Connect with us

Kosovë

O’Connell do të dëshironte ta shihte, deputeten e VV-së duke qeverisur: Unë nuk kam takuar grua më me dinjitet

Published

on

Ambasadori britanik Ruairi O’Connell në profilin e tij në facebook i është përgjigjur edhe një pyetjeje se kush është politikani apo politikania e tij më e preferuar në Kosovë që do të donte ta shihte në krye të Qeverisë.

Ndonëse, thotë se kurrë më parë nuk është deklaruar për një gjë të tillë, ka pohuar se politikania e tij e preferuar është Saranda Bogujevci, që vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, por ka thënë se kjo s’ka të bëhë me partinë.

“Ju keni shpallur pavarësinë 11 vjet më parë. Dhe duhet të filloni te mendoni si shtet i pavarur. Dhe nuk duhet të pyesni të huajt se cilët politikanë i duan që ju t’i keni në qeveri. Kjo duhet të jetë për votuesit e Kosovës. Njerëzit me pyesin se kush është politikani im i preferuar. Dhe zakonisht deri sot kam refuzuar të përgjigjem, por do e them tani.

Saranda Bogujevci, dhe nuk ka të bëjë me partinë e saj. Por unë nuk kam takuar grua më me dinjitet, ose grua me inspiruese në jetën time. Në të gjitha ato që ajo ka kaluar, masakra, rikuperimi, dëshmia në gjykatë Serbe, dhe kthimi në Kosovë. Dhe pas gjithë kësaj të dalë pa urrejtje, dhe zemërim. Por me dëshire për të punuar për të mirën e të gjithëve.

Për drejtësi, por jo për hakmarrje. Për një vizion për Kosovën që përshtatet me vizionin e saj. Ju keni disa politikanë të mirë. Por qytetarët duhet të dërgojnë mesazh politikaneve se ata do t’i dënojnë ata dhe partitë e tyre nëse ajo parti pranon korrupsionin.

Nuk është e mjaftueshme të thuhet se ky është një person i mirë në parti, dhe do të votoj për ta, edhe me qenë se pjesa tjetër janë kriminel. Nëse ju votoni për parti me lidhje kriminale, në efekt ju bënë juve përkrahës të mafias”, është përgjigja e O’Connellit.

Continue Reading

Kosovë

Kroacia dërgon sërish ushtarë në Kosovë, presidenti Milanoviq flet edhe për njohjen nga Serbia

Published

on

Kroacia do të nis për në Kosovë një grup prej 37 ushtarësh, të cilët do të shpërbejnë në kuadër të trupave të KFOR’it.

Presidenti kroat, Zoran Milanoviq, i cili mori pjesë në ceremoninë lamtumirëse , përsëriti se Kosova është shtet i njohur ndërkombëtarisht, dhe të tillë e njeh edhe shteti i tij.

“Kosova është shtet i njohur ndërkombëtarisht. Serbia nuk e pranon këtë dhe siç janë gjërat nuk do e pranojë. Por ne nuk ndërhyjmë në politikë më shumë se ajo çfarë bëmë shumë vjet më parë kur e njohëm Kosovë”, tha Milanoviq.

Ai tha se veprimi i shtetit të tij nuk erdhi “për të dëmtuar Serbinë” pasi nuk ndjekin politikë të tillë, por siç tha “për të shpërblyer Kosovën”.

Përveç presidenti Milanoviq, në përcjelljen e kontingjentit kroat për Kosovë në kuadër të KFOR’it, morën pjesë edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Kroacisë, admirali Robert Hranj si dhe komandanti i ushtrisë kroate, gjeneral kolonel Boris Seriq.

Misioni paqeruajtës i NATO’s, KFOR, ka 3,746 trupa në Kosovë, që vijnë nga 28 vende të botës.

Continue Reading

Kosovë

Motra e Ukshin Hotit për zhdukjen e tij: Fajtori dihet

Published

on

16 maji i vitit 1999, shënohet dita kur është zhdukur profesori, politologu dhe luftëtari i paepur i çështjes kombëtare, Ukshin Hoti.

Motra e profesorit dhe luftëtarit të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti, ka thënë se është e zhgënjyer me punën e deritanishme të institucioneve kosovare dhe ndërkombëtare mbi çështjen e zhdukjes së Ukshin Hotit.

Me rastin e 23 vjetorit të zhdukjes së profesorit dhe luftëtarit të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti, pjesë e emisionit të RTV Dukagjini, “Five”, ka qenë edhe motra e tij, Myrvete Hoti-Kosumi. Ajo ka thënë se çështja e Ukshin Hotit është një çështje e cila e mundon çdo ditë e jo vetëm në përvjetoret e tij.

“Çështja e Ukshin Hotit më mundon edhe ditët pa përvjetor, edhe vet fakti që nuk mund të kuptojë asnjë informatë edhe pse dihet fajtori”, ka thënë Myrvete Hoti gjersa tregon rrethanat e pretenduara të zhdukjes së tij.

Sipas Hoti-Kosumit, çështja e Ukshin Hotit ka qenë e kombëtarizuar dhe si e tillë e njohur edhe për palën serbe dhe atë ndërkombëtare. Megjithatë, ajo ka theksuar faktin se shqipëtarët nuk kanë bërë asnjë protestë apo kërkesë këto 23 vitet e fundit.

E bindur se përgjegjësi për zhdukjen e të vëllaut dihet, ajo ka thënë se “kam kërkuar të zbulohet çështja e tij por, deri tani kam hasur në vesh të shurdhër”.

Për herë të fundit, Ukshin Hoti ishte dënuar me 5 vite burg në burgun e Dubravës ndërsa, në përfundim të këtij dënimi, ai ishte marrë peng nga rojet e burgut dhe që atëherë nuk është parë më./Portali D/

Continue Reading

Kosovë

Rreshteri rrah zyrtaren policore në Pejë, IPK del me detaje

Published

on

By

Rreshteri rrah zyrtaren policore në Pejë, IPK del me detaje

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës njoftojnë se një zyrtar policor ka kryer veprën penale të kanosjes dhe të lëndimit të rëndë trupor.

Sipas IPK-së besohet se zyrtari policor me gradën rreshter jashtë detyrës zyrtare është përfshirë në dy veprat penale.

Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Prokurorin kujdestar kanë ndërmarrë disa veprime hetimore kurse viktima (zyrtare policore) është dërguar për trajtim mjekësor.

Ndaj rreshterit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë më dyshimin se ka kryer veprat e lartcekura penale dhe është suspenduar nga puna.

Ky është njoftimi i plotë:
IPK arreston një zyrtar policor të dyshuar për lëndim të rëndë trupor dhe kanosje

Prishtinë/Pejë , 16 Maj 2022

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar një zyrtar policor në Pejë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “kanosje”.

Informacionet e para hetuesit e IPK-së lidhur me këtë rast i kishin pranuar nga Policia e Kosovës në Pejë se një zyrtar policor (me gradën e rreshterit) jashtë detyrës zyrtare është i përfshirë si i dyshuar në një rast të lëndimit të rëndë trupor.

Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Prokurorin kujdestar kanë ndërmarrë disa veprime hetimore kurse viktima (zyrtare policore) është dërguar për trajtim mjekësor.

Pas këtyre veprimeve hetimore, zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “kanosje”.

Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.

Continue Reading

Aktuale