Connect with us

Më të reja

Vajza nga Shkupi në lidhje me Ronaldinjon: Me para blihet edhe shëndeti edhe fati?!

Published

on

Për më shumë se pesë vite jeton dhe punon në Dubai. Bëhet fjalë për vajzën që është e përzier për nga kombësia, gjysmë maqedonase, gjysmë bullgare. Pra është Dragana Spasovska. Ajo ditëve të fundit ka qëndruar në Shkup ku për emisionin Backstage ka folur për jetën e saj. Ajo është në lidhje të afërt me futbollistin e njohur brazilian Ronaldinjo dhe se bën një jetë luksoze. Ndiqni rrëfimin e saj:

Continue Reading

Më të reja

Blinken vlerëson perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor

Published

on

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, vlerësoi “mbështetjen e vazhdueshme” të Bashkimit Evropian për, siç tha, perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Blinken po ashtu theksoi nevojën për të çuar përpara bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ai i bëri këto komente në një takim me shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, të enjten në Uashington.

Në një komunikatë të Departamentit amerikan të Shtetit thuhet se dy zyrtarët biseduan edhe për një varg çështjesh të tjera, përfshirë partneritetin SHBA-BE, situatën në Afganistan, Rusinë dhe Kinën.

Javën e kaluar, Bashkimi Evropian mbajti një samit me përfaqësues të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor që synojnë anëtarësimin në BE.

BE-ja miratoi një deklaratë, në të cilën u tha se ajo mbështet perspektivën evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe “riafirmon përkushtimin e saj për procesin e zgjerimit” të bllokut evropian.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi dhe Serbia kanë përparuar më së shumti në rrugën e integrimit evropian.

Këto dy vende kanë hapur disa kapituj të negociatave të anëtarësimit.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mbeten në pritje të nisjes së këtyre negociatave, ndërsa Kosova dhe Bosnje e Hercegovina kanë vetëm marrëveshje stabilizim asociimi me BE-në – që është hapi i parë drejt anëtarësimit në bllok.

Continue Reading

Lajmet kryesore

Sela: T’i japim fund robërisë 20 vjeçare të shqiptarëve, të votojmë pastër më 17 tetor

Published

on

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela tha se teksa po afrohet dita e zgjedhjeve, ka mbetur vetëm një punë, të sillet fitorja për koalicionin ASH-AAA në zgjedhjet e 17 tetorit edhe atë prej raundit të parë.

“Ne do të duhet të angazhohemi edhe në këto pak ditë, në mënyrë që fitoren ta mbajmë të sigurt dhe të pastër. Dhe sa më tepër angazhoheni ju më tepër ua ndalin hapat atyre të cilët nuk dinë asgjë tjetër përpos kërcënimit, shantazhit, hajdutërisë që e kanë dëshmuar, edhe në zgjedhjet e kaluara këtu në Çair”, tha Sela, duke shtuar se tani ndryshon puna, ngase do të mbrohet vullneti i shqiptarëve i shprehur me votë.

Sela tha se duhet të flitet me të gjithë pa dallim për të dalur nga “monozmi 20 vjeçar që e kanë shqiptarët”

“T’i japim fund robërisë 20 vjeçare. Ata vijnë në emër të pushtetit, ndërsa pushteti jeni ju të dashur votues, qytetarët dhe popull, që ditën e zgjedhjeve jepni dhe merrni pushtet”, tha Sela.

Sela tha se kundërshtarët po mundohen të thonë të pavërteta.

“Ne e kemi me vete vetëm të vërtetën. Po, Aleanca dhe Alternativa, Ziadini dhe Afrimi dhe gjithë këto që i shihni këtu, çdoherë do shkelin mbi veten e tyre për të mirën e popullit, ndërsa ju keni shkel mbi popullit për rehati personale”, tha Sela.

Continue Reading

Lajmet kryesore

Sela: Kësaj radhe nuk do të mund t’i manipulojnë zgjedhjet, kemi djemtë dhe vajzat që do ta mbrojnë vullnetin e popullit

Published

on

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, nga Struga tha se në Strugë fitorja do të arrihet që në raundin e parë dhe se vetëm këtë ata e quajnë “fitore të pastër”, përcjell in7

Sela tha se me të vërtet janë zgjedhje lokale, megjithatë mund të shihet si oponentët kanë dalë jashtë çdo kontrolli.
“Ata e dinë që një shkëndijë që lindi këtu në Strugë shumë shpejtë dhe më 17 tetor do t’i japë sinjalet e ndryshimit, të demokracisë, të rikthimit të shpresës dhe gjithçkaje. Liri më tepër për ju të nderuar qytetarët. Ne vijmë përballë jush çdoherë me premtime të realizuara, ne edhe nga opozita vijmë me kënaqësinë që Strugës dhe gjithë shqiptarëve ju kemi dhuruar të drejtën e nënshtetësisë. Nuk do të ketë tani e tutje shqiptarë që jetojnë këtu dhe nuk do të kenë nënshtetësi”, deklaroi Sela nga Struga.
Sela tha se kundërshtarët nga ana tjetër vijën me premtim para një viti të cilin nuk e mbajtën.

“Ata përveç fjalë nuk kanë ditur të sjellin asgjë tjetër, qoftë për struganët, qoftë për qytetarët në përgjithësi. Ato kanë fjalë, të cilët s’kam si t’ju them ndryshe, gënjeshtra. Me gënjeshtra erdhën radhën tjetra, vazhdojnë gënjeshtra thonë ditë e natë. Njerëz, të cilët 4 vite me radhë ja kanë vënë zjarrin Strugës, qytetarët duhet të përgjigjen me po të njëjtën monedhë, t’ua vënë zjarrin më 17 tetor, duke i quar në opozitë”, deklaroi Sela.

Sela tha se duhet parë qasjen se sa të turpshme e kanë ndaj qytetarëve.

“Vijnë dhe kanë harruar çdo traditë dhe edukatë që na ka lezet si popull. Nuk trokasin si njerëz dhe të njerëzishëm për të kërkuar votë, por se bëjnë këtë se s’kanë lënë fytyrë. Por vijnë me shantazh, e po të vijnë kështu, tregojuani vendin, vijnë me kërcënim, e kërcënim nuk pranojmë ne, vijnë dhe duhet t’ju frikësojnë, e strugani frikë nuk ka dhe më 17 tetor do t’jua tregojë vendin”, tha Sela.
Sela tha se ata munde të vijnë me para me parat e taksave të qytetarëve, por sipas tij, strugani nuk blihet.
“E nëse vijën me këta të fundit merrjani dhe mos ja jepni votën se s’janë të tyret. Njerëz të cilët vjedhin edhe nga ngrohja e fëmijëve, nuk kanë vend mes nesh dhe ne duhet t’ua tregojmë vendin”, u shpreh Sela.

Ai tha se nuk do të munden t’i manipulojnë zgjedhjet, ngase përballë në komisione në vendvotime do të kenë djem dhe vajzat të cilët do ta mbrojnë votën e popullit./in7.tv/

Continue Reading

Aktuale