Connect with us

Lajme

“Marrëveshja e Prespës” e kaloi një vit!

Published

on

Një vit pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, për autoritetet qeveritare në Maqedoninë e Veriut, ky dokument cilësohet si marrëveshja më e rëndësishme në historinë e vendit, përkatësisht si dokument që ka hapur rrugën e perspektivës euroatlantike.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, i cili ka marrë pjesë në një stërvitje ushtarake, tha se përfitimet nga Marrëveshja e Prespës janë evidente.

“Sot, 17 qershori, një vit nga Prespa, fillimisht fituam një mik të ri. Jo që me Greqinë kemi pasur ndonjë armiqësi serioze, por vërtetë ndjenja ishte e keqe, e shëmtuar, ndërkohë që kishim ngecur në proceset integruese. Ja, pas një viti, përfitimet e para i shohim të përfshira edhe në këtë trajnim, në përgatitjen tonë, për anëtarësim të plotë në NATO”.

“Ky është një qëllim i madh strategjik i vendit tonë, i gjithë rajonit, i Maqedonisë së Veriut e cila jo para disa shekujsh, por para 17-18 vitesh kishte konflikt. Kjo nënkupton paqe afatgjate, stabilitet dhe siguri,”ka thënë Zaev.

Marrëveshjen e Prespës e kanë përshëndetur përmes rrjetave sociale dhe dy nënshkruesit e saj Nikolla Dimitrov de Nikos Kotzias.

Edhe pas një viti, për opozitën maqedonase VMRO DPMNE, marrëveshja e Prespës mbetet e dëmshme për interesat e shtetit.

“Një vit pas nënshkrimit të asaj marrëveshje kapitulluese me pranimin e kushteve greke ndaj Republikës së Maqedonisë kemi përsëri një vend i cili nuk mori datë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian, kemi popull të nënçmuar, kemi tradita të fshira, emër dhe mbiemër të fshirë, kemi shtet të shpërfytyruar, institucione të shpërfytyruara dhe popull i cili dëshiron sa më shpejtë të ikë nga ky shtet që udhëhiqet nga Zoran Zaevi”, ka thënë për mediat zëdhënësi i VMRO DPME-së, Naum Stoillkovski.

Edhe njohësit e çështjeve politike janë të ndarë rreth asaj se çka i solli marrëveshja e Prespës Maqedonisë së Veriut si shtet.

Albert Musliu nga Instituti për Zhvillimin e Demokracisë, për Radion Evropa e Lirë thotë se Maqedonia e Veriut si shtet brenda një viti me nënshkrimin e marrëveshjes së Prespës ka arritur të përcaktojë një të ardhme të qartë sa i përket perspektivës euroatlantike.

“Maqedonia e Veriut brenda një viti pas nënshkrimit të marrëveshjes së Prespës ka fituar konsolidimin e saj si shtet ndaj partnerëve tonë ndërkombëtarë, por njëherësh ka fituar shumë në drejtim të përcaktimit të një të ardhme të qartë sa i përket integrimit të vendit, duke marrë ftesë për anëtarësim në NATO dhe tani pret që brenda vitit të marrë datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e vendit në BE”, thotë Musliu.

Por, kështu nuk mendon Rist Nikovski, ish ambasador i, cili ishte dhe këshilltar i ish presidentit Gjorgje Ivanov që në vazhdimësi e ka kundërshtuar marrëveshjen e Prespës.

“Edhe nga ky dimension kohor prej një viti e kemi edhe më të qartë se bëhet fjalë për një marrëveshje e cila e vendosi palën maqedonase para kapitullimit klasik, me c`rast ajo dha gjithçka dhe nuk fitoi asgjë”.

“Marrëveshja u arrit në shpejtësi duke dëmtuar rëndë interesat e palës maqedonase vetëm e vetëm për të marrë datë për fillimin e bisedimeve me BE-në, gjë e cila e shohim se nuk ndodhi dhe nuk do të ndodh edhe për një kohë të gjatë”, thotë Nikovski

Por, Simonida Kacarska nga Instituti për Politika Evropiane, për Radion Evropa e Lirë thotë se marrëveshja e Prespës jo vetëm që i dha fund konfliktit për cështjen e emrit mes dy vendeve fqinje Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, por fqinjin jugor nga një bllokues në procesin e integrimeve evropiane e shëndërroi në një aleat të fuqishëm që i hap rrugë këtij procesi”.

“Mund të sublimojmë se Marrëveshja e Prespës arriti të hap dyert e NATO-s për vendin, krijoi një dinamikë krejtësisht të re në planin pozitiv në raport me Greqinë, me ç`rast në Komisionin Evropian dhe në më shumë organizata ndërkombëtarë ne si shtet fituam një aleat të fuqishëm në vend të një kundërshtari siç ishte para nënshkrimit të marrëveshjes Greqia si shtet”, thotë Kacarska.

Një vit më parë u nënshkrua Marrëveshja e Prespës midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, duke mbyllur kontestin e më shumë se dy dekadave mes dy vendeve fqinje për çështjen e emrit me ç`rast shteti u emërua Maqedonia e Veriut.

https://www.evropaelire.org/a/marreveshja-e-prespes-maqedoni-greqi/30004147.html

Continue Reading

Lajme

Bozhinovski: LSDM humbi legjitimitetin nga zgjedhjet e mëparshme

Published

on

Vladimir Bozhinovski në emisionin “24 analiza” tha se dështimi i LSDM-së në këto zgjedhje është për shkak të dëshpërimit që qytetarët kanë pritur nga kjo parti.

“Janë dëshpëruar për zhvillimin e shtetit në disa aspekte dhe pas marrjes së legjitimitetit në zgjedhjet e kaluara, LSDM filloi t’i humb dhe të bie”, tha Bozhinovski.

Ai tha se nga viti i kaluar ka ndryshyar perceptimi pozitiv ndaj Filipçes dhe shtetit dhe në vend të mbështetjes, ka perceptim negativ.

“Gjithmonë zgjedhjet lokale janë kombinim për punën e kryetarit dhe puna e qeverisë. Edhe në vitin 2017 ishin zgjedhje lokale dhe ato ishin zgjedhje ku qeveria mori legjitmitetin”, tha Bozhinovski./Telegrafi/

Continue Reading

Bota

Ish-sekretarja e kampit nazist del para gjyqit për vrasjen e 11.000 njerëzve

Published

on

Një ish-sekretare 96-vjeçare e kampit të përqendrimit nazist është paraqitur para gjyqit në Gjermani për dyshimin se ka bashkëpunuar për vrasjen e mbi 11.000 njerëzve të burgosur aty.

Furchner e cila ishte 18 vjeç kur filloi të punonte në kampin Stutthof në Poloni si sekretare e komandantit Paul Werner Hoppe, po gjykohet në një gjykatë për të rinjtë për shkak të moshës së saj kur krimet u kryen.

Pasi tentoi të ikte nga gjyqi në shtator, duke dalë nga shtëpia dhe më pas udhëtoi me një taksi, ajo u arrestua disa orë më vonë dhe u dërgua në mbajtje për pesë ditë, raporton Guardian.

Përveç emrit, adresës së saj dhe se është e ve, ajo nuk i është përgjigjur asnjë pyetje tjetër.

Gjykatës iu tha se ajo “duhet të ketë qenë e informuar për të gjitha ngjarjet” që ndodhën aso kohe nga nazistët në Stutthof për shkak të rolit të saj kyç administrativ.

Continue Reading

Lajme

KSHZ-ja kërkon listën e kompanive që kanë importuar “Fingerprint”

Published

on

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dy ditë pas zgjedhjeve lokale nga Drejtoria e Doganave kërkoi listën e kompanive që eventualisht kanë porositur aparate të njëjta për leximin e shenjave të gishtave nga jashtë vendi, si ato që u shfrytëzuan në zgjedhje. Këtë për Alsat e konfirmoi kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski i cili tha se këtë e kërkojnë për arsye sigurie, që të mos vijë deri te mundësia e përzierjes së aparateve që i siguroi KSHZ me aparate të njëjta të mundshme të blera nga kompani dhe firma private.

“Kemi indikacione se përgjigja do të jetë pozitive, se asnjë kompani nuk ka importuar pajisje të tilla deri më tani. A keni pasur ndonjë njoftim si KSHZ që ndoshta disa kompani kanë porositur pajisje të tilla? – Nuk kishim njoftim të tillë, siç thashë, e bëra për sigurinë tonë, për të qenë të sigurt se nuk kishte diçka të tillë, që mos të dalë se të tjerët po importojnë, për t’u siguruar që askush nuk ka importuar pajisje të tilla deri më tani- Pse po e bën këtë Komisioni Shtetëror Zgjedhor, a nuk ka shërbime sigurie që duhet ta bëjnë? – Po, ka. Siç thashë, për ne, për shkak të interesit personal që kemi, për t’u siguruar që nuk ka diçka të tillë”- deklaroi Aleksandar Dashtevski- kryetar i KSHZ.

Kjo kërkesë është pranuar nga Dogana një ditë më parë kurse shërbimet po kontrollojnë nëse ndonjë kompani apo institucion ka porositur pajisje të njëjta. Dashtevski siguron që pajisjet janë të sigurta dhe funksionale dhe tani për tani nuk ka nevojë të porositen tjera. Nëse ndonjë nga pajisjet prishet në pesë vitet e ardhshme, është detyrim i kompanisë gjermane “Dermalog” ta zëvendësojë me tjetër. Përndryshe, zgjedhjet do të mbahen përsëri në dy komuna. I tillë është rasti me Mavrovën dhe Rostushën si dhe Qendër Zhupën. Në të dy komunat nuk kishte pjesëmarrje të një të tretës së votuesve të regjistruar. Por, çfarë nëse nuk ka pjesëmarrje të mjaftueshme përsëri në votimin e përsëritur?

“Pra, ligjvënësi do të duhet të vendosë nëse ajo komunë duhet të zgjerohet, zvogëlohet e kështu me radhë, sepse nuk ka pjesëmarrje të mjaftueshme. Dhe mendoj se arsyeja është sepse nuk ka mjaft banorë në kuptimin që nuk janë të pranishëm në shtëpitë e tyre “- pohoi Aleksandar Dashtevski, Kryetar i KSHZ-së.

Në Mavrovë dhe Rostushë, 10.144 banorë kanë të drejtë vote. 3,144 persona e ushtruan të drejtën e tyre të votës, ndërsa pjesëmarrja ishte 31%. Që zgjedhjet të jenë legjitime në këtë komunë, duhet të votojnë 3,381 banorë. Në Qendër Zhupë, 7,317 banorë kanë të drejtë vote, ndërsa 1,873 banorë e ushtruan atë të drejtë, me një pjesëmarrje prej 25.60%. Së paku 2,439 qytetarë duhet të votojnë që rezultati i zgjedhjeve të njihet në këtë komunë.

Në Mavrovë dhe Rostushë, 10.144 banorë kanë të drejtë vote. 3,144 persona e ushtruan të drejtën e tyre të votës, ndërsa pjesëmarrja ishte 31%. Që zgjedhjet të jenë legjitime në këtë komunë, duhet të votojnë 3,381 banorë. Në Qendër Zhupë, 7,317 banorë kanë të drejtë vote, ndërsa 1,873 banorë e ushtruan atë të drejtë, me një pjesëmarrje prej 25.60%. Së paku 2,439 qytetarë duhet të votojnë që rezultati i zgjedhjeve të njihet në këtë komunë.

Mavrovë- Rostushë

Pjesëmarrja: 31%

Votues: 10.144

Kanë votuar: 3.144

Votat e nevojshme: 3.381

Mungojnë: 237 vota

Qendër Zhupa

Pjesëmarrja: 25,60%

Votues: 7.317

Kanë votuar: 1.873

Votat e nevojshme: 2.439

Mungojnë: 566 vota

Ndërkohë rrjedh afati prej 48 orësh për pjesëmarrësit në zgjedhje të cilët mund të paraqesin ankesa në KSHZ, në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve. Nëse ankesat nuk pranohen nga KSHZ -ja, atëherë partitë dhe pjesëmarrësit në zgjedhje kanë të drejtë të paraqesin padi në Gjykatën Administrative, si instancë më e lartë. /Alsat M/

Continue Reading

Aktuale