Connect with us

Lajme

Komisioneri Hahn thotë se Maqedonia e Veriut e meriton dritën jeshile, ndërsa e harron Shqipërinë

Published

on

Komisioneri i BE për Zgjerimin Johanes Hahn ka deklaruar se aktualisht është Maqedonia e Veriut ajo që meriton dritën jeshile për hapjen e negociatave të anëtarësimit. I ndodhur në Luksemburg për takimin e ministrave të Jashtëm të BE, Hahn nuk e ka përmendur fare Shqipërinë.

Sapo arriti në Luksemburg për mbledhjen e ministrave të punëve të jashtme të Bashkimit Europian, komisioneri për politikën e fqinjësisë dhe negociatave të zgjerimit të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn ka insistuar mbi pasojat për mosdhënien e dritës jeshile lidhur me hapjen e negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, pa përmendur Shqipërinë:

Johannes Hahn, komisioneri për Zgjerimin“Ne po negociojmë sërish. Nuk bëhet fjalë vetëm për Maqedoninë e Veriut që e meriton dritën jeshile, por është një sinjal për të gjithë rajonin. Nëse do të rifillojnë bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit, të dyja palët do tê kenë nevojë të shohin që investimi për gjetjen e një kompromisi politik midis dy vendeve shpërblehet. Përndryshe, ata nuk do kenë asnjë motivim për t’u angazhuar në bisedime. Ndaj të gjithë duhet të kuptojnë qartë rëndësinë e dhënies së një sinjali për një vend në interesin e të gjithë rajonit të Ballkanit”.

Ajo që u duk si një harresë e komisionerit Hahn lidhur me përmendjen e Shqipërisë, u përjashtua në përgjigjjet në vijim. Komisioneri Hahn ka treguar qartë se ai synon dritën jeshile për Maqedoninë e Veriut, pa folur aspak për Shqipërinë.

Johannes Hahn, komisioneri për Zgjerimin“Nuk më pëlqen termi kompromis lidhur me vendimin në shtator. Ndoshta do më duhet t’a pranoj se nuk do të jetë vendimi im. Qëndrimi im është që sa herë një vend përmbush kushtet, edhe ne duhet t’i përgjigjemi pozitivisht. Cdo shtyrje e vendimit krijon rrezik dhe nuk dua të krijoj rrezik kur nuk është e nevojshme”.

Gazetari: Cili është mesazhi juaj për Parisin dhe Hagën ?

Johannes Hahn, komisioneri për Zgjerimin“Mesazhi im për këdo është që të kuptojnë se situata rajonale ka nevojë për perspektivë tërësore. Një vend ka investuar në mënyrë të jashtëzakonshme për perspektivën evropiane dhe lidershipi i tyre ka treguar kurajo. Nëse kjo gjë nuk do të shpërblehet, ne nuk do të humbasim vetëm përgjegjshmërinë tonë, por edhe besueshmërinë, si edhe fuqinë tonë. Çdo gjë që kemi investuar me sukses në vitet e  fundit do të rrezikohej nëse ne nuk i qëndrojmë besnik premtimeve tona”.

Komisioneri për Hahn do të jetë prezent nesër në 18 qershor gjatë diskutimit të ministrave të jashtëm mbi çeljen e negociatave të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE dhe aprovimit të konkluzioneve për paketën e zgjerimit.

/ABC News Albania 24/7

Continue Reading

Lajme

Dauti: Për shtetësinë e vëllezërve Azizi, nuk duhet mendim nga ASK-ja

Published

on

By

Dauti: Për shtetësinë e vëllezërve Azizi, nuk duhet mendim nga ASK-ja

Për dy vëllezërit pa shtetësi të lindur, rritur e shkolluar në vendëlindjen e tyre në Kumanovë (rasti i paraqitur mbrëmë në Alsat M) të cilët nga muaj gusht i vitit të kaluar kanë aplikuar përsëri për marrjen e shtetësisë, kushdo që nuk zbaton ligjin do duhet të pergjigjet penalisht.

Dy janë momentet që duhet potencuar për byrokratët që guxojnë të jenë mbi ligjin:

1. Personat që kanë jetuar deri më 8 shtator 1991 në territorin e Republikës së Maqedonisë, marrin shtetësi vetëm me njërin nga dokumentet e përcaktuara. Pra, Agjencionit për Siguri Kombëtare-ANB, nuk i kërkohet mendim.

2. Edhe po të jetë parashtruar kërkesa nga “i huaj” për të cilët duhet të jep mendim ANB-ja, ai mendim nuk duhet të jepet më vonë së gjashtë muaj sepse me ndryshimet e fundit të ligjit thuhet: “Organi i cili vendos për paragrafin 1 pika 8 të ketij neni (fjala është për ANB- në) miraton vendim në afat prej gjashtë muajve pas parashtrimit të kërkesës së të huajit” .

Continue Reading

Bota

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë

Published

on

By

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë nga një grua gjatë një bisede që ai kishte me qytetarët në rrugët e Parisit.

Në videon që është bërë virale në rrjetet sociale, shihet presidenti francez Macron teksa i afrohet një grupi personash për t’i përshëndetur, por një grua nis ta qortojë dhe menjëherë i afrohet dhe e godet me shuplakë. Pas këtij veprimi, shihet se gruaja është neutralizuar nga persona të tjerë si dhe punonjës të sigurisë.

Kjo nuk do të ishte hera e parë që Macron merr një sulm të këtij lloji, ai i mëparshmi ishte në vitin 2021. Në rastin e vitit të shkuar, Macron iu afrua një grupi për t’i përshëndetur kur një person i veshur me një bluzë të gjelbër e tërhoqi me një dorë, ndërsa me tjetrën e goditi në fytyrë. Qytetari që qëlloi presidentin u neutralizua, ndërsa mediat franceze raportuan se ai thirri “Poshtë Makronizmi”. Ende janë të paqarta, shkaqet që provokuan incidentin. Pas goditjes së kreut të shtetit francez, dy persona u arrestuan nga policia lokale.

Continue Reading

Lajme

Kriza energjetike problem për kompanitë!

Published

on

By

Kriza energjetike problem për kompanitë!

Kyetari i Odës Ekonomike Branko Azeski dhe Kryetari i OEMVP-së Mendi Qyra do të kërkojnë nga Qeveria që të zgjidhet problemi me krizën energjetike të bizneseve dhe kompanive. Mendi Qyra tha se do të mundohen të gjejmë zgjidhje edhe për të rinjtë që të mos ikin nga vendi.

“Një ndër problemet më të rëndësishme që ka biznesi sidomos mikro dhe biznesi i vogël është energjetika që ne sigurisht të kërkojmë nga Qeveria të gjejmë forma më të përshtatshme që të zgjidhet ky problem. Përveç problemin e energjetikës ne kemi problemin e resurseve njerëzore e cila për fat të keq të rinjtë edhe pjesa tjetër e popullatës po largohet nga Maqedonia dhe ne bëjmë ç’mos që të gjejmë forma të përshtatshme që ky problem të zbutet”, tha Mendi Qyra, kryetar i OEMVP.

“Ne do t’i përfaqësojmë interesat e bizneseve, kompanive, edhe në kushte kaq të vështira. Unë e di bagazhin e kolegut tim, dhe besoj që do t’i ndjek sukseset e tij të veprimtarisë”, theksoi Branko Azeski, kryetar i Odës Ekonomike.

Continue Reading

Aktuale