuk merret me të drejtat dhe problemet e gazetarëve

Published

on

Askush nuk merret me gazetarët dhe të drejtat atyre. Ata paguhen pak dhe shpenzimet i kanë të mëdha, nuk kanë siguri dhe shpesh ndjehen në rrezik gjatë procesit të punës, u tha sot në debatin “Gazetaria jashët Shkupit – gjendja dhe sfidat” organizuar nga Platforma për gazetari investigative dhe analizë, PINA, që u mbajt në Tetovë në hapësirat e qendrës LOJA, transmeton Portalb.mk.

Në Maqedoninë e Veriut është diskutuar shpesh dhe vazhdon të jetë temë debati liria e fjalës së gazetarëve, të drejtat e tyre dhe sa ata mund të kryejnë lirshëm profesionin e tyre. Sipas gazetarëve prezent në debatin e sotëm, ata përveç problemeve të lartpërmendura nuk paguhen mjaftueshëm dhe janë të stërngarkuar me punë.

“Kemi ngelur shumë pak gazetarë në Tetovë në krahasim me të kaluarën, mund të ua numëroj sa kemi ngelur. Kjo na vështirëson punën sepse i gjithë angazhimi bie mbi një person”, tha Zoran Andonov nga Sdk.

Nga ana tjetër Aleksandar Samarxhiev nga MIA thotë se është shumë e vështirë që vetëm një gazetar të mbulojë ngjarjet ditore në Tetovë. Numri i paktë i gazetarëve, sipas tij, vjen si rezultat i kostove që ka ky profesion por edhe kushteve jo të mira të punës.

“Kur ka më shumë se sa një ngjarje brenda ditës është shumë e vështirë që një gazetar i vetëm t’i mbulojë të gjitha vetë, plus pastaj që ka kosto”, tha Samarxhiev.

Bashkim Sulejmani nga Alsat tha se vetë fakti se në debat nuk ka prezent redaktorë dhe njerëz të tjerë vendimmarrës të mediave tregon se diskutimet e tilla përfundojnë gjithmonë në vesh të shurdhër.

“Duhet të ketë debate mes redaktorësh dhe njerëz të tjerë të mediave të cilët duhet të dëgjojnë problemet me të cilat ballafaqohemi ne, që bisedat e tilla të mos përfundojnë në vesh të shurdhër”, tha Sulejmani.

Pas debatit u shfaq edhe filmi dokumentar “Dafne ekzekutimi”.

Continue Reading

Lajme

Idri Istrefi merr mbështetje edhe nga Samir Murtezoski kandidati i PDSH-së në Strugë

Published

on

Koalicioni për Strugën po shkon edhe më i sigurt. Rrugës sonë i’u bashkua edhe kandidati i PDSH-së, z. Samir Murtezoski njoftojn nga ASH-Strugë, përcjell in7

Kandidati i PDSH-së, Samir Murtezoski qëndron pas Idri Istrefit në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Murtezoski fton të gjithë përkrahësit e tij, por edhe të gjithë qytetarët tjerë që ta votojnë Idri Istrefin, si të vetmen shpresë për Strugën. Është koha që më në fund t’i thuhet stop Ramiz Merkos dhe keqpërdorimeve të shumta në Komunën e Strugës.

Faleminderit për mbështetjen!-theksojn nga ASH-Strugë/in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Eco Guerilla: Kërkojmë llogaridhënie nga Komuna e Tetovës dhe kryetarja Teuta Arifi

Published

on

Pse janë shpenzuar paratë dhe djersa e qytetarëve në kohë fushate për qindra militantë partiak që bëjnë fushatë për Teuta Arifin?

Ky është keqpërdorim i buxhetit të Komunës së Tetovës.

Me ndihmën e IRI-t dhe USAID-it u zbuluan qindra honorare që Teuta Arifi ka nënshkruar në kohë fushate. Kaluan disa ditë dhe Komuna e Tetovës vazhdon të heshtë. Kërkojmë llogaridhënje se si dhe pse janë paguar këta qindra njerëz.

Lista e plotë në statusin e Eco Guerilla:

Continue Reading

Lajme

Mickoski: BDI shkon në opozitë në Qytetin e Shkupit, shumica e re VMRO-ASH-AAA

Published

on

Fushata e zezë e LSDM-së ka dy qëllime, njëra prej tyre është që të ulet dalja në zgjedhje. Kështu tha kryetari i VMRO-së, Hristian Mickoski në emisionin debativ në TV SHENJA.

“Mendoj se populli e ka përmbi kokë, posaçërisht për kandidatin e LSDM-së, dhe jam i sigurt se në mënyrë masive do të dalin dhe ta votojnë Danellën. Dhe, qëllimi i dytë të shkaktojnë pasiguri të Danella ngase ajo asnjëherë nuk është marrë me zgjedhje dhe kjo është hera e parë. Por, për të dyja gjëra, vlerësimet që kanë bërë, do të jetë e gabuar dhe do të ju ndodh një humbje serioze”, u shpreh Hristijan Mickoski.

Mickoski tha se ata kanë shumicë në Këshillin e Qytetit të Shkupit.

“BDI do të jetë opozitë në Qytetin e Shkupit, shumicën e re e formon VMRO-ASH-AAA dhe Levica”, tha Mickoski.

Continue Reading

Aktuale