Connect with us

Bota

Qeveria amerikane 16 miliardë dollarë ndihma për fermerët e goditur nga lufta tregtare

Published

on

Qeveria federale amerikane njoftoi sot një pako ndihme prej 16 miliardë dollarësh për fermerët, bizneset e të cilëve janë dëmtuar nga lufta tregtare me Kinën.

SHBA-ja dhe Kina kanë qenë për një vit në një përplasje të ashpër në lidhje me rritjen e tarifave, ku Uashingtoni akuzonte Pekinin për praktika të padrejta, përfshirë barrierat për të tregtuar dhe vjedhjen e pronës intelektuale.

“Shuma e kësaj pakete ndihme është në linjë me impaktin e vlerësuar në lidhje me tarifat hakmarrëse ndaj produkteve bujqësore amerikane dhe ndërprerje të tjera tregtare”, njoftoi Departamenti i Bujqësisë.

Continue Reading

Bota

Kokaina në çantat e fëmijëve, zbulohet operacioni miliona dollarësh i trafikantëve

Published

on

By

Kokaina në çantat e fëmijëve, zbulohet operacioni miliona dollarësh i trafikantëve

Pesë persona në Nju-Jork u akuzuan se kanë organizuar një rrjet të trafikimit të kokainës me vlerë miliona dollarë, duke përdorur çanta me të cilat fëmijët marrin ushqimin në shkollë.

Çantat e përdorura, shumica prej të cilave mbanin fotot e personazheve të dashur për fëmijët, dërgoheshin me postë në Nju-Jork dhe Masaçusets, sipas Prokurorit Special të Antidrogës. “Kjo ishte praktika normale e punës për këtë organizatë”, tha prokurorja speciale Bridget G. Brennan. “Por policisë nuk ia hodhën dot me këtë taktikë”.

Drejtuesit e kësaj bande, Carlos Duarte, 36 vjeç, dhe Alexis Garcia, 41 vjeç, akuzohen se kanë dërguar disa pako me çanta të mbushura me kokainë nga Porto Rico në Nju-Jork në periudhën maj 2020-korrik 2021.

Përveç tyre janë arrestuar edhe 3 persona të tjerë, Bryan Centeno-Rosado, 23 vjeç, Raul Sweeney, 27 vjeç, dhe Wesley Coddington, 43 vjeç. Hetuesit thanë se gjatë operacionit kanë sekuestruar 30 kilogramë kokainë.

Continue Reading

Bota

Miliarderi gjendet i vdekur dy muaj pas martese

Published

on

Një 33-vjeçar, biznesmen dhe pronar i disa hoteleve ka ndërruar jetë në rrethana misterioze në Londër. Sipas mediave britanike mësohet se Vivek Chadha, i cili ishte i afërt me Partinë Konservatore, u rrëzua dhe ndërroi jetë pas një feste në klubin e natës Myfair të Londrës. Ai ishte donator i Partisë Konservatore dhe shfaqej rregullisht në evente të rëndësishme së bashku me ish-kryeministra si David Cameron dhe Theresa May.

Vdekja vjen vetëm tetë javë pasi ai u martua me modelen 29-vjeçare Stuttee Chadha, në një dasmë luksoze në hotelin JW Marriott Grosvenor House. Miqtë besojnë se ai mund të ketë pësuar një atak të papritur në zemër, por nuk dihej nëse vuante nga ndonjë sëmundje. “Jam e shokuar dhe ende përpiqem të kuptoj situatën. Ne u martuam vetëm tetë javë më parë dhe ishte diçka e bukur. Tani më duhet të përballem me humbjen e dashurisë së jetës sime. Jam e shtangur dhe zemërthyer”- tha partnerja e tij.

Continue Reading

Bota

Ndodh edhe kjo! Gjermanja lë në rrugë burrin shqiptar që ndaloi të pinte duhan në autostradë!

Published

on

Kush është dalllimi mes një shqiptari dhe një gjermani?

Rasti është mjaft domethënës. Një burrë me origjinë shqiptare në Gjermani nuk mund ta kishte menduar se ndalesa për të pirë një cigare në rrugë do t’i kushtonte shumë.

Ai udhëtonte me bashkëshorten e tij sipas mediave gjermane në autostradën A7 në Fussen, por për arsye ende të paditura ajo që ishte në vendin e shoferit vijoi udhëtimin duke e lënë në rrugë.

Disa minuta më vonë, burri bëri një telefonatë në policinë e Bavarisë duke i shpjeguar ngjarjen. Një patrullë policie e mori atë duke e bashkuar me bashkëshorten, ndërsa kur u pyet ajo tha se e kishte harruar burrin e saj në rrugë dhe vijoi udhëtimin.

Continue Reading

Aktuale