Connect with us

Kosovë

Rrëfimi i gruas së rrëmbyer në luftë: Ushtarët serbë më dhunuan në sy të babës derisa u alivanosa

Published

on

Në javën e fundit, njëra nga temat më të përfolura në Kosovë, ishte dhunimi i grave gjatë luftës së fundit në Kosovë. Kjo temë, u kthye edhe njëherë pas publikimit të një fotografie nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina, përmes së cilës pretendohej të dëshmohen krimet seksuale të serbëve.

Për këtë, të enjten në Frontal, ishte e ftuar njëra nga gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë.

Ajo tha se ishte duke qëndruar me familjen e saj në shtëpi, kur serbët hyn më forcë dhe e dhunuan para syve të gjithë familjes.

“Neve kanë hy serbët edhe na kanë dhunuar në shtëpi, nersy familjarëve, nërsy fëmijëve, nersy nenës e babës e burrit. Edhe na kanë marrë me vete peng, tri ditë e tri net, na kanë dhunuar pa ndal. Jemi kanë si grup, neve çka jemi kanë ma të bukura na kanë marrë, e dy tjera i kanë lanë në shtëpi.

Ndërsa më pas, ishte kidnapuar dhe dhunuar për disa ditë me radhë.

“Në kanë marrë e na kanë dergu me një fshat, na kanë dhunuar kah 12-13 herë, derisa jemi alivanosur. E alivanosjen na i kanë hjek me raki e me sh*rrë. Kemi qenë 17 gra, na kanë dërguar në një fshat të Studimes.”

Continue Reading

Kosovë

16 raste të reja COVID-19 sot në Kosovë

Published

on

By

Në 24 orët e fundit në Kosovë fatmirësisht nuk është shënuar asnjë rasti me fatalitet si pasojë e koronavirusit.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 16 raste të reja nga 1.557 testime, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, duke iu referuar të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.597 doza të vaksinës kundërCOVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.553.816 doza të vaksinës. Deri më sot 716.855 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i tyre është 157.292. Në total numri i rasteve aktive është 428.

Continue Reading

Kosovë

Kurti për kërcënimin: Nuk ndjehem i rrezikuar, s’e kam ndryshuar agjendën

Published

on

By

Kurti për kërcënimin: Nuk ndjehem i rrezikuar, s’e kam ndryshuar agjendën

Kryeministri i Kosovës Albini Kurti, ka folur në konferencë për media për kërcënimet që ka marrë nëpërmjet rrjeteve sociale.

Në një postim në Facebook, një person me llogari false kishte thënë se do të paguante para për vrasjen e Kurtit.

Kurti ka thënë se nuk ndihet i kërcënuar dhe se nuk e ka ndryshuar agjendën që e kishte të planifikuar. Ai nuk ka dhënë detaje se për çka është kërcënuar dhe nga kush.

“Unë nuk ndjehem i rrezikuar, por janë organet e sigurisë që i vlerësojnë rrethanat e caktuara, përndryshe unë as dje e as sot nuk e kam ndryshuar agjendën time”, tha Kurti.

Kurti u përgjigj edhe sa i përket pyetjes për braktisjen e institucioneve nga përfaqësuesit serb.

“Mund të ketë pretekste të imagjinuara, por nuk ka arsye që përfaqësuesit serb t’i braktisin institucionet”, tha Kurti.

Burimi

Continue Reading

Kosovë

U kërcënua me jetë, zbulohet mesazhi në “Facebook”: 50 mijë euro për atë që vret Kurtin

Published

on

By

U kërcënua me jetë, zbulohet mesazhi në “Facebook”: 50 mijë euro për atë që vret Kurtin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë mbrëmjen e djeshme kërcënime për jetën.
Edhe pse zëdhënësi i kryeministrit të Kosovës, Përparim Kryeziu, nuk dha detaje se nga kush është kërcënuar apo në çfarë rrethanash, mediat kosovare kanë zbuluar një postim publikuar në rrjetin social Facebook, përmes së cilës ofrohen 50 mijë euro për këdo që e vret Kurtin.

Kështu një person ka shkruar në faqen “Shes Blej Gjithçka” se do të jepte 50 milionë euro atij që vret Albin Kurtin, ndërkohë që ka listuar edhe listën e çmimeve që janë rritur në Kosovë.

Po ashtu, në po të njëjtin grup, një tjetër person ka shkruar se do t’i jepte 35 mijë euro shpërblim atij që e vret Kurtin.

Continue Reading

Aktuale