Connect with us

Lajme

Platformat pa leje, largohen nga Çarshia e Vjetër

Published

on

Me vendim të Qytetit të Shkupit, Inspektoratit të Tregut dhe disa komunave, anë e mbanë Shkupit po largohen platformat pa leje të restoranteve dhe bizneseve të ndryshme.

Megjithatë, tavolinat dhe karriget mbeten përskaj rrugëve. Zëdhënësi i Komunës së Çairit, Kushtrim Alla thotë se pas largimit të platformave, do të merren masa edhe për rregullimin e hapësirave publike të cilat mund të shfrytëzohen nga bizneset.

“Hapi i parë është  mënjanimi i platformave, i platformave të drurit apo të çfarë do konstruksioni tjetër të metalit, të cilat janë vendosur pa leje në Çarshinë e vjetër të Shkupit. Normalisht ekzistojnë edhe rregullativa ligjore për distancën të cilën para lokalit mund ta shfrytëzojnë të gjitha dyqanet si dhe procedura të veçanta ligjore të cilat duhet të ndiqen ” – deklaroi Kushtrim Alla – Zëdhënës i Komunës së Çairit.

 Afati pesë ditorë për zbatimin e vendimit për largimin e platformave po mbaron, por ende ka biznese që nuk e kanë zbatuar këtë vendim. Nga Komuna Qendër por edhe nga Komuna e Çairit si iniciatorë të kësaj nisme, thonë se në rast të mosimplementimit të këtij vendimi, me asistencën e policisë do të largohen platformat pas çka edhe do të sanksionohen investitorët.

Komuna Qendër

“Në bazë të procedurës, shërbimet inspektoriale të Komunës Qendër pas inspektimit të kryer, ua kanë thënë investitorëve Vendimin për largim, i paraprirë nga një afat i caktuar ligjor dhe mundësi që investitori vetë të veprojë në bazë të vendimit. Përderisa Investitori nuk e bën këtë gjë, komuna me asistencë të policisë do ta mënjanojë ndërtimet e tyre”.

Ndërkaq për Isak Kamberin, pronar i një restoranti i cili sapo e kishte larguar platformën ndryshimi i tillë edhe pse i dëmshëm për bizneset e tyre, është i pranueshëm, por me kusht që ky vendim të vlejë për të gjithë.

“Kjo iniciativë është e mirë sidomos për Çarshinë e Vjetër sepse kjo njihet për këto sene. Sidoqoftë, shpresoj që do të jetë për të gjithë njësoj, sepse është e padrejtë që dikush ta zbaton ligjin e dikush jo. Shpresoj që ndash Komuna e Çairit ndash Qyteti i Shkupit të marrin iniciativë edhe të bëhet për të gjithë njësoj “- tha Isak Kamberi – Pronar i një restoranti në Çarshi.

Uzurpimi i hapësirave publike është vepër e ndaluar me ligj e cila sanksionohet. Edhe pse disa herë më parë me vendime të tilla janë larguar nga rruga platformat apo tezgat, pas disa kohësh të njëjtat janë kthyer në vendin ku kanë qëndruar më herët.

Besian Leka

Continue Reading

Lajme

Lëkundje të lehta tërmeti në Korçë, ndjehen deri në Tiranë

Published

on

Lëkundje tërmeti është regjistruar pak më parë ne vendin tonë.

Sipas EMSC, lëkundja me magnitudë 2. 9 ballë u regjistrua 10 km nga Korca dhe thellesi 2 km, por eshte ndjere deri ne Tirane.

Kujtojmë që javët e fundit në vendin, tonë, në qytetë të ndryshme të vendit janë shënuar lëkundje tërmeti, duke rikthyer frikën tek qytetarët.

Continue Reading

Lajme

Rinis furnizimi me ujë për banorët e Krujës/ ISHP: Ka prani të bakterit Enterokokus

Published

on

Furnizimi me ujë për banorët e qytetit të Krujës do të rinisë sot në orën 20:00 me kapacitet të reduktuar në mënyrë që të kryhen analiza të tjera në vijim për furnizimin e radhës.

Sipas Ujësjellës Kanalizime Krujë, deri në një njoftim të dytë, uji do të përdoret vetëm për arsye sanitare dhe jo për t’u pirë.

“Lutemi për mirëkuptimin Tuaj në zbatim të protokolleve të Higjienës dhe Sigurisë së Shëndetit Publik, që uji i rrjedhshëm nga rrjeti si dhe uji në depozitat familjare të përdoret vetëm për nevoja sanitare shtëpiake dhe jo për konsum për pirje dhe gatim, deri në një njoftim të dytë nga ana e Ujësjellës Kanalizime Krujë”, sipas njoftimit të UKK.

ISHP ka dalë në përfundime se helmimi i mbi 600 qytetarëve në Krujë ka ardhur si pasojë e ujit duke e cilësuar si epidemi hidrike nga ndotja sipërfaqësore e ujërave nga shiu.

Për këtë ISHP bëri përgjegjës ujësjellësin se ka vepruar me vonesë për rastin dhe se ka kapur çrregullimet që i kanë ndodhur në depon kryesore.

“Nga analizat e marra nga ISHP ka rezultuar që në një pikë të vetme të ujësjellësit ka rezultuar bakteri Enterokokus, shkak i këtyre shqetësimeve, situata që sot flasim është shumë e qetë, ka mbaruar pothuajse shqetësim, do e ndjekim me rigorozitet, epidemi e shkaktuar nga uji. Kemi konstatuar në një pikë, por rezultate kanë ardhur pa ndërhyrjes që ka bërë vetë ujësjellësi i Krujës pas pastrimit dhe klorinimit. Kam bindjen se në ditët në vijim nuk do këtë probleme. Për aq kohë epidemi hidrike, përgjegjësia i bie ujësjellësit të Krujës, duhet të kishin qenë më të kujdesshëm që me turbullirën e parë të këtij shqetësimi. Autoritetet duhet të kishin vepruar më shpejtë. Ndotja ka qenë sipërfaqësore si rezultat i shirave, ka pasur çrregullime nga ujësjellësi”, tha mjeku Ulqinaku.

Mësohet se autoritetet lokale kanë dezinfektuar depozitën kryesore që përdoret për ujin e pijshëm.

Një pjesë e banorëve e kanë marrë ujin nga autobotët që qarkullojnë nëpër qytet, kurse një pjesë tjetër e kanë blerë atë.

Një ditë më parë, Prokuroria e Krujës njoftoi nisjen e hetimeve, ku theksohet se është në pritje të analizave përfundimtare, edhe pse dyshimet e para janë që uji i pijshëm të ketë pasur ngarkesë bakteriale esheria koli dhe streptokoku fekale.

Prokuroria ka zbarkuar tek ndërmarrja ujësjellës-kanalizime Krujë, ku janë marrë disa dokumente si dhe janë marrë në pyetje drejtuesit e këtij institucioni.

Continue Reading

Lajme

LSDM: Nuk ka përfunduar asgjë për shumicën e Këshillit të Bashkisë së Shkupit

Published

on

Për shumicën në Këshillin e Qytetit të Shkupit asgjë nuk ka përfunduar. Beteja në Shkup është të dielën, pas së cilës do të shohim se kush e ka shumicën reale, tha Ljubica Janceva nga LSDM në përgjigje të deklaratave të sotme të VMRO-DPMNE-së se opozita parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë, sipas numrit të votave të fituara, ka një këshill bashkiak me shumicë absolute.

Por, sipas Jançevës, deklaratat e sotme vetëm sa konfirmuan se VMRO-DPMNE dhe e majta janë një dhe e njëjta gjë.

“Siç e dini, do të ketë një rivotim në një vend në Shuto Orizarë dhe në varësi të rezultatit mund të ketë një orar të ri të vendeve të këshillit.

Po ashtu, të gjitha listat e pavarura, votat reale të qytetarëve nuk mund të jenë jashtë Këshillit të Qytetit të Shkupit, do t’i përfshijë LSDM-ja”, tha Jançeva./Telegrafi/

Continue Reading

Aktuale