Connect with us

Lajme

Raporti ndërkombëtar: Politika në Maqedoni i mbron grupet kriminele nga Haraçina, Kondova dhe Gërçeci

Published

on

Sipas raportit të Iniciativës globale kundër krimit të organizuar transnacional, “grupet kryesore kriminele në Shkup kontrollohen nga shqiptarët etnikë. Format më të shpeshta të krimit të organizuar janë tregtia me drogë, vjedhja e veturave, kontrabandimi i migrantëve”, shkruan gazeta “Slloboden Peçat”. Poashtu përmenden edhe biznese legale që mundësojnë “transport të kontrabandës” dhe larje parash, transmeton Gazeta Lajm.

“Tre grupet kriminele që operojnë në rajon: nga fshatrat Haraçinë, Kondovë dhe Gërçec, gëzojnë mbrojtje politike”, konstaton organizata në raport.

Continue Reading

Bota

Putin e emëron ministër truprojën e tij, paraardhësi ndërroi jetë në mënyrë misterioze

Published

on

Vladimir Putin ka emëruar ish-truprojën e tij ministër të Emergjencave, vetëm pak muaj pasi paraardhësi i tij u rrëzua në mënyrë misterioze nga një ujëvarë dhe gjeti vdekjen.

Gjeneral-majori Alexander Kurenkov, 49 vjeç, u emërua nga Putin këtë të martë, ndërsa është truproja i gjashtë e presidentit që emërohet në poste të larta të qeverisë.

Yevgeny Zinichev mbante më herët postin e ministrit të energjisë, gjithashtu një ish-truproje e Putin. Ai ndërroi jetë duke rënë nga një ujëvarë mbi 30 metra e lartë mes dyshimeve për vdekjen e tij. /A2CNN

Continue Reading

Lajme

Shoferi humbet kontrollin e furgonit dhe del nga rruga, lëndohen pasagjerët

Published

on

Një furgon është përfshirë në një aksident të ndodhur në Rrugën e Arbrit.

Sipas njoftimit të policisë, drejtuesi i furgonit, 62-vjeçari me iniciale M.D. dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë, janë dëmtuar 4 nga pasagjerët që ndodheshin në furgon, të cilët po marrin mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Continue Reading

Lajme

Ziadin Sela kujton martirët e familjes Zymberi

Published

on

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka kujtuar 10 anëtarë të familjes Zymberi nga fshati Sllupçan i Kumanovës në 21 vjetorin e vdekjes së tyre nga granatimet gjatë konfliktit të armatosur në Maqedoni në vitin 2001, përcjell in7

Sela përmes një postimi në faqen e tij zyrtare shkruan se 21 vite më parë, 10 anëtarë të familjes Zymberi ranë martirë të një krimi të rëndë shtetëror e që kurrë nuk gjeti drejtësi.

Postimi i plotë

“21 vite më parë, 10 anëtarë të familjes Zymberi ranë martirë të një krimi të rëndë shtetëror e që kurrë nuk gjeti drejtësi.
Fëmijë e gra të pafajshëm, me gjakun e tyre shkruan një kapitull të historisë së popullit shqiptar për liri dhe barazi.
Lavdi martirëve dhe dëshmorëve të kombit!”./in7.tv/

Continue Reading

Aktuale