Connect with us

Më të reja

Rënia dhe ngritja e “kryengritësit” politik

Published

on

(Risjellim një shkrim të publikuar në janar të 2004 në revistën Lobi)

“Ali Ahmetit i kam thënë qysh në Shipkovicë se raportet me mua në partinë e re duhet të jenë të sinqerta dhe pa interesa të ndryshme…”, thotë Hysni Shaqiri, deputeti më me stazh në Parlamentin e Maqedonisë, i njohur edhe si “kryengritësi i palëkundur” politik në skenën e partive politike shqiptare, duke rrëfyer për veprimin e tij politik në radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim.
Ai thotë se qysh të enjten e kaluar i ka thënë sy me sy Ahmetit se nuk e ka ndërmend të jetë pjesë e një subjekti politik që dita ditës po dështon në planin e jetësimit të obligimeve të “shenjta”, të konflikit të vitit 2001, sidomos në planin e jetësimit të Marrëveshjes së Ohrit, përkujdesjen për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës dhe zhvillimin e zonave të krizës. Një pjesë e opinionit dhe politikanëve maqedonas pak a shumë nuk e preferonte këtë figurë politike shqiptare që doli në shesh sidomos gjatë krizës së luftës së vitit 2001, me apelin e tij për rreshtim në radhët e UÇK-së.
“Nëse dëshironi ta gjeni Hysni Shaqirin këtë mund ta bëni vetëm se një vijën e parë të frontit përkrahë forcave të UÇK-së”, me këto fjalë të shkruara në letrën e tij drejtuar mediave, deputeti i radhëve të Partisë Demokratike Shqiptare tronditi opinionin në vend.
Fjalët e këtij politikani që tanimë fotografohej me uniformën ushtarake dhe kallashnikovin në dorë, gjatë kësaj periudhe ishin thekset kryesore të edicioneve informative dhe të shtypit të vendit.
Një analist politik shkruante se pikërisht rreshtimi i Shaqirit në radhët e UÇK-së është një betejë e humbur dhe një grusht i rëndë për Qeverinë dhe për Maqedoninë si shtet i brishtë në 2001-shin.
Hysni Shaqiri, historiani i diplomuar nga fshati Hotël i komunës së Likovës në radhët e UÇK-së nuk kishte ndonjë pozicion të lartë ushtarak, por ai vazhdimisht ishte shoqëruar me Xhemal Jasharin alias komandant Xhemën, vëllaun e ish-komandantit Ismet Jashari-Kumanova të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Në vitin 2001 tankset kishin rrethuar tërë rajonin tim të Likovës dhe atëherë braktisa kolltukun e parlamentarit, për të qenë përkrahë njerëzve të mij, dhe jo për të pretenduar diçka më shumë që ka të bëjë me karrierën time politike. Sot të jeni të bindur se nuk më vjen aspak keq që po e lë kolltukun e nënkryetarit”, thotë Shaqiri, duke shtuar se i vjen keq që ka humbur kohë me BDI-në sa i përket përpjekjeve për zhvillimin e zonave të krizës dhe zgjidhjen e kushteve për ish-pjestarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në konfliktin e vitit 2001.
Ky ish-profesor i njohur në rrethin e Kumanovës thotë se pjesën më të mirë dhe më të lirë të jetës së tij e ka kaluar gjatë punës së tij në gjimnazin e Gjilanit. Ardhja e tij në Maqedoni e nxit ate që të kyçet në radhët e Partisë së Prosperitetit Demokratik, e cila në atë kohë ishte një lëvizje politike e shqiptarëve në Maqedoni. Në vitin 1991 ai zgjedhjet deputet i Parlamentit të Maqedonisë, duke përfaqësuar interesat e elektoratit të zonës së Likovës. Njohësit e zhvillimeve politike të asaj periudhe kur vendi ishte në fazën e parë të tranzicionit theksojnë se Hysni Shaqiri ishte i revoltuar nga disa udhëheqës të PPD-së, të cilët kishin filluar të gëzonin benificionet e pushtetit me socialdemokratët e Cërvenkovskit dhe të harronin çështjen e ndjeshme për avancimin e të drejtave të shqiptarëve. “Qysh në fillim kam parë se nuk ecin punët mirë dhe më në fund shpërtheu gjithçka, duke nxjerrur në pah edhe mospajtimet me udhëheqësinë e PPD-së, sidomos në planin e nxitjes së çështjeve që kanë të bëjnë me zgjidhjen e të drejtave të shqiptarëve”, thekson Shaqiri, duke mos potencuar imtësira sa i përket se kush tradhtoi dhe zhvilloi pazarllëqet politike nga ana e PPD-së gjatë asaj periudhe në Maqedoni. Shaqiri në vitin1993 braktis PPD dhe fillon të veproj si deputet i pavarur, duke u rreshtuar pranë fraksionit të PPDSH-së të Arbër Xhaferit.

Një ish-zyrtar lokal i PPD-së thotë se kur Hysni Shaqiri bëri të ditur se braktis PPD-në, Abudrrahman Haliti dhe disa ish-zyrtarë të tjerë të PPD-së e kishin lutur ate disa ditë që të rikthehej dhe të shpërblehej me disa punësime dhe ndërtime infrastrukturore në rajonin e Kumanovës dhe Likovës. Këto premtime të vazhdueshme Shaqiri i kishte marrë edhe nga ministrat e atëhershëm të PPD-së, që edhe sot janë aktivë në skenën politike shqiptare. Gjatë përçarjes së PPD-së, ai rreshtohet në radhët e PPDSH-së së Arbër Xhaferit. Shaqiri sërish rifiton postin e deputetit në zonën e tij, duke gëzuar mbështetje të plotë në radhët e elektoratit të tij në rajonin e Kumanovës dhe Likovës. Edhe në radhët e fraksionit të Xhaferit dhe më vonë të Partisë Demokratike Shqiptare, Shaqiri filloi të shpreh pakënaqësi për politikën e udhëheqjes së këtij subjekti politik. Ai në fund të vitit 2000 acaron marrëdhëniet me nënkryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi, sidomos në aspektin e realizimit të obligimeve politike për avancimin e të drejtave të shqiptarëve. Kalimi i deputetit të zonës së Karadakut në radhët e UÇK-së më 27 mars 2001 ishte tronditje e re për PDSH-në. Pas kumtimit të lajmit, nënkryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi atëherë vizitoi të nesërmen Likovën, me ç’rast siç bëhet e ditur ai kishte takuar me uniformë Shaqirin në ambientet e komunë së Likovës, për ta bindur ate dhe për ti dhënë garanca që të kthehet në skenën politike dhe të angazhohet që në rrugë politike të zgjidhen problemet e shqiptarëve në Maqedoni.
“Duke marrë parasysh se shumë pak është bërë për zgjidhjen e problemeve në zonat e krizës, me ç’rast gjatë luftës toka e Karadakut të Kumanovës u bë shkrumb, konstatova se duhet të tërhiqem nga BDI-ja, sepse kjo partie e ka patur obligim të përkujdeset për këto rajone”, thotë tani deputeti Shaqiri, duke shtuar se është i gatshëm të ballafaqohet me sfidat e reja politike në Maqedoni.
“Të gjitha problemet i kam parashtruar por nuk arritëm mirëkuptim për forcimin e strukturave të BDI-së , gjë që do të ishte në interes të tërë popullatës. Asesi nuk kam tentuar që të arrij dicka që është në interesim tim personal. Shpresoj që dorëheqja ime të përmisoj gjendjen në strukturat e BDI-së, kurse unë edhe më tutje të jem në fuksion të zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, të reformave dhe procesit integrues të Maqedonisë”, është ky mesazhi i fundit i Hysni Shaqirit drejtuar bashkëveprimtarëve të tij politik.

Autor: Naser Pajaziti, Revista Lobi, janar, 2004

Continue Reading

Më të reja

Epike/88-vjeçari: E kam votu veten edhe dy kandidatë aty që janë kanë

Published

on

Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet lokale që po mbahen sot në vend.

E një i moshuar nga komuna e Prishtinës, ka bërë të ditur për T7 se sot ka votuar dy kandidatë ku përveç dy kandidatëve ka votuar edhe edhe veten.

“Unë i kam votu tre kandidatë, veten edhe dy aty që janë kanë. Pres me u ba mirë”, tha 88-vjeçari.

Ai tha se nuk e di se çfarë i mungon kryeqytetit, por tha se ka dëshirë që kryeqyteti të përparojë.

“Që 73 vjet, kurrë ma i disponum ma i gzum se sot nuk kam qenë. Me u mundu me ec edhe me dalë me votu. Çka i mungon Prishtinës nuk muj me ditë se nuk dalë kurrë. Unë veç kam qef me dëgju edhe me pa mirë edhe cka duhet me rrregullu nuk e di, kam qejf me përparu Prishtina ky popull, me dalë para popujve tjerë me tregu veten si popull i mençëm dhe i kulturuar. Kalofshi mirë pa incidente, se këto votime janë krejt për popullin shqiptar”, ka thënë 88-vjeçari duke iu dridhur zëri.

Continue Reading

Më të reja

Blinken vlerëson perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor

Published

on

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, vlerësoi “mbështetjen e vazhdueshme” të Bashkimit Evropian për, siç tha, perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Blinken po ashtu theksoi nevojën për të çuar përpara bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ai i bëri këto komente në një takim me shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, të enjten në Uashington.

Në një komunikatë të Departamentit amerikan të Shtetit thuhet se dy zyrtarët biseduan edhe për një varg çështjesh të tjera, përfshirë partneritetin SHBA-BE, situatën në Afganistan, Rusinë dhe Kinën.

Javën e kaluar, Bashkimi Evropian mbajti një samit me përfaqësues të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor që synojnë anëtarësimin në BE.

BE-ja miratoi një deklaratë, në të cilën u tha se ajo mbështet perspektivën evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe “riafirmon përkushtimin e saj për procesin e zgjerimit” të bllokut evropian.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi dhe Serbia kanë përparuar më së shumti në rrugën e integrimit evropian.

Këto dy vende kanë hapur disa kapituj të negociatave të anëtarësimit.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mbeten në pritje të nisjes së këtyre negociatave, ndërsa Kosova dhe Bosnje e Hercegovina kanë vetëm marrëveshje stabilizim asociimi me BE-në – që është hapi i parë drejt anëtarësimit në bllok.

Continue Reading

Lajmet kryesore

Sela: T’i japim fund robërisë 20 vjeçare të shqiptarëve, të votojmë pastër më 17 tetor

Published

on

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela tha se teksa po afrohet dita e zgjedhjeve, ka mbetur vetëm një punë, të sillet fitorja për koalicionin ASH-AAA në zgjedhjet e 17 tetorit edhe atë prej raundit të parë.

“Ne do të duhet të angazhohemi edhe në këto pak ditë, në mënyrë që fitoren ta mbajmë të sigurt dhe të pastër. Dhe sa më tepër angazhoheni ju më tepër ua ndalin hapat atyre të cilët nuk dinë asgjë tjetër përpos kërcënimit, shantazhit, hajdutërisë që e kanë dëshmuar, edhe në zgjedhjet e kaluara këtu në Çair”, tha Sela, duke shtuar se tani ndryshon puna, ngase do të mbrohet vullneti i shqiptarëve i shprehur me votë.

Sela tha se duhet të flitet me të gjithë pa dallim për të dalur nga “monozmi 20 vjeçar që e kanë shqiptarët”

“T’i japim fund robërisë 20 vjeçare. Ata vijnë në emër të pushtetit, ndërsa pushteti jeni ju të dashur votues, qytetarët dhe popull, që ditën e zgjedhjeve jepni dhe merrni pushtet”, tha Sela.

Sela tha se kundërshtarët po mundohen të thonë të pavërteta.

“Ne e kemi me vete vetëm të vërtetën. Po, Aleanca dhe Alternativa, Ziadini dhe Afrimi dhe gjithë këto që i shihni këtu, çdoherë do shkelin mbi veten e tyre për të mirën e popullit, ndërsa ju keni shkel mbi popullit për rehati personale”, tha Sela.

Continue Reading

Aktuale