Connect with us

Sport

UEFA bën ndryshimin drastik, këto janë 9 rregullat e reja të Champions League

Published

on

Duke nisur nga sezoni i ardhshëm, UEFA do bëjë disa ndryshime drastike në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube, Champions League.

Ndryshimet kanë të bëjnë kryesisht me lojtarët zëvendësues në stol, më topin e diskutueshëm në fushë, sulmuesit që nuk lejohen në murrin mbrojtës si dhe interpretimi të prekjeve të topit me dorë.

Këto janë 9 janë rregullat e reja që janë rishikuar nga UEFA:

1. Lojtarët sulmues nuk mund të futen më mes murit mbrojtës të kundërshtarit të përbërë nga tre apo më shumë futbollistë gjatë ekzekutimit të goditjeve të dënimit. Lojtari kundërshtar duhet të qëndrojë të paktën një metër larg barrikadës ose do të shkaktojë indirekt një goditje të lirë për kundërshtarin.

2. Goditjet e lira brenda zonës tënde mund të rinisin pa qenë nevoja që të largohen lojtarët e skuadrës nga zona, ndërkohë që futbollistë e ekipit kundërshtar nuk lejohen të jenë brenda zonës derisa topi të jetë rivënë në lojë.

3. Topat e diskutueshëm tani mund t’i jepen direkt portierit nëse loja është ndalur brenda zone. Jashtë zone, topi do të hidhet për skuadrën që e ka prekur për herë të fundit dhe të gjithë lojtarët kundërshtarë duhet të jenë 4 metra larg.

4. Nëse një lojtar sulmues përdor dorën apo krahun për të shënuar apo krijuar një rast shënimi goli, qoftë edhe aksidentalisht, ajo do të konsiderohet shkelje dhe goli do të anulohet. Çdo incident me topin që prek krahun mbi lartësinë e shpatullës do të konsiderohet faull, me përjashtim të rasteve kur lojtari e shkelmon ose godet me kokë kundër njëri-tjetrit. Prekje e topit me dorë do të konsiderohet kur çdo lojtar e shton rrezen e trupit të tij në mënyrë jonatyrale, duke ngritur krahët. Ky quhet interpretim “siluetë natyrale”.

5. Gjatë ekzekutimit të një penalltie, portieri duhet të ketë vetëm një këmbë në vijë fatale gjatë ekzekutimit. Portierët nuk do të lejohen të prekin shtyllën, traversën apo rrjetën përpara se të goditet topi.

6. Një lojtar i zëvendësuar DUHET të largohet nga fusha në pikën më të afërt dhe jo vetëm në mesfushë si më parë. Kjo bëhet për të kursyer kohë.

7. Trajnerëve dhe stafit mund t’u jepet karton i kuq dhe i verdhë në të gjitha nivelet për sjellje të pahijshme. Në Angli është aplikuar këtë sezon në EFL, por jo në Premier Ligë.

8. Skuadra që do të fitojë monedhën do të ketë mundësi të zgjedhë shkelmimin e topit ose portë e preferuar.

9. Tani do të lejohen 12 lojtarë në stol dhe një rregull i tillë do të hyjë në fuqi që këtë sezon, në finalen e Liverpulit me Totenhemin.

Continue Reading

Sport

Barcelona pëson humbjen e radhës ndaj Rayo Vallecanos

Published

on

‘Blaugranët’ janë duke kaluar krizë rezultatesh.

Skuadra e Barcelonës është mposhtur nga Rayo Vallecano me rezultat 1-0, shkruan lajmi.net.

Ekipi i drejtuar nga Ronald Koeman ishte më këmbëngulës në fillim dhe kishte më shumë mundësi shënimi.

Megjithatë, përkundër rasteve dhe posedimit të topit Barça nuk arriti të gjente golin e epërsisë.

Vendasit arritën të kalojnë në epërsi me golin e Radamel Falcaos në min e 29′.

Me rezultat 1-0 u mbyllën 45 minutat e para të ndeshjes.

Në pjesën e dytë Barcelona ishte akoma më sulmuese në tentim të gjejë golin e barazimit.

Rastin më të mirë në këtë pjesë e pati Memphis Depay që dështoi të shënonte nga penalltia në min e 72′,

Edhe në vazhdim Blaugranët mundoheshin të realizonin, por pa sukses dhe kështu pësojnë humbjen e radhës me rezultat 1-0.

Pas kësaj disfate Barcelona mbetet në koutën e 15 pikë në vendin e nëntë, ndërsa Rayo Vallecano ka 19 pikë në vendin e pestë.

Continue Reading

Sport

Modric largohet nga skuadra në minutën e fundit, nuk luan kundër Osasunës

Published

on

Luka Modric do të mungojë në sfidën e sotme në “Santiago Bernabeu” në kuadër të xhiros së 11 në La Liga.

Luka ishte i ftuar për këtë takim, por Reali sapo ka njoftuar se ai është larguar nga skuadra, duke mos treguar diçka më shumë.

Nga mediat në Itali ka zëra se Luka ka ndjerë disa shqetësime dhe Carlo Ancelotti nuk e sheh të nevojshme të rrezikojë pasi mund të startojë me Asension, Camavingan apo edhe Blanco.

Kujtojmë se Realit i mungon Fede Valverde, pasi u dëmtua ditë më parë në El Clasico.

Mesfushori ka probleme me ligamente, por nuk dihet ende shkalla e dëmtimit të tyre, nëse do të mungojë gjatë, por i ka shpëtuar lëndimit më të tmerrshëm dhe më të rëndë për një futbollistë, këputjes së ligamenteve të gjurit.

Ndeshja me Osasunën zhvillohet nga ora 21:30.

Continue Reading

Sport

Koeman flet rreth sulmit që ia bën fansat

Published

on

Humbja në El Clasico ndaj Realit të Madridit nuk është pritur aspak mirë nga tifozët e Barcelonës, që në përfundim të ndeshjes kanë sulmuar trajnerin Ronald Koeman, i cili ishte në makinën e tij, duke u larguar nga “Camp Nou”.

Megjithatë duket se ky moment nuk e ka shqetësuar Koeman, që në një konferencë për shtyp e quajti sulmin më shumë “një problem social” dhe zbuloi edhe bisedën me Ancelottin në përfundim të ndeshjes.

“Nuk më shqetëson aspak ai sulm, pasi është më shumë një problem social. Unë vijoj të bëj punën time me korrektesë dhe të jap maksimumin për të përmirësuar skuadrën. Takova Ancelottin pas ndeshjes dhe më inkurajoi, pasi ai ka drejtuar shumë klube dhe ka eksperienca të tilla. Për një trajner kanë shumë rëndësi rezultatet, pasi vetëm puna në stërvitje nuk mjafton”, u shpreh Koeman.

Continue Reading

Aktuale